Author: Emad

Ministria e Drejtësisë së Maqedonisë akoma nuk ka marrë përgjigje lidhur me kërkesën për ekstradimin e ish-kryeministrit të arratisur, Nikolla Gruevski nga ministria kompetente në Hungari, informoi sot ministrja e Drejtësisë, Renata Treneska Deskovska. “Megjithatë, afatet për përgjigje nuk kanë kaluar. Do të presim, nëse nuk marrim përgjigje brenda afateve, do të lëshojmë urgjencë. Këto janë procedura standarde të cilat zbatohen. Dua të përmend se deri më tani në asnjë rast Hungaria nuk ka refuzuar ekstradimin e asnjë personi. Ekstradimi i fundit ishte në shtator të këtij viti dhe nuk kemi pasur asnjë vërejtje as për udhëheqjen e procedurave gjyqësore,…

Lexo më Shumë

Iniciativa “Maqedonia Bllokon” i dënon ashpër gënjeshtrat dhe kërcënimet e LSDM-së në deklaratën e tyre të mbrëmshme ku njerëzit të cilët dolën protestuan i ka quajtur grupe margjinale dhe pjesëtarë të ngelur nga regjimi i kaluar. Nga kjo iniciativë thonë se më e keqja është se nga ana e LSDM-së përsëri u kërcënuan me padi penale kundër pjesëmarrësve në protestë për shkak të gjuhës së urrejtjes. “Kjo është një skandal në vete nga junta e pushtetit, sepse në një protestë gjithë popullore me një zë u bë thirrje për mbrojtjen e emrit të Maqedonisë, çka do të thotë se nga…

Lexo më Shumë

Nën moton “Nëntori me KumanovART” mbrëmë në Shtëpinë e Kulturës ”Trajko Prokopiev” në Kumanovë u mbajt ekspozita dhe koncerti me muzikë klasike për nder të Ditës së Flamurit – 28 Nëntorit të organizuar nga një grup i artistëve nga qyteti i Kumanovës dhe me mbështetje të Ministrisë së Kulturës. Salla ishte e vogël për të gjithë artadashësit kumanovarë që kishin ardhur të përcjellin këtë manifestim festiv, prandaj edhe korridoret ishin të mbushura përplot me publik. Manifestimi filloi me himnin kombëtar, interpretuar nga tenori Ismet Vejseli. Kori i Fakultetetit të Arteve pranë Universitetit të Tetovës performoi një program të begatshëm artistik,…

Lexo më Shumë

Me deklaratën para gjykatës të të akuzuarit Goran Gjosheski sot në Gjykatën Penale në Shkup vazhdoi gjykimi për ngjarjet në Kuvend më 27 prill të vitit të kaluar. Gjosheski më 27 prill ka punuar si shef i sigurimit personalë i kryetarit të Kuvendit dhe në këtë detyrë ka qenë më 15 nëntor të vitit të kaluar kur është ndërruar. Gjatë dëshmisë, Gjosheski sqaroi se më 27 prill ka ardhur në punë në Kuvend rreth orës 08:45 dhe rreth orës 15 ka mbajtur takim me ekipin pas të cilit është takuar edhe kryetarin e sigurimit të Kuvendit Aleksandar Jankoviq, dhe pastaj…

Lexo më Shumë

Investimet nga Fejsbuku dhe Gugëll është e mundur të realizohen në Maqedoni. Kjo është mundësi e sigurt dhe sapo të kemi të dhëna do të dalim para Parlamentit për ndryshimin e tatimit të fitimit për kompanitë e teknologjisë informatike, për ta zvogëluar prej 10 në tre për qind, pasi kjo është pjesë e paketës së ofertës në bisedimet me kompanitë e tilla, tha kryeministri Zoran Zaev në seancën e sotme kuvendore kushtuar pyetjeve të deputetëve. “Nëse Maqedonia i përmbyll proceset politike dhe kjo vërtetohet përmes ndryshimeve kushtetuese dhe bëhet i sigurt anëtarësimi në NATO, i cili është i rëndësishëm që…

