Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Prokurorisë Publike, ka nisur hetime për disa klube të futbollit që janë përfshirë në trukime të ndeshjeve. MPB-ja dhe Prokuroria Publike kanë kërkuar nga administrata e Federatës së futbollit të Maqedonisë që të sigurojë dokumentacion dhe informacion për klubet, ndeshjet dhe zyrtarë të caktuar. Të njejtën e konfirmuan edhe nga “Shtëpia e Futbollit” të cilët theksuan se i kanë dorëzuar dokumentet e kërkuara nga policia dhe janë në bashkëpunim me organet shtetërore për të ruajtur integritetin dhe lojën e futbollit. Veprimi i Ministrisë së Brendshme bazohet në informacionet…
Author: Hamdi Kumanova
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska ka bërë thirrje për përmirësimin dhe mbrojtjen e sistemeve të informacionit në vend, duke theksuar se këto janë objektiva të rëndësishëm dhe legjitim për të gjithë. Ajo shtoi se si një vend anëtar i Aleancës, sipas definicionit për ata që nuk janë miq të Aleancës, sisteme të tilla bëhen, sipas tyre, një objektiv ose objektiv legjitim për të kryer sulme. “Shtetet kanë absolutisht detyrimin, në radhë të parë për mbrojtjen e interesave të tyre, të interesave jetike të shtetit, të marrin masa për të ndërtuar rezistencë ndaj sistemeve të tilla dhe natyrisht të marrin pjesë…
MPB njoton se me datë 29.03.2024, në ora 13:40 në vendkalimin kufitar Tabanovc, zyrtarët policorë kanë ndaluar P.Sh.(31) nga Republika e Ukrainës, i cili drejtonte një kamion Mercedes dhe një gjysmërimorkio me marka kombëtare ukrainase, pasi gjatë kontrollit kufitar ka paraqitur patentë shoferi të falsifikuar . I njëjti i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga SPB Kumanovë për procedurë të mëtutjeshme.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit. Ai ka thënë për gazetën serbe “Blic“, se “mendon se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të ndodhë”, duke thënë se ky asociacion është shumë i arsyeshëm dhe një zgjidhje për të gjithë, përcjell Reporteri.net. Tutje ambasadori Hill ka shtuar se procesi negociator është i vështirë. “Mendoj se do të ndodhë, se Asociacioni i Komunave (me Shumicë, v.j.) Serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. AKS-ja do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe…
Autoritet greke ka vënë në pranga një shqiptar. Mësohet se shqiptari në 8 shkurt ka hapur zjarr ndaj efektivë të skuadrës “DIAS” të policisë greke. Ngjarja u regjistrua në rrugën Paiania-Makropoulo, ku policia tentoi të ndalonte një automjet por drejtuesi nuk i’u bind urdhrit duke hapur zjarr. Policia u kundërpërgjigj me të shtëna por nga përplasja nuk pati dëme në njerëz. Ngjarja lidhet me tentativën e vjedhjes së kompanisë “ALYKON” në të njëjtën ditë, kompani e cila ishte tentuar të vidhej edhe në 13 janar. Pas ngjarjes së 8 shkurtit, pranë kompanisë polica gjeti automjetin e shqiptar S. Sinaj dhe…
Para europiane janë keqpërdorur dhe kjo është fakt, por kush do të mbajë përgjegjësi dhe nëse do të mbajë përgjegjësi nuk dihet. Manovra janë bërë me 22 grante, ka treguar hetimi i OLAF, trupi europian hetimor për hetimin e keqpërdorimeve. Ambasadori i BE-së në Shkup, Dejvid Geer, pa koment. Thotë se nuk mund të komentojë hetime të OLAF-it, por mund të tregojë se sa para përmes ERASMUS PLUS për Maqedoninë do të ketë edhe në të ardhmen. “Presim nga ana e Agjencisë nacionale për Erasmus+ këtu në Republikën e Maqedonisë së Veriut të vazhdojë të dorëzojë dhe të plotësojë të…
Një 19-vjeçar që lëvizte i armatosur dhe i shpallur në kërkim ka tentuar t’i largohet Policisë së Kurbinit, por arrati që mori fund shpejt. Të riut të identifikuar si Paulin Noka, banues në Mamurras, në momentin e arrestimit në makinë iu gjet një armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe municion luftarak. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Lokalizimi”, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit, municioni luftarak, automjeti me të cilin lëvizte 19-vjeçari dhe një celular. Nga verifikimet rezultoi se Paulin Noka ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata, në vitin 2023, i ka caktuar…
Suedia u bë anëtari më i ri i NATO-s në fillim të këtij muaji, duke iu bashkuar 31 vendeve në aleancën e sigurisë, duke përfshirë SHBA-në. Në fakt, 49 nga 50 Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sepse sipas një anomalie gjeografike dhe historike, Hawaii nuk mbulohet teknikisht nga pakti i aleancës më të fuqishme ushtarake në botë, raporton cnn. Nëse një fuqi e huaj do të sulmonte Hawaiin – le të themi bazën e marinës amerikane në Pearl Harbor ose selinë e Komandës Indo-Paqësorit në veriperëndim të Honolulu-s – anëtarët e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut nuk do…
Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock tha se pret përshkallëzim të mëtejshëm të luftës në Ukrainë, duke vlerësuar se presidenti rus Vladimir Putin nuk dëshiron të negociojë. “Ai po e bën më se të qartë se është përtej mundësive të argumenteve racionale dhe vlerave të njerëzimit”. Dhe ai sigurisht që nuk dëshiron të negociojë”, tha Baerbock. Ministrja gjermane tha se do të kishte pasoja të paimagjinueshme nëse Ukraina do të mposhtej në luftë.
Për të ndalur hovin e importit të veturave të vjetra, autoritetet maqedonase vitin e kaluar paralajmëruan rritjen e taksave për regjistrimin e këtyre automjeteve, si dhe taksë më të lartë për automjetet që ndotin më shumë mjedisin, megjithatë ndryshimet ligjore nuk e kanë dritën. Të dhënat e Drejtorisë së Doganave bëjnë të ditur se gjatë pesë vjetëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë importuar 177 mijë automjete të përdorura dhe vetëm 28 mijë automjeteve të reja. Vjetërsia e veturave që qarkullojnë në rrugët e Maqedonisë së Veriut është rreth 20 vjet, shkruan Radio Evropa e Lirë. Në bazë të…
“Para së gjithash do të kem fushatë pozitive. Unë nuk bëj fushatë të zezë”. Është zotuar kështu kandidati shqiptar për president Bujar Osmani, në intervistën e dhënë për “TV News”. “Unë shoh opozitën që të vetmen mënyrë për të fituar mbështetjen e popullit e kanë, është një shprehje thotë: pështyjë kundërshtarin, se diçka do të ngjitet. Nuk funksionon ajo. Askush në botë, në asnjë garë politike, nuk ka fituar vetëm duke qenë kundër dikujt. Nëse ju nuk tregoni, kush jeni dhe çka keni bërë në jetën tuaj? Pse duhet të ju besojnë? Çka do bëni ju? Njerëzit nuk munden fatin…
Në vitin 2023 janë regjistruar 514.375 hektarë tokë arë. Rënie është vërejtur te pemëtaria për 2,5% dhe vreshtat për 4,6%, ndërsa rritje e prodhimit është shënuar te orizi për 5,4% dhe te speci për 4,1%, njofton Enti Shtetëror i Statistikave. Një ulje e ndjeshme e prodhimit të frutave është vërejtur te molla me 51,2%, dardha me 41,2%, kumbulla me 46,1% dhe pjeshkët me 50%. Ndër kulturat e tjera, rënie më e madhe është vërejtur te luledielli me 39,5%, domatet me 23, kastravecat me 34,3 dhe misri foragjere me 31,7%.

