Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është kryetari i Forumit Rinor të AlternAtivA, Afan Elezi. ◾ Si organizohet FR i Alternativa dhe deri ku shtrihet? ◾ A janë të rinjt aktivë sa duhet? ◾ Takoheni shpesh me FRASH, a kanë koordinim për fushatën zgjedhore? ◾ Cila do të jetë platforma e juaj si AAA? Për këto dhe shumë të tjera flet për emisionin “Target”, Afan Elezi. Ndiqeni intervistën e plotë më poshtë:
Author: IM
Më poshtë e gjeni reagimin e plotë të BDI: Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh keqardhje për mosfunksionimin dhe moskoordinimin e koalicionit Sela Gashi në paraqitjet publike dhe në qëndrimet politike. Tendenca për dominim mbi partnerët e koalicionit dhe shfrytëzimin e tyre për vota, njejtë si në zgjedhhet e vitit 2016 dhe 2017, vijon. Që të dyja këto parti ishin partnerë të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe përkrahnin programin tonë qeverisës të dakorduar midis BDI dhe LSDM, por kontributi i tyre ishte i papërfillshëm. Në vend se të punojnë për qytetarët, këto parti punojnë kundër BDI. BDI ju garanton administratorëve shqiptarë…
Emrush Suma i njohur si Komandant Hoxha nga Hani i Elezit ka postuar një foto në llogarinë e tijë në FB me tekst ,,Zdravo për gjithë shokt e mi nga BDI që po ma reklamojnë dygjuhsinë në Maqedoninë e veriut” duke postuar disa tabela të rrugëve vetëm në gjuhën maqedonase. Ndryshe, Komandant Hoxha një kohë të gjatë ka qenë Shef i sigurimit personal të Ali Ahmetit nga viti 2002 deri në vitin 2008.
Një bombël gazi ka shpërthyer këtë mëngjes në një shtëpi në fshatin Rramanli të Kumanovës duke shkatuar më pas një zjarr të madh dhe si pasojë ka lënë 3 të vdekur dhe 6 të plagosur. Sipas informacioneve fillestare nga MPB, tre persona vdiqën në vend dhe gjashtë përfunduan me lëndime të rënda. Ata janë transferuar në spitalin e Kumanovës, por për shkak të seriozitetit të plagëve do të dërgohen në Qendrën e Urgjencës në Shkup. Aktualisht një prokuror publik dhe një ekip nga SPB Kumanovo po kryejnë inspektime në terren. Më shumë informacion mbi vendin e ngjarjes dhe shëndetin e…
BDI Dega Çair unanimisht propozon Izet Mexhitin për bartës liste në zonën 1. Ndërsa kandidat për deputet u propozuan edhe Artan Grubi, Bujar Osmani, Nazif Bushi, Naser Ademi, Abduselam Selami, Mukadese Hajdari, Ardijan Muca, Besim Koka, Merita Koxhaxhiku, Amella Cana dhe Ejup Alimi.
Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Kumanovë sapo ka mbaruar mbledhjen në të cilën janë propozuar kandidatët e kësaj dege për listat zgjedhore të deputetëve në njësinë numër 2. Siç mer vesh Gazeta Lajm, dega e Kumanovës ka propozuar kandidatë Ilir Hasanin dhe Arbër Ademin. Me numer më të vogël të votave është propozuar Mentor Jakupi si kandidat i tretë. Kumanova është në njësinë e dytë zgjedhore dhr zakonisht jep bartësin e listës në këtë njësi.
RDK SHQYRTON MUNDËSINË E MOS PJESMARRJES NË ZGJEDHJE Vesel MEMEDI: JO COPTËZIMIT TË VOTËS SHQIPTARE DHE KOALICIONIMIT ME PARTITË MAQEDONASE
Vende pune për të gjithë, paga më të mira dhe standarde më të larta jetese – ishin dhe janë qëllimet e BDI-së në planin për zhvillim ekonomik kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, ndërsa është shprehur se rritja e Bruto Prodhimit Vendor në tremujorin e vitin është për 3,6% krahasuar me -1,8 në tremujorin e dytë të 2017. “Me kënaqësi raportojmë për numrin rekord të 741 milion Euro Investime të huaja direkte gjatë mandatit të fundit. Por ajo për të cilën ne me të vërtetë kemi punuar shumë, është që qytetarët tanë të përfitojnë…
“ Kur jemi këtu më lejoni të theksoj dy gjëra. E para është se bashkimi jonë, i dy subjekteve shqiptare nuk e ka për qëllim hakmarrjen. Nuk e ka për qëllim nxitjen e vëllavrasjes ose nxitjen e urrejtjes së shqiptarëve të tjerë ose komuniteteve të tjera. Ne jemi këtu për t’u thënë se pas 12 prillit ne do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët, pavarësisht cilën parti ata e votojnë. Ata duhet të ndjehen të sigurt se ne do t’u shërbejmë atyre pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe bindjeve të ndryshme që ata i kanë. Po bëjmë çmos që “shtetin…
“Me nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, edhe zyrtarisht hyri në fuqi bashkëpunimi për fuqizimin e votës shqiptare. Qëllimet dhe prioritetet e përbashkëta bënë që ky koalicion të realizohet me të vetmin qëllim që shqiptarët të kenë një ofertë reale për kërkesat e tyre. Nevoja për ndryshim solli edhe deri tek mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, prandaj jemi të bindur që po kjo nevojë për ndryshim dhe qëllimi i pastër i koalicionit tonë; shtet për të gjithë, drejtësi dhe jetë do ta bëjë fitues koalicionin ASH-AAA“ – shkruan kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Është emocionale kur gjen forca për tu bashkuar, në momentin kur ka shumë forca që po mundohen të na përçajnë. Me këtë fjali e filloi fjalimin kreu i ASH-së Zijadin Sela pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion. Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm sepse po bëhet për një qëllim maksimalizimin e votës shqiptare. Sipas Selës, ky koalicion do të sjellë ndryshim pas 12 prillit, ndryshim i kërkuar ndër vite nga shqiptarët. Përndryshe sot në Shkup u nënshkrua koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA, në prezencë të aktivistëve dhe zyrtarëve të tjerë të të…
Bashkimi i dy subjekteve shqiptare nuk e ka për qëllim hakmarrjen, nuk duam që të nxisim vëlla vrasje ose gjuhën e urrejtje ndaj komuniteteve tjera. Kështu tha Afrim Gashi, kryetari i ASH-së pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion mes ASH-së dhe Alternativës. Gashi tha se ky koalicion u kushtohet dy ish zyrtarëve të Alternativës, Sead Ajrulit dhe Shaban Zendelit të cilët kanë ndërruar jetë. Ai pohoi se koalicioni AA-ASH është koalicioni i cili do t’i mbrojë të gjithë shqiptarët pas 12 prillit, pavarësisht se çfarë partie kanë votuar ata.