Lexo më Shumë

EVN Maqedonia – shembull i arrogancës së kompanive që kanë monopol dhe i pafuqisë qytetare përball tyre! “Jo njëherë ka ndodhur që EVN Maqedonia të sillet me mospërfillje ndaj ankesave të qytetarëve për parregullsitë gjatë furnizimet të tyre me rrymë elektrike. Siç është duke ndodhur edhe kohëve të fundit kur jo me ditë, por me javë, banorë të vendbanimit Grçec janë lënë pa rrym elektrike, e në ndërkohë EVN Maqedonia mjaftohet me arsyetimet e saja shantazhuese dhe ofenduese. E tërë kjo shpalosë arrogancën e një kompanie që ka monopol, siç e tregon edhe mosguximin dhe pafuqinë e qytetarëve që të…

Lexo më Shumë

Xhevdet POZHARI Ne shqiptarët nuk kemi probleme me kufijtë ekzistues aq sa vuajmë nga pasojat e mureve mendore! Mure të larta në të cilat investuan edhe burrështetasit tanë që donin të sundonin të qetë secili në “mbretërinë” e vet. Kështu siç shkojnë punët, do të del se tjerët kanë të drejtë të pretendojnë tokën tonë, shtëpinë tonë, e ne veç duhet të heshtim, të bëhemi kurban i “stabilitetit rajonal”. Greqia si shtet i BE-së mund t’i ushqejë mitet e saj dhe ta mbaj gjallë urinë për jugun e Shqipërisë, sikundërse edhe Serbia ta shpreh pangopesinë për veriun e Kosovës, e…

Lexo më Shumë

Emad MEHMETI Kolegu im gazetar Adrian Kerimi publikoi lajmin se si ishte arratisur ish kryeministri antishqiptar dhe i korruptuar, Nikolla Gruevski, përkatësisht lëvizjet e tij të fundi si dhe përgatitjet për zhdukjen e tij. Ky i fundit siç ishte aktor i mirë i nacionalizmit, për disa çaste u bë aktor edhe në ikje. Por, ajo që ka mbërthyer opinionin vendas në dilema të ndryshme ishte pohimi i kolegut tim se Zaev ditën e arratisjes së Gruevskit, kishte komunikuar me të përmes telefonit. Në shumë raste për çështje pragmatike politike harron vlerat që ka proklamuar, duke zgjedhur kështu pajtimin edhe me…

Lexo më Shumë

Pas vështirësive për ta bërë shqiponjën nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, edhe një deputet i kësaj partie ka pasur të njëjtën sfidë që nuk ka arritur ta kalojë. Në manifestimin e që është mbajtur në Shkup, kushtuar 110-vjetorit të Ditës ë Alfabetit, deputeti i BDI-së, Rexhep Ismaili nuk e ka kaluar mirë aspak momentin bërjes së shqiponjës me duart. Ai është ngatërruar plotësisht duar teksa ka tentuar një veprim të tillë. Kujtojmë që edhe Ahmeti kishte pasur të njëjtin problem në këtë ceremoni. Valltari që kishte qenë afër Ahmetit nuk e ka përmbajtur vetën nga të qeshurat. Me sa…

Lexo më Shumë

Artur ZHEJI Sa poshtë po bie o vlla! Je në sindromën e Sali Berishës, në orën e vet më të keqe, kur shante nominalisht, me kuç e me maç, gazetarë e opozitarë… Por, ndryshe nga ty, që po të zvoshket boja që lyen nevojtoret e fëlliqura të vartësve të tu hajdutë me çizme, Saliu, nuk guxoi kurrë të çonte si kryeministër, Shqipërinë në buzë të greminës, pas Piramidave të vitit të tmerrshëm ’97. Të kujtohet kur më mbaje 1 orë në telefon, që të më bindje, që të sulmoja hapur Rrugën që do na lidhte me Kosovën? Ndonëse kisha kritika…

Lexo më Shumë