Presidenti nuk është institucioni të cilit po i drejtohemi, presidenti nuk është institucioni që duhet të përfaqësojë dokumentacioni që është publikuar deri më tani – këtë duhet ta bëjë dikush nga prokuroria publike që merret me këtë, e që është Prokuroria e Lartë Publike në Novi Sad, tha sot Relja Jarkovaçki, student në Fakultetin Juridik në Beograd. Ai tha për TV Insajder se “dikush nga prokurorët në fjalë është dashur të dalë dhe të flasë për dokumentacionin që është publikuar”. “Presidenti si institucion, sipas kompetencave kushtetuese që i janë caktuar, nuk është i thirrur për ta bërë këtë dhe ne…
Author: Hamdi Kumanova
Administrata e presidentit amerikan Donald Trump do të ndërmarrë veprime kundër pjesëmarrjes së grave transgjinore në garat sportive shkollore, tha një burim i Shtëpisë së Bardhë për Reuters. Trump do të nënshkruajë një urdhër ekzekutiv që do t’i drejtojë agjencitë federale, duke përfshirë Departamentin e Drejtësisë dhe Departamentin e Arsimit, të interpretojnë një ligj që ndalon diskriminimin seksual në programet arsimore të financuara nga federale si ndalimin e vajzave dhe grave transgjinore të marrin pjesë në sportet e grave, tha zyrtari. Ai shtoi se Shtëpia e Bardhë do të drejtojë Departamentin e Shtetit që të shqyrtojë aplikimet për viza transgjinore…
Policia suedeze tha se ata ende po hetonin motivin e të shtënave masive më vdekjeprurëse në vend, pasi mediat lokale filluan të raportojnë detaje rreth personit të armatosur. I dyshuari, i quajtur në raportet si Rickard Andersson 35-vjeçar, u raportua se ishte një ish-nxënës i shkollës në Orebo, një qytet 157 kilometra në perëndim të Stokholmit, ku ndodhi sulmi të martën. Njëmbëdhjetë persona humbën jetën në të shtënat, përfshirë sulmuesin, dhe të paktën gjashtë të tjerë u plagosën. Sulmi ka shkaktuar tronditje në mbarë vendin, me mbretin Carl XVI Gustaf të mërkurën që tha: “E gjithë Suedia është në zi”.…
Kandidati për deputet, Haxhi Avdyli, përmes në shkrimi në Facebook, ka thënë se për dy dekada, Kosova ka përjetuar pasojat e korrupsionit dhe humbjen e mundshme të pasurisë financiare, duke u përballur gjithashtu me politikanë që kërkonin amputimin e 17% të territorit. Por, në vitin 2021, ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër ka shënuar një kthesë të madhe. Ai jo vetëm që ndaloi shpenzimet e tepruara dhe luftoi fuqishëm korrupsionin, por edhe shpëtoi pjesë të rëndësishme të Kosovës nga një rrezik i mundshëm ndarjeje. Postimi në Facebook: Për 20 vite, Kosova ka vuajtur nga virusi i korrupsionit e nga gjakderdhja…
Premtimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për t’i dhënë fund shpejt luftës së Rusisë kundër Ukrainës mori një kthesë të papritur kur i dërguari i tij tha se administrata do të donte që Kievi të mbante zgjedhje, potencialisht këtë vit dhe veçanërisht nëse arrihet një armëpushim. Deklaratat e Keith Kellogg e nxorën në pah një çështje të ndjeshme dhe të pazgjidhur në politikën ukrainase, ndërsa përpjekjet e SHBA-së për të nisur bisedimet e paqes po shtohen dhe Kremlini po kërkon të diskreditojë presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke pretenduar se ai është jolegjitim. Në një intervistë për Reuters…
Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku sot do të zhvillojë aktivitetet e radhës në kuadër të fushatës zgjedhore. Tubimin qendror elektoral pritet ta mbajë në Gjilan, në orën 18:00 në Bulevardi “Ibrahim Rugova”, sheshi “Rexhep Mala e Nuhi Berisha”. Ndërsa, nga ora 20:00 do të ketë edhe një takim me banorët e fshatit Pozheran të Vitisë.
Kryeministri i RMV-së, Hristijan Mickoski në mbledhjen e parë të Bordit Drejtues të Strategjisë Nacionale Zhvillimore ky Bord siguron bashkëpunim strategjik dhe partneritet të Këshillit me komunitetin ndërkombëtar, institucionet financiare ndërkombëtare dhe donatorët. “Bashkë me anëtarët e Bordit Drejtues, përkatësisht Ministren për Financa dhe Sekretarin e Përgjithshëm, vendosëm që mbledhjen e parë ta organizojmë në përbërje të zgjeruar me praninë tuaj si partnerë dhe mbështetës tanë në rrugën e reformave drejt Bashkimit Evropian dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, të prosperuar dhe ekonomikisht të fortë të njerëzve të suksesshëm dhe të lumtur. Sigurisht, për një koordinim të tillë, Ministria për…
Komisioni për Politikë Sociale, Demografi dhe të Rinj, vazhdon të mbetet i bllokuar pasi deputetja Ilire Dauti dha dorëheqje. Nga Fronti Evropian, për momentin nuk kanë ndërmend të propozojnë emër të ri për kryetar komisioni, edhe pse kjo zyrtarisht u është kërkuar nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime. Blerim Bexheti, thotë se askush nuk mund t’i detyrojë dhe t’u tregojë se çfarë të bëjnë. “Nën diktat është vështirë që të na detyrojnë se si do të veprojmë. Z.Gashi nuk ka shpërndarë rregullore për deputetët apo të del njohës i mirë. Ai mirë është që të udhëheqë Kuvendin e jo kryetar…
Ministria e Politikës Sociale Demografisë dhe Rinisë informon se prej sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin janar 2025, transmeton Portalb.mk. Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë fondet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankingut elektronik dhe celular që nga dita e sotme 05 shkurt 2025. Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në…
Nga Drejtoria e Doganave njoftojnë se deri te Prokuroria Themelore janë parashtruar kallëzime penale ndaj 9 personave, që dyshohen për kryerje të veprave penale me automjete të përdorura, ku sipas Doganës, buxheti i shtetit është dëmtuar për gjithsej 635.827 denarë, përcjell TV21. Në një rast është përfshirë një doganier, ndërsa për të njëjtin është lëshuar vendimi për largim nga puna. Doganat njoftojnë se këto raste vijojnë pas rasteve paraprake në lidhje me keqpërdorime gjatë importit. “Inspektorët edhe në një rast tjetër kanë konstatuar shkeljen të rëndë të rregulloreve ligjore, në të cilën shoferi, importuesi dhe doganieri dyshohet se kanë futur…
Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thotë se ka filluar procedura për shpalljen e thirrjes së dytë publike për financimin e projekteve kapitale në komunat në vend, me një fond prej 15 miliardë denarësh. Nga VLEN thonë se ky investim synon të përmirësojë cilësinë e jetës së qytetarëve përmes ndërtimit të shkollave, kopshteve, parqeve, si dhe përmirësimit të infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimeve. “Ky hap është dëshmi e përkushtimit të Qeverisë VLEN për zhvillimin e barabartë dhe për adresimin e nevojave jetike të komunave, duke zgjidhur sfida që qytetarët i kanë përballuar për dekada. Kjo është mbështetja më e…
Niset treni i parë nga Shkupi për në Kumanovë. Do të udhëtohet për 41 minuta, ndërsa treni do të funksionojë dy herë në ditë. Në disa pjesë të caktuara të ditës, treni do të udhëtojë edhe për Beljakovcë, ndërsa kur do të përfundojë hekurudha, edhe deri në Kriva Pallankë. “Treni i parë nga Shkupi për Kumanovë do të niset në orën 16:30. Treni do të funksionojë dy herë në ditë, në mëngjes në orën 6:30 nis nga Kumanova, ndërsa në orën 16:30 do të kthehet mbrapa, dhe anasjelltas. Do të ketë katër trena në ditë që do të funksionojnë për…

