Koalicionin parazgjedhor mes LSDM-së maqedonase dhe partisë së Bilall Kasamit e ka komentuar edhe shkrimtari ynë Kim Mehmeti. Sipas tij, pasi që BDI-ja e zhbëri parmin që qeverinë ta bëjnë partia fituese maqedonase me atë shqiptare, tani partive maqedonase u është hapur rruga që të veprojnë me “partitë” e tyre satelite shqiptare. Apo se ato tani do kenë grupet e veta shqiptare me vula partiake, e të cilët në të vërtet do jenë “aktivistë” të partive maqedonase. Kim Mehmeti vlerëson se partitë maqedonase tani do e kenë edhe më të lehtë të veprojnë sipas parimit se më lirë të del…
Author: IM
Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë së Veriut dhe Lëvizja Besa sot publikuan arritjet e marrëveshjes për koalicionim parazgjedhor, i pari mes një partie shqiptare dhe një maqedonase. Nga ana tjetër, ky koalicion ka ngjallur debat të madh në medie, rrjete sociale apo edhe në ambiente të ndryshme në vend. Kështu ish deputeti i cili e lëshoi kuvendin për t’ju bashkangjitur Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, Hisni Shaqiri, këtë veprim të Lëvizjes Besa e quan si të nxituar, sipas tij, ky veprim mund të jetë pengesë e realizimit të interesave kombëtare shqiptare në Maqedoninë e Veriut, në të ardhmen. Sipas tij koha e ndryshimit…
Kryetari i Bashkisë së Shkupit, Petre Shilegov në konferencën e sotme për shtyp kumtoi se deri te drejtorët e shkollave të mesme ka lëshuar urdhër që udhëtimet e tyre dhe ekskursionet e planifikuara për në Itali t’i anulojnë në kohë të pacaktuar. Shilegov theksoi se Bashkia e Shkupit në kuadër të kompetencave të veta është tërësisht i gatshëm që t’i ndërmerr të gjitha masat e domosdoshme që të pengohet përhapja e coronavirusit dhe potencoi se në këtë drejtim, që prej para një jave janë ndërmarrë masa parandaluese për mbrojtje të shëndetit të gjimnazistëve dhe pengimin e përhapjes së coronavirusit në…
Infektologu Fadil Cana theksoi në emisionin “Ditë e Re” në Alsat se nuk ka hapësirë për frikë dhe panik nga koronavirusi. Ai potencoi se maskat nuk duhet të përdoren nga gjithkush pasi ndonjëherë në vend të të mbrojnë mund të jenë të dëmshme. “Paniku dhe frika vijnë kur informimi është i cunguar, kur informimi nuk është i drejtë dhe i plotë. Është kërkesë e shumtë për pajisje me maska, por nuk është reale. Rekomadimet e OBSH-së janë shumë të qarta në këtë drejtim, dmth maskën duhet ta përdor personi i cili ka simptoma për arsye se ai person duhet të…
Ministri i arsimit dhe sgkencës,Arbër Ademi në pres konferencën e sotme tha se si Qeveri si institucione përkatëse dhe kompetente po ndërmarren të gjitha hapat e nevojshme dhe institucionale në drejtim të sigurimit të shëndetit publik. ‘Pra gjatë ditës së djeshme me kolegët në kuadër të MASH, kemi punuar deri vonë dhe deri tek të gjitha institucionet arsimore është dorëzuar shkresë me orientime konkrete, me udhëzime konkrete varësisht prej rrethanave momentale.Po ashtu janë dhënë edhe udhëzime dhe kërkim për informacione shtesë drejtuar neve që ta dimë gjendjen reale duke kërkuar nga institucionet arsimore që të gjithë nxënësit, të gjithë studentët,…
Kryetari i Forumit Rinor të Alternativa-s, Afan Elezi mori pjesë në debatin e organizuar nga Klubi i Debatit, i cili funksionon në kuadër të Parlamentit dhe Asociacionit Studentor të Universitetit të Evropës Juglindore me temë “Si partitë politike do të parandalojnë migrimin e të rinjëve”. Jam krenar dhe njëkohësisht i emocionuar që ndodhem pikërisht në univerisitetin që kam kryer studimet dhe jam një kuadër i krijuar nga ky universitet dhe e di se është vështirë të flasësh para studentëve të këtij universiteti, pasiqë e di se si ky univeristet i përgadit studentët, njëlloj si më ka përgaditur edhe mua -…
“ Billi paska pasur nevojë vetëm për Zaevin, ndaj kritikonte Ziadinin dhe Afrimin! Ah bre Bilall Kasami si na tradhëtove, por në fakt të tradhëtuar ishim prej atëherë që përçave Besën e vërtetë dhe mbajte BDI-në në pushtet! Zaevi i dha vulat, Billi i dha Besën Shqiptare! Koalicioni shqip ASH&AAA?? është koalicioni I shqiptarëve autokton, jo i Besës që shfrytëzojnë Zotin dhe autoktonitetin për vota. Turp!“ shkruan profesoresha Gjyla Çeliku.
Hajrulla Misini, i mirënjohur në opinion si Komandant Shpati – njëherit zëdhënës i UÇK-së, prej sot zyrtaritsht i është bashkangjitur Alternativës së Afrim Gashit. “Sot e prita në zyrë z. Hajrullah Misini – Shpati, i cili – duke parë frymën e re që po krijohet në këto zgjedhje – ka vendosur që ta japë kontributin e tij në Alternativë. Unë e falënderova për gjithçka që ka bërë deri tash ai, qoftë në luftë si zëdhënës dhe luftëtar i UÇK-së, qoftë pas luftës si deputet. Dyert e Alternativës janë të hapura për secilin që ka të kaluar të pastër dhe që…
Procedura e përsëritur gjyqësore për lëndën “Mo nstra” në Gjykatën Pe nale të Shkupit vazhdon me dëshminë e dëshmitarëve Sinisha Aleksovski, Sasho Mijallkov, Blerim Bexheti dhe Musa Xhaferi. Nevoja për dëshminë e tyre del nga bisedimet në “bo mbat” e paraqitura paraprakisht në këtë procedurë gjyqësore, ku dëgjohen ose përmenden emrat e dëshmitarëve të sotëm, si persona që dinë diçka më tepër për vr asjen pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës, më 12 prill të vitit 2012. Në seancat e fundit për këtë lëndë kanë dëshmuar disa zyrtarë aktualë dhe të mëparshëm ekzekutivë, mes të cilëve edhe Gordana Jankullovska, Zoran Zaev,…
Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor me Besa, tha se subjekti politik që ai drejton pas zgjedhjeve nuk do të pranoj biseda jo-parimore dhe se partnerët tjerë do të duhen t`i bashkohen parimeve të këtij koalicioni. “Sa u parket partive tjera shqiptare dhe koaliciooneve, dua tua bëjë me dije opinionit se pas këtyre zgjedhjeve nuk do të lejojmë kërcënime dhe shantazhe dhe nuk do të pranojmë bisedime dhe negociata jo-parimore. Ata që do të duan të na bashkohen do të duhet të pranojnë parimet tona dhe vlerat tona, për pjesëmarrje eventuale në koalicionin qeverisës”, deklaroi Zaev.
Daja i Ali Ahmetit, Fazli Veliu që thirret në emër të Shoqatës së Veteranëve të luftës, me rastin e ndarjes nga jeta të Nexhmije Hoxhës (gruas së diktatorit Enver Hoxha), ka ngushëlluar këtë të fundit me anë të një posteri të përgatitur enkas për këtë ngjarje. Ja se si e ngushëllon Fazli Veliu shoqen Nexhmije Hoxha: U SHUA JETA E SHOQES NEXHMIJE HOXHA Një vajzë e re e lindur në Manastir, e rritur në Dibër, e martuar në Gjirokastër, me jetë të bujshme në Tiranë, ku mbështeti familjen Gërvalla, la pas një Vepër madhore mbarëkombëtare, amanet për tu realizuar nga…
Në vazhdën e takimeve me qytetarët Kryetari i ASH Ziadin Sela, sonte ka vizituar disa nga fshatrat e Malësisë së Tetovës edhe atë fshatin Bozofcë, Veshallë, Brodec ndërsa ditëve në vijim do ti takojë edhe fshatrat tjera të malësisë së Tetovës. Kryetari Sela , ka folur për rëndësinë e zgjedhjeve të 12 Prillit dhe domosdoshmërinë e ndryshimit. Ai tha se banorët e malësisë së Tetovës janë vetë dëshmitar të gjendjes së rrënuar ekonomike, të cilët si shpëtim i kanë sytë nga mërgimi. Kryetari Sela tha se banorët e kësaj ane janë të lënë në haresë nga ky pushtet, dhe ata…

