Author: IM

Në qendër të Kumanovës është gjetur vogëlushja Jara. Ajo është zhdukur dhe nuk mund të gjejë shtëpinë, e as prindët. Rastin e ka denoncuar te redaksia tonë një banor i Kumanovës, i cili bën të ditur se vajza është shëndosh e mirë. Ai bën apel që rasti të shpërndahet  dhe të njoftohen sa më shpejtë familjarët. Ata që e njohin vogëlushen, mund të paraqiten në numrin  071 718 178.

Lexo më Shumë

Për më shumë se tre vjet qeverisje të LSDM-së dhe BDI-së gjithçka premtuan realizuan të kundërtën. Në vend se krimi dhe korrupsioni të ulen në përqindje, ato vazhdojnë të jenë në rritje, në vend se të krijohet një sistem i mirëfilltë i sigurisë së qytetarëve, ata ende nuk i besojnë organeve shtetërore dhe në vend se të arrihet përfaqësim i drejtë dhe adekuat i qytetarëve, diskriminimi nuk ndërroi aspak kahje! Për këto arsye, Aleanca për Shqiptarët pyet publikisht ministrin OliverSpasovskipse ende nuk kemi ligj të ri për punë të brendshme dhe polici; me çfarë të drejte ligjore dhe kushtetuese bëhet…

Lexo më Shumë

Revista Fokus në mënyrë interesante e përshkruan pozitën aktuale politike të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI). kjo revistë e krahason BDI-në me femër tradhtare, që bën dashuri edhe me pushtetin edhe me opozitën maqedonase. “Integristët e Ali Ahmetit me vite të tëra kanë statusin e femrës së dëshiruar, por tradhtare, që mund t’i lejojë vetes edhe bashkëshort koalicionues edhe dashnor opozitar”, shkruan Fokus.

Lexo më Shumë

Profesori i njohur i gjeografisë, A.I. ka mbetur i vdekur pasi është hedhur nga kati i 8 i një ndërtese te kullat në Lagjen Veri (Komuna Butel) e Shkupit. Sipas MBB-së, bëhet fjalë për vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur sot në mëngjes (26.12.2019) konfirmojnë nga policia për Gazetën Lajm. Ekipet hetuese dhe policia kanë dalë në vendngjarje për të kryer hetime. I ndjeri është pensionuar para disa viteve.

Lexo më Shumë

Miliardat tani shkojnë për projektet shqiptare, e jo për projektin “Shkupi 2014”, Nuk jemi mendjemëdhenj, e as duam ta lavdërojmë veten, mirëpo fundviti është një rast kur të gjithë bëjnë bilancin e vitit që mbetet mbrapa. Këtë do ta bëjmë edhe ne, që gjatë vitit 2019 patëm rastin dhe nderin të jemi në shërbim të zhvillimit dhe afirmimit të Kulturës në Maqedoninë e Veriut. Të shkojmë me radhë. Edhe pse duhet ta pranojmë që kishin filluar disa përmirësime, megjithatë Kulturën shqiptare në Maqedoni e gjetëm në nivel të lënë pas dore, që kishte ëndërr të arrijë nhisen e 5 për…

Lexo më Shumë

Dje u votua në qeveri institucionalizimi i Teatrit shqiptar për fëmijë dhe të rinj, çështje kjo e iniciuar dhe përkahur nga Ministria e Kulturës, që udhëhqet nga Hysni Ismaili. Më poshtë ua sjellim statusin e kryetarit të Altenativa, Afrim Gashi: Kultura është themeli identitar i një populli. Teatri është një prej gurthemeleve të saj. Si kryetar i Alternativës mburrem që nisi jetësimi i ëndrrës së brezave të rinj që ta kenë adresën e re të Teatrit për Fëmijët dhe të Rinjt në Shkup, i cili do të ndërtohet për t’i plotësuar kushtet dhe nevojat e tyre sipas standardeve bashkëkohore. Rinia…

Lexo më Shumë

Mbrëmë Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka qenë i ftuar në një emision të “Alfa TV”, raporton Almakos. Sipas Taravarit anketat e vërtetat i ka edhe BDI-ja të rejtingjeve partiake të partive shqiptare, e që sipas tij BDI është në avantazh shumë të vogël para ASH-së. Po ashtu, Taravari ka thënë se Ali Ahmeti është sikurse një Amdi Bajram shqiptar, duke patur parasysh se i ndërron shpesh partnerët qeverisës maqedonas./Almakos

Lexo më Shumë

Hoxha i njohur nga Saraji nëherit kryetar i Kuvendit në BFI, Fadil efendi Ramadani, është emëruar zëvendës drejtor i KOMISIONIT PËR MARRËDHËNIE NDËRMJET BASHKËSIVE FETARE DHE GRUPEVE RELIGJIOZE. Ndryshe, Fadil Ramadani në këtë pozitë ka arritur falë autoritetit të tij dhe popullaritetit, që e ka arritur me mjaft mund në Shkup dhe me më gjerë. Emërimi i tij në këtë pozitë pritet të sjellë ndryshime pozitive në zbutjen e klimës fetare mes komuniteteve.

Lexo më Shumë

Një nga nismëtarët e idesë që Teatri shqiptar për fëmijë dhe të rinj të institucionalizohet, Besfort Idrizi, ka tregur rrugën e vështirë për të arritur deri te ky moment histori. Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të Besfort Idrizit: TEATRI SHQIPTAR PËR FËMIJË DHE TË RINJ U BË REALITET! Së bashku me aktorin e madh shqiptar, Bajrush Mjaku, dhe gjithë themeluesit bashkë me stafin e Qendrës Teatrore për Fëmijë, çdoherë e kemi pasur mision të institucionalizojmë një teatër të tillë. Sigurisht se kjo ishte një rrugë e gjatë dhe shumë e vështirë. Ndjehem i lumtur që tashmë Teatri shqiptar…

Lexo më Shumë

Qeveria sapo ka sjellë vendim vendim për themelimin e Teatrit Shqiptarë për Fëmijë dhe të Rinj- Shkup. Por, pak kush e di se kjo është një inicativë e kahereshme e Alternativës, që filloi me ish ministrin Asaf Ademi, e që tash u bë realitet me udhëhqjen e Hysni Ismailit. Në një promoncim të shkurtë, Ministri Ismaili ka thënē: “ Me iniciativën tonë si “Alternativë” dhe si Ministri e Kulturës, sot më në fund arritëm të realizojmë një qëllim madhor, me çka si qeveri sollëm vendim për themelimin e Teatrit Shqiptarë për Fëmijë dhe të Rinj- Shkup.“. Ndryshe, kjo është një…

Lexo më Shumë

Shkruan: Xhevdet Pozhari Nëse Hashim Thaçi dikur e quante Ibrahim Rugovën tradhtar, e erdhi koha që të bëhet president me votën e vajzës së tij deputete, të bëjë nderime para varrit të tij e të ndajë medalje presidenciale për veprën e tij, pse duhet të habitemi me urimin e Lëvizjes Vetëvendosje për 30 vjetorin e themelimit të LDK-së?! Gjithmonë vjen momenti i kthesave kur partitë reflektojnë për qëndrimet e tyre. Kryesisht, kjo vjen në shprehje kur më të forta janë interesat e përbashkëta, bashkëqeverisja, sesa ndasitë e së kaluarës. Njeriu nuk bën të mbetet peng i së kaluarës, por e…

Lexo më Shumë