Author: IM

Shkruan: Afrimi Gashi ….desha që kjo letë të jetë një porosi edhe për të gjithë ata mësues të tjerë të cilët, të cilët e di se punojnë të kushte të vështira dhe me paga minimale dhe vazhdimisht pyesin veten “A ia vlen e tërë kjo punë?”. Unë i kuptoj se ata me asgjë nuk janë të motivuar që t’u buzëqeshin, t’i përdhelin ose t’u pëshpëritin nxënësve të tyre fjalë të mira. Por, mos harroni se një ditë…. E dashura mësuese, Të hënën në vendin tonë u shënua 7 marsi – Dita e Mësuesit. Prandaj edhe unë desha që me këtë…

Lexo më Shumë

Ne karantinë shtëpiak do vendosen gjithsej 34 persona. Këtu përfshihen 28 udhëtarët që kanë qenë në autobusin me të cilin kanë udhëtuar dy personat e prekur nga koronavirusi dhe persona tjerë me të cilët çifti nga Dibra me koronavirus, kanë kontaktuar. Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë “Gjithë udhëtarët janë identifikuar, janë kontaktuar përmes telefonit. Do u caktohet izolim shtëpiak. Është kontaktuar me 9 persona tjerë me të cilët ata kanë qenë në kontakt dhe të gjithëve u është caktuar izolim shtëpiak dhe mbikqyrje mjeksore. Një udhëtar është shtetas i Shqipërisë dhe për atë e kemi njoftuar edhe Minstrinë Shqiptare të…

Lexo më Shumë

Aleanca për shqiptarët, nëpërmjet zëdhënëses Ilire Dauti në konferencën për shtyp që mbajti sot në selinë e kësaj partie në Shkup, ka uruar të gjithë mësuesit që i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit. Në vazhdim teksti integral i konferencës së shtypit: Do doja fillimisht në emër të Aleancës për Shqiptarët të përcjell urimet tona për ata që i japin dritë, frymë dhe shpirt kombit. Gëzuar 7 Marsi, dita e arsimit shqip ju mësues të nderuar! Gëzuar edhe ju nxënës e prindër! Gëzuar shqiptarë! Kjo ditë feste e arsimit shqip do të kishte më shumë kuptim nëse sot pas 133…

Lexo më Shumë

Profesoresha universitare Gjyla Çeliku në emisionin “Enter” u ka bërë thirrje ish-ushtarëve të UÇK-së të ruajnë dinjitetin e tyre dhe mos të afrohen me BDI-në. “Kisha lutur të gjithë ish-ushtarët që ta ruajnë dinjitetin e tyre që të mos u bashkohen këtyre partive të cilët sot e kësaj dite kanë të burgosur, kanë raste të montuara në burgjet tona nga shqiptarët tanë. Pse nuk ka asnjë politikanë maqedon në burgjet tona?”, ka deklaruar në “Enter” Çeliku.

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka dhënë një lajm ku thotë se papunësia në Maqedoninë e Veriut, ka rënë në nivel rekord, 16.6%. Janë hapur 63.911 vende të reja pune, konstaton Bekteshi. Në postimin në fejsbuk, Bekteshi shkruan: Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka rënë në nivel historik prej 16.6%. Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017, janë hapur 63.911 vende të reja pune-thotë Bekteshi.

Lexo më Shumë

Gazetari Naser Selmani në Emisionin Enter tha se ka mirëpritur bashkimin e opozitës, mirëpo ai më tej shtoi se nuk mjafton vetëm kjo. Sipas tij partitë opozitare duhet të gjejnë diçka për të mobilizuar qytetarët. “Më vjen mirë që partitë e opozitës janë bashkuar. Mirëpo nuk mjafton, vetëm bashkimi. Duhet të angazhojnë njerëz profesionist. Duhet të gjejnë diçka që të mobilizojnë qytetarët. Ideja është se si të nxiten qyetarët që të dalin më shumë në votime. Po i nxitët të dalin në vendvotime, ata e dinë për kë të votojnë”, ka deklaruar gazetari Naser Selmani në Emisionin Enter.

Lexo më Shumë

Lideri i Bashkimit Demokraitk për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së kujtoi gjithë sakrificën e Jasharajve duke theksuar se Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës. “Sa popuj njohin njëkohësisht krenarinë dhe dhimbjen, mallin dhe ngadhnjