Është arrestuar një person për veprën penale sulm seksual në Rahovec. Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 21 nëntor 2023. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. “Rahovec 21.11.2023-15:00. Lidhur me rastin, me datën 05.12.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Author: Hamdi Kumanova
Pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese sërisht do të protestojnë para objektit të Qeverisë së Kosovës, pasi nuk kanë arritur marrëveshje me kryeministrin Albin Kurti. Heronjtë e Banjskës, të cilët u përballën në mënyrë të suksesshme me grupin e armatosur të Milan Radojiçiqit, tashmë kanë dorëzuar kërkesën për protestë. Përmes kërkesës së dorëzuar, NjSI-ja ka zgjedhur datën nëntë dhjetor për të protestuar. Pra të shtunën e kësaj jave, NjSI-ja do të protestojë sërish në kërkim të realizimit të kërkesave të tyre. Lajmin e ka konfirmuar Izmir Zeqiri, kryetar i Sindikatës së Policisë së Kosovës. Në një prononcim për median, Zeqiri tregoi…
Gjatë ditës së djeshme, një grua në Gjakovë është sulmuar fizikisht nga një anëtar i familjes. Sipas të dhënave, pas raportimit në polici i njejti është arrestuar derisa gruaja ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorisë, i dyshuari për sulm është dërguar në mbajtje. Njoftimi zyrtar: Gjakovë: Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit, dërgohet në mbajtje.
Është interesant karriera e trajnerit kroat Zlatko Daliç, aktualisht selektor i kombëtares së Kroacisë. Daliç është trajner i madh botëror, i cili me Kroacinë ka fituar medaljen e argjendtë në vitin 2018 dhe të bronztën në vitin 2022 në Kampionatin Botëror. Çfarë shkruan mes të tjera sot media kroate “Veçernj List”? “Zlatko Daliç u largua nga Dinamo e Tiranës në shkurt të vitit 2009. ‘Arbitrarisht, sepse shefi i klubit kërkoi prej tij lëvizje që nuk kanë të bëjnë fare me sportin’, thuhet në një pjesë të karrierës së Daliçit si trajner”, shkruan media kroate. Duhet theksuar se Daliç u shkarkua…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky anuloi papritur sot fjalimin e planifikuar në Kongresin amerikan për shkak të një rasti që i doli në “minutën e fundit”, tha udhëheqësi demokrat i Senatit, Chuck Schumer. “Zelensky nuk mund të paraqitet në takimin tonë të orës 15:00, diçka ndodhi në minutën e fundit”, tha ai para gazetarëve. Presidenti ukrainas duhej të fliste praktikisht para Kongresit me shpresën se do të ndikonte tek ligjvënësit për të miratuar një paketë të re ndihme për vendin e tij. Uashingtoni ofron ndihmën më të madhe ushtarake për Kievin dhe ka dhënë dhjetëra miliarda dollarë që nga fillimi i…
Si mund të bashkëpunojnë BE-ja dhe Kina nëse e përcaktojnë veten njëkohësisht si rivalë? Një rrugë me shumë sfida në prag të samitit BE-Kinë. Situata e tensionuar përpara samitit BE-Kinë më 7 dhjetor në Pekin mund të ilustrohet duke përdorur shembullin e mobilitetit elektronik: Çfarë ishin frigoriferët, tharëset e flokëve dhe lavatriçet nga Kina 20 vjet më parë, tani janë makinat elektrike. Sot ato qarkullojnë në të gjitha kontinentet. Për dekada, industria e automobilave dominohej nga prodhuesit evropianë, japonezë dhe amerikanë. Sot, Kina pëlqen të theksojë se ajo është prodhuesi më i madh i makinave elektrike në botë dhe se…
Gazetari Spartak Koka thotë se Shaban Murseli, babai i Naim Murselit që akuzohet si organizator i vrasjes së gruas së tij Liridona Ademaj, nuk po tregon të vërtetën për djalin e tij. I ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, gazetari Koka theksoi që deklaratat që jep në media Shaban Murseli nuk duhet të merren në konsideratë. Sipas gazetarit, babai i Naim Murselit nuk po i tregon anët e errëta të të birit. “Shaban Murseli, babai i Naim Murselit, me gjithë respektin për fisin Murseli, nuk duhet marrë në konsideratë dëshmitë e tij. Sepse ditën kur u varros Liridona, ishte…
Ushtria e Kinës tha të mërkurën se dërgoi avionë luftarakë për ta vëzhguar dhe paralajmëruar një avion patrullues të marinës amerikane, i cili fluturoi mbi Ngushticën e ndjeshme të Tajvanit, pak javë para zgjedhjeve në Tajvan. Kina pretendon se ka sovranitet mbi Tajvanin demokratik, dhe thotë se ka juridiksion mbi ngushticën e tij, po ashtu. Tajvani dhe Shtetet e Bashkuara e kundërshtojnë këtë dhe thonë se Ngushtica e Tajvanit është rrugë ujore ndërkombëtare. Marina amerikane tha se avioni i saj P-8A, i cili përdoret edhe për misione ant-nëndetëse, fluturoi mbi ngushticën në hapësirën ajrore ndërkombëtare. “Kalimi i avionit nëpër…
Për vrasjen makabre të Liridona Ademajt në Kosovë, ngjarje për të cilën akuzohet bashkëshorti si organizator, kanë qarkulluar disa teori në media, por zyrtarisht nuk ka asnjë pistë nga Prokuroria e Prishtinës. Avokati nga Kosova, Skënder Musa, i ftuar në studion e emisionit Opinion në Tv Klan, thotë se dy motivet që qarkullojnë, ai i një marrëdhënie homoseksuale dhe i siguracionit të jetës në Suedi, nuk qëndrojnë. Sipas tij, autori i dyshuar Naim Murseli mund ta ketë porositur krimin për të fshehur një tjetër krim të rëndë. Avokati dyshon që Murseli mund të jetë i përfshirë në një ngjarje kriminale…
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre. Ndihmën e Policisë e ka kërkuar dje edhe një burrë në Viti, i cili ka raportuar se bashkëshortja e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk di gjë për fatin e saj. Media mëson se 33-vjeçari ka deklaruar se bashkëshortja ka dalë nga shtëpia të hënën dhe sipas tij, dyshohet se një veturë e ka pritur në…
Aleksandar G., babai i adoleshentes së vrarë Vanja, ndodhet në paraburgim, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në rrëmbimin e vajzës së tij, që rezultoi në vrasjen e saj. Babai i Vanyas, siç dyshohet, ka dashur t’i zhvasë para nënës së saj dhe janë marrëdhëniet familjare ato që zbulojnë motivin e lëvizjeve monstruoze të Aleksandrit. Prokurori maqedonas Gavril Bubevski deklaroi se ka informacione se nëna e të vrarës Vanja G. së fundi e ka shitur banesën, që ka qenë edhe motivi i rrëmbimit të vajzës. Ai ka thënë se babai i vajzës ka qenë në kontakt me të dyshuarin kryesor…
Një aleat i ish Presidentit Donald Trump, i cili ka punuar në Departamentin e Drejtësisë gjatë mandatit të ish presidentit, tha të martën se nëse zoti Trump zgjidhet përsëri, administrata e tij do të hakmerret kundër individëve në media përmes padive kriminale ose civile. Kash Patel, i cili ka shërbyer edhe si shef i stafit në Departamentin e Mbrojtjes dhe kishte një detyrë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, foli në podkastin e zotit Steve Bannon. Duke folur lidhur me një fitore të mundshme nga zoti Trump ai u shpreh se, “Ne do t’i zbulojmë konspiratorët, jo vetëm në qeveri por…

