Kudo në shtete demokratike vet liderët e partive politike, zakonisht, i prijnë debatit në parlament. Vetëm disa “liderë” të partive politike shqiptare në Maqedoni, kudo dhe në çdo rast pa ndërprerë trumbetojnë, duke shitur patriotizëm dhe angazhim për integrime euroatlantike, dhe, si deputet në Kuvend, afër 20 vjet pa ndërprerë marrin rrogë, asnjëherë nuk e kanë marrë fjalën. Ali Ahmeti, brenda 16 viteve, sa, pa ndërprerë ka qenë në Kuvendin e Maqedonisë vetëm një herë e ka kërkuar dhe e ka marr fjalën, me ç’rast vetëm ka bërë replikë me një person i cili jo vetëm nuk ka qenë i…
Author: IM
Kjo është Njomza Selmani, tashmë maturante e shkollës së mesme private “ NOVA International Schools”, e cila ka aplikuar dhe ka marrë përgjigje pozitive, për bursë të plotë, nga 12 universitete të ndryshme, katër në Angli, një në Holandë, në Gjermani, në Hungari, në SHBA dhe në Emiratet e Bashkuara, të gjithë të kategorizuar si ndër më të mirët në botë. Suksesit të Njomzës i gëzohet edhe shkolla “ NOVA International Schools”, e cila, sipas Njomzës, i kushton një rëndësi të jashtëzakonshme përgatitjes së një brezi dinjitoz dhe të suksseshëm të së ardhmes, duke i këshilluar dhe ndihmuar nxënësit cilën…
Për aktgjykimin e shqiptuar më 5 prill, afati përfundimtar kur Gjykata e Kumanovës duhet t’ua japë vendimin gjyqësor avokatëve dhe familjarëve skadon më 6 qershor. Avokati mbrojtës, Asmir Alispahiq, për TVM2 konfirmon se një gjë të tillë deri më tani gjykata nuk e ka bërë. Avokatët e familjes Aliu janë të mendimit se Gjykata e Kumanovës e sterzgjat procedurën, sepse e ka shumë të vështirë të arsyetojë vendimin e shpallur më herët për këtë rast, andaj dhe janë këto vonesa. “Deri në këto momente as unë si avokat i familjes Aliu e as pjesëtarët e familjes së vogëlushit nuk e…
Në konferencën dyditore të organizuar nga HDP (Haus Demokrasi Partnership) në bashkëpunim me NDI, USAID dhe IRI ka folur edhe ambasadori amerikan, Xhes Bejli. “Parlamentarët luajnë rol kyç në vënien e strukturave dhe normave që detyrojnë institucionet dhe funksionarët të jenë të hapur, inkluziv dhe llogaridhënës”, ka thënë ambasadori Bejli, duke shtuar se ligjvënësit duhet të jenë model për një udhëheqësi të tillë dhe promovim të debatit të hapur. https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2189347081106132/
Vazhdoi shpërndarja e 100 pakove ushqimore në Tetovë dhe Gostivar për familjet nevojtare nga organizata humanitare, “Merhamet” në bashkëpunim me vullnetarët e organizatës “WEFA” nga Gjermania. Në fokus ishin familjet me status të rëndë social, jetimët si dhe personat me aftësi të kufizuara. Pas aktivitetit fisnik, përfaqësuesit e organizatave u ndjenë të kënaqur nga gëzimi që panë në fytyrat e atyre që vizituan, dhe u treguan se në këto ditë që ata kanë nevojë nuk duhet të ndjehen vetëm. SEVIM IDRIZI,PËRFAQËSUESE NGA MERHAMET ”Shoqata humanitare Merhamet vazhdon akoma me aktivitetet në muajin e shenjtë të ramazanit dhe sot në bashkëpunim…
Muxhahid ISMAILI, Shkup Beteja e re në Turqinë e para-zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të 24 qershorit është kjo: a do të vazhdojë Turqia të jetë e “tëhuajësuar” apo, pas një fitoreje eventuale të bllokut islamisto-nacionalist në zgjedhjet e qershorit, me vullnet të plotë dhe me dëshirën e saj, do të kalojë në dekadat e vetëdijesimit të saj? Bota (post)moderne po përjeton ndryshime rrënjësore.Ky fakt është një nga dëshmitë e pamohueshme se shumë shtete moderne, me ose pa vetëdijen e tyre, po bëhen aktorë të botës imperialiste-teknologjike. Sot shtetet e quajtura “të forta”ose, thënë ndryshe, fuqitë botërore nënvetëdijen e rezistencës nga…
