Author: Hamdi Kumanova

Kandidati për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza, e quan lajm të mirë avancimin e statutit të Kosovës nga vëzhguese në anëtare të asocuar. Por, Hamza thotë se duhet të rriten përpjekjet drejt strukturave të NATO-së, sic është Parneriteti për Paqe. Postimi i plotë: Është lajm i mirë që Asambleja Parlamentare e NATO-s miratoi rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Ne tani duhet t’i rrisim përpjekjet që t’i bashkohemi strukturave të aleancës veriatlantike, duke nisur nga Partneriteti për Paqe. Nga një konsumuese e sigurisë, Kosova duhet të bëhet kontribuese në paqen dhe sigurinë…

Lexo më Shumë

Blerim Sejdiu nga VLEN në Daily Click në TV21 tha se është i bindur se qeveria VMRO-DPMNE-VLEN do t’i realizojë ndryshimet kushtetuese. Sejdiu tha se kjo do të ndodhë pas formimit të qeverisë. “Ndryshimet kushtetuese do të ndodhin patjetër, do të thotë nuk ka mundësi të mos ndodhin. Ajo çështje është e kryer dhe është e marur vesh, ka dakordësi për atë pjesë”, theksoi mes tjerash Sejdiu.

Lexo më Shumë

Me rastin e rënjes heroike të Dëshmorit Arif Ibrahimi në fsh. Strim më dat 27.05.2001, ftoheni sot 27.05.2024 ora 17 për homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në fsh. Sllupçan. Arif Ibrahimi u lind në fshatin Llopat. Me fillimin e luftës ai do t’i përgjigjej zërit të atdheut dhe do të kyçej në UÇK, në Brigadën 113 “Ismet Jashari”. Më 27 Maj 2001 ra heroikisht në fushën e nderit. Arif Ibrahimi u varros në Likovë kurse, në mars të vitit 2003, u rivarros në Kompleksin e Dëshmorëve në fshatin Sllupçan.

Lexo më Shumë

Delegacioni i Odës Ekonomike të Maqedonisë – Turqisë (MATTO), këtë fundjave në Stamboll realizoi takim me ministrin e Tregtisë së Republikës së Turqisë, Omer Bollat “Jemi shumë të kënaqur që patëm mundësinë për të forcuar shtesë marrëdhëniet tregtare mes vendeve tona. Këto marrëdhënie të forta, të bazuara në relacionet historike të dy vendeve, na e bëjnë më të lehtë ndërmarrjen e hapave të rëndësishëm në fushën e tregtisë dhe investimeve. Në përputhje me qëllimin tonë për të rritur vëllimin e tregtisë tonë nga 875 milionë dollarë në 1 miliard dollarë në vitin 2023, u konfirmua zgjerimi i shtrirjes së…

Lexo më Shumë

Me marrjen në pyetje të dëshmitarit me propozim të Prokurorisë publike në Gjykatën Themelore Penale- Shkup sot vazhdoi gjykimi ndaj Zhan Mitrevit. Rasti ka të bëjë për veprën mashtrim, pra siç ka kumtuar PP, fshehje e fakteve kyçe në lidhje me hemofiltrimin, metodë për të cilën pacientët nuk kanë qenë të informuar qartë për të gjitha efektet pozitive dhe negative, me çka janë sjellë në huti dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të pasurisë. Rasti është formuar pas zërave, apo publikimit të një dokumentari në të cilin pretendohet se spitali privat “Zhan Mitrev” ka marrë nga pacientët shuma të…

Lexo më Shumë

Banorët e Kumanovës vazhdojnë të përballen me pasiguri në furnizimin me ujë të pijshëm, ndërkohë që presin rezultatet përfundimtare të analizave nga Qendra e Shëndetit Publik. Drejtori i ndërmarrjes publike “Vodovod”, Oliver Stojmanovski, informoi se rezultatet e tri analizave të njëpasnjëshme, të marra nga dhjetë lokacione të ndryshme nëpër qytet, priten të publikohen nesër deri në orën 14:00. Procesi i testimit, i cili zgjat 48 orë për çdo analizë, ka filluar pas shqetësimeve për cilësinë e ujit të pijshëm, veçanërisht pas një serie reshjesh të dendura që kanë ndodhur në rajon. Drejtoresha e Spitalit të Përgjithshëm të Kumanovës, Biljana Ivanovska,…

Lexo më Shumë

Brenda aktiviteteve të vazhdueshme të ndërmarra nga SPB-Tetovë për rend më të madh dhe siguri në trafik, dje (26 maj) në periudhën nga ora 14 deri në ora 21, është kryer kontroll i veprimit për shkeljet që kryejnë shoferët e motoçikletave. Nga SPB Tetovë thonë se gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 18 shkelje (TE-11 dhe GV-7), shumica e të cilave ishin për mos përdorim të helmetës mbrojtëse 13 (TE-8 dhe GV-5), dhe gjithashtu është konfiskuar përkohësisht 1 motor që nuk ishte regjistruar për më shumë se 6 muaj. “Kundër shoferëve janë përgatitur parashtresat e parapara me ligj, kurse gjatë…

Lexo më Shumë

Qeverisja në ikje e LSD-së dhe BDI-së po bën grabitje masive të ELEM-it dhe REK-ut të Manastirit. Qëllimi është të rrëmbejnë sa më shumë që të jetë e mundur gjatë ikje. Tenderët lëshohen në baza ditore, normalisht për kompaninë e preferuar të konsullit të Bjellorusisë!, shkruan në rrjetin social Facebook nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Aleksandar Nikoloski, transmeton lideri.mk. Nikollovski po ashtu informoi se në një aksident trafiku kur njëri nga kamionët që transportonte thëngjill është përplasur me një traktor, një person ka humbur jetën. Prandaj banorët e Novacit po organizojnë protesta për t’i dhënë fund krimit në ELEM dhe REK Manastir!,…

Lexo më Shumë

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhguese në anëtare të asocuar. Shumica e vendeve kanë votuar për, një votë ka qenë kundër dhe 14 vende tjera kanë abstenuar, në takimin e Asamblesë, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë. Një ditë më parë, delegacioni i Parlamentit të Serbisë, ka kërkuar përmes një letre që Kosovës të mos i avancohet statusi. Në njoftimin e Parlamentit serb është thënë se dhënia e një statusi i tillë do të jetë shpërblim për Prishtinën, e cila, sipas Beogradit, po bën gjithçka për…

Lexo më Shumë

Mëngjesin e sotëm në rrugën Shtip – Koçan, ka dalë nga rruga një makinë e tipit “Seat Leon”, e drejtuar nga 43-vjeçari S.M. nga Probishtip. Në këtë aksident, përveç shoferit, ka mbetur rëndë i lënduar edhe 42-vjeçari I.K nga Shtipi, i cili po kosite barin pranë rrugës në autostradë. Të dy personat janë transportuar në Spitalin klinik Shtip. Aksidenti ka ndodhur pak kilometra pranë kryqëzimit tek “Tri Çezmat”. Prokuroria është duke kryer hetim në vendin e aksidentit. Për shkak të këtij aksidenti rrugor, nga ora 07:40 qarkullimi në autostradën Shtip – Koçani është në ndërprerje. “Qarkullimi në rrugët…

Lexo më Shumë

21 vjet burgim. Ky është verdikti i dhënë nga Gjykata Themelore e Gjakovës, ndaj B.B i cili e vrau axhen e tij, vitin e kaluar. Ngjarja tragjike kishte ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, më 28 prill 2023. I pandehuri u shpall fajtor për dy vepra penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Në këtë dënim do të llogaritet edhe periudha e kaluar në paraburgim. “I pandehuri B.B., “me datë 28.04.2023, rreth orës 09:45 minuta në fshatin Kijevë, Komuna Malishevë, me dashje ka privuar nga jeta axhën e tij S.B., ashtu…

Lexo më Shumë

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim porositësin e kokainës të sekuestruar, dy ditë më parë në Portin e Durrësit. Në vijim të operacionit “Pakot”, si rezultat i hetimeve të thelluara u identifikua dhe u shpall në kërkim pritësi i lëndës narkotike shtetasi Fatbardh Cuni. Sipas uniformave blu dyshohet se ky shtetas do të priste lëndën narkotike në Angli. “Durrës/Vijon operacioni policor i koduar “Pakot”, i zhvilluar nga Policia Kufitare e portit të Durrësit, në bashkëpunim me DVP Durrës, me Departamentin e Policisë Kriminale dhe me autoritetet doganore të portit. Si rezultat i hetimeve të thelluara nga Drejtoria Vendore e…

Lexo më Shumë