Author: Hamdi Kumanova

Pas kërkesës së prokurorit të çështjes, Gjykata Penale e Shkupit caktoi masën e paraburgimit prej 30 ditësh për të dyshuarin e parë për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezhovski nga Velesi, Ljupço Palevski me nofkën Palço, i cili është në arrati. Masa do të zbatohet pasi të arrestohet dhe t’i hiqet liria.

Lexo më Shumë

Çmimet me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nga mesnata janë ulur për 1 denarë për litër, ndërsa për 0,50 denarë për litër EURODIESEL (D-E V) dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri, njoftoi Komisioni Rregullativ për Energji në Maqedoninë e Veriut. Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 ështl 78,50 denarë, EUROSUPER BS-98 për 80,50 denarë, EURODIZEL (D-E V) për 76,00 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për (EL-1) 75,00 denarë për litër. Çmimi me pakicë i karburantit M-1 NS është në rënie. Karburanti M-1 NS më lirë për 0,431 denarë dhe kilogrami do të kushtojë…

Lexo më Shumë

Doganierët e Qafë Thanës parandaluan tentativën për të kontrabanduar 50 tonë naftë të deklaruar si naftë bazë, e cila transportohej me dy automjete mallra-cisterna. Ndaj autorëve është ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Publike. Konkretisht, në hyrje të vendit në pikën kufitare të Qafë Thanës kanë mbërritur dy automjete mallrash me cisterna të regjistruara për transit. Dërguesi i mallit është kompani nga Shqipëria, ndërsa marrësi është kompani nga Republika e Maqedonisë së Veriut. Për shkak të dyshimeve për dokumentacionin e paraqitur dhe llojin e mallit të deklaruar, mjetet motorike mallra janë ndaluar për kontroll të mëtejshëm. Në të njëjtën kohë u…

Lexo më Shumë

Lidhja Europiane për Ndryshim përmes një komunikate thekson se më 9 maj nuk do të kremtohet vetëm Dita e Evropës dhe fitorja kundër fashizmit, por edhe fitorja siç shprehen nga LEN, kundër këtij regjimi të korruptuar antieuropian dhe antiqytetar, “Ndonëse pa praninë tonë u dakordua edhe data e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Megjithëse kërkesa jonë ishte që ato të mbahen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 28 prill, qenka vendosur që ato të mbahen në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 8 maj 2024. Në të vërtetë, kjo datë edhe nuk përbën problem të madh për ne,…

Lexo më Shumë

Franca e ka rritur nivelin e rrezikut për gripin e shpezëve nga “i moderuar” në “të lartë”, pas identifikimit të rasteve të reja të sëmundjes, ka thënë Ministria e Bujqësisë të martën, duke detyruar fermat që t’i mbajnë zogjtë në ambiente të brendshme, për ta parandaluar infektimin. Influenza Avian, e njohur shpesh si gripi i shpezëve, ka rezultuar me asgjësimin e qindra miliona zogjve në gjithë botën, vjetëve të fundit. Ajo zakonisht përhapet në vjeshtë dhe dimër dhe është identifikuar në shumë shtete evropiane në javët e fundit, përfshirë Gjermaninë, Holandën dhe Belgjikën. Franca ka thënë javën e kaluar se…

Lexo më Shumë

Me pakon e re të masave kundër krizës, e krijuar nga Qeveria e LSDM-së, ndahen 36 milionë euro për mbështetje financiare për 187.000 pensionistë me pensione më të ulëta. Nga LSDM thuhet se pensionistët me pensione më të ulëta deri në 14.000 denarë do të marrin 15.000 denarë në llogaritë e tyre në 5 muajt e ardhshëm, 3.000 për çdo muaj. “Ata që kanë pensione deri në 14.001 deri në 16.000 denarë do të marrin nga 2.000 denarë, ndërsa ata me pensione nga 16.001 deri në 19.000 denarë do të marrin nga 1.500 denarë Pagesa fillon në dhjetor, për të…