Nuk është e kotë thënia e urtë, pavarësisht vendit dhe kombit ku thuhet ajo: “Mos bëni diçka të mbrapshtë, se ju kthehet!” Për ata të cilët besojnë, versioni i kësaj thënieje është: “Mos e bëj, se ka Zot!” I gjithë zullumi na ka ardhur dhe është duke na ardhur nga hipokrizia dhe jobesimtarët. Kjo nuk do të thotë se nuk ka jobesimtarë të mirë, por jobesim të mirë nuk ka pasur dhe nuk ka! Këto ditë jemi dëshmitarë të gjërave që “mbështeten” mbi urtësinë e lartpërmendur, respektivisht të asaj që ndodh me emrin e Maqedonisë, e që është diçka e…
(Fjalë e mbajtur në promovimin e librit tim “Ankth”, në festivalin Ditënetët e Librit. 19 Maj 2018, Tiranë) Quhem Xhevdet Pozhari, linda me 18 maj, të vitit 1981 në Gjakovë. Lindja ime koinçidoi me përvjetorin e vdekjes së Titos, ish liderit të sistemit komunist në ish Jugosllavi. Gjatë rritës sime, do të copëzoheshin të gjitha republikat në kërkim të mëvetësisë. Hallka e fundit e zinxhirit do të ishte Kosova, e më e dhimbshmja, Bosnja. Sot, saktësisht 37 vite e një ditë pas lindjes time u ftova në Tiranë për të folur rreth librit tim me tregime, “Ankth”. Ditën e parë…
https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2170672056306968/ Në prag të fillimit të muajt të Ramazanit, edhe besimtarët muslimanë në Shqipëri prej disa ditësh kanë filluar përgatitjet për të pritur muajin e shenjtë, ku përfshihet edhe blerja e produkteve. Në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, ashtu si çdo vit, tregtarët kanë marrë masat për të siguruar produktet e ndryshme që kërkohen nga qytetarët shqiptarë në prag dhe gjatë muajit të Ramazanit, duke filluar nga ato ushqimore. Në ditët e fundit, tregjet në Tiranë janë më të frekuentuara, ku qytetarët blejnë produktet për përgatitjet rreth muajit të Ramazanit. Gjithashtu, edhe nëpër dyqane qytetarët bëjnë furnizimet…
Emocionimi dhe shijimi në kuadër të një sistemi metafizik, kënaqësia që arrihet në idenë e formësuar logjikisht nëpërmjet një organizimi shpirtëror të botës dhe që është e harmonizuar në vetë njeriun, gjithnjë e ka ruajtur në vete përmasën e shijes dhe ekzaltimit estetik. Ajo buron nga vendi i njëjtë prej ku buron edhe kënaqësia, e madhërishmja dhe na e bën të dukshme paqartësinë dhe kaosin e jetës. Është e domosdoshme që e vërteta dhe e bukura të jenë në lidhshmëri të nduarnduartë, pasi nëse njëra prej tyre e humb mbështetjen nga tjetra, bëhet e lëkundshme. Në qoftë se e bukura…
Ende nuk kemi njohuri për rezultatin e këtyre “hetimeve’’ ose , ndoshta, prokurorët e ‘’gabojnë adresën’’ e funksionarëve të BDI-së, siç ishte rasti me çeljen e hetimeve për kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti. Nuk është më shumë origjinal as Zoran Zaevi, kur, në të njëjtin rast ju bëri thirrje qytetarëve pa frikë nga pasojat, ta denoncojnë korrupsionin, duke garantuar se askush nuk do të përjashtohet nga përgjegjësia. Që kur Komisioni i Bashkimit Evropian (BE) çdo vjet harton projekt-raport për progresin e shteteve te Ballkanit Perëndimor, vazhdimisht është theksuar se në këto shtete një ndër problemet më të mëdha është korrupsioni…
Babai i Komandant Malishevës: Unë jam i bindur se Ali Ahmeti ka tradhtuar https://www.facebook.com/Almakos1/videos/2162680217106152/ Në mëngjesin e 9 Majit të vitit 2015 banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë u zgjuan mes krismave dhe terrorit psikologjik. Po përballeshin me një luftë të vërtetë. Vetëm se nuk e dinin se kush me kënd po lufton. Me vazhdimin e luftimeve zgjatej ankthi tek ta, dhe përderisa numëronin tik – taket e orës, plumbat me breshëri përshkonin nëpër dritare e gjithandej shtëpive. A thua kush po sulmon? Me siguri pyetnin ndër vete banorët e kësaj zone. Por, nuk ishin vetëm banorët e Lagjes…