Lexo më Shumë

Policia e Kosovës është duke vazhduar konfiskimin e parave false të cilat janë duke qarkulluar në treg. Në 24-orët e fundit policia ka konfiskuar para false në Lipjan dhe Vushtrri. “Sheshi Adem Jashari, Lipjan 04.12.2023-14:40. Ankuesja femër kosovare, zyrtare e bankës, ka raportuar se një klient ka deponuar në bankë 181 monedha të metalta nga dy (2) €, që dyshohet të jenë të falsifikuara. Njësiti i hetimeve në vendin e ngjarjes ka sekuestruar monedhat e dyshuara”, njofton policia. Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Vushtrri. “Rr. Ismail Qemali, Vushtrri 01.12.2023-16:30. Me datë 04.12.2023 ankuesja femër kosovare zyrtare e bankës, ka…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrolle të shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka regjistruar 175 shkelje të rregullave të trafikut, dhe atë: 8 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 3 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 6 për kalim në semafor të kuq, 17 për mosvënien e rripit të sigurisë… Nga MPB bëjnë të ditur se kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë thirrje për respektim të rregullave në komunikacion. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Zënkat mes anëtarëve të familjes janë të shpeshta, por ka raste kur ato eskalojnë në dhunë psikike e fizike ndaj njëri-tjetri. Nuk janë të rralla as rastet kur i dyshuar kryesor për dhunë në familje, është kryefamiljari. Një rast i tillë ka ndodhur dje në një familje në Pejë, ku një person është futur në sherr me babanë e tij, pas një konflikti verbal që kanë pasur mes vete. Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se zënka mes tyre ka nisur pasi babai dyshohet se ishte kthyer në gjendje të dehur në shtëpi dhe ka ushtruar dhunë ndaj tij…

Lexo më Shumë

Aktori i mirënjohur i teatrit dhe kinemasë shqiptare, Mirush Kabashi ka ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga familjarë të tij. Ata shkruan në rrjetet sociale se Kabashi u shua pas mesnate, në orët e para të datës 5 Dhjetor. “Të nderuar miq, kolegë dhe dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se Mirush Kabashi ndërroi jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim”, njoftuan ata. Mirush Kabashi lindi më 17 Prill 1948 në Shkodër, por u rrit në Durrës. Origjina e tij është nga Gjakova.…

Lexo më Shumë

Propozimi i Buxhetit për vitin 2024 siguron kushte për rritje të qëndrueshme ekonomike, vazhdim të konsolidimit fiskal dhe përforcim të qëndrueshmërisë fiskale, përkrahje të standardit të qytetarëve dhe kategorive të rrezikuara të qytetarëve dhe ekonomisë, si dhe intensifikimin e konvergjencës së vendit drejt BE-së. Këtë e theksoi ministri i Financave, Fatmir Besimi, në ekspozen e Propozimit të Buxhetit për vitin 2024 në Komisionin Parlamentar Amë për Financim dhe Buxhet, ku nga sot është në rend dite në Kuvend. Duke prezantuar Propozimbuxhetin, në emër të Qeverisë, ministri theksoi se politikat që janë pjesë e buxhetit për vitin 2024 janë reagim ndaj…

Lexo më Shumë

Sipas burimeve nga mediat e huaja, ai ka ndërruar jetë pasi nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra nga një aksident automobilistik të ndodhur më 2 dhjetor, në autostradën A20 në zonën e Acquedolcit. Poliklinika e Mesinës, ku 43-vjeçari iu nënshtrua një operacioni kirurgjikal, tha se ai ndërroi jetë pasi iu pre këmba, për shkak të plagëve të parikuperueshme që ishte marrë në gjymtyrët e poshtëm.Punëtori shqiptar, 43 vjeç, ishte pasagjer në një furgon, që po drejtohej nga një sipërmarrës nga zona e Nebroidit dhe teksa po ktheheshin në shtëpi, furgoni është përplasur me një kamionçinë në buzë…

Lexo më Shumë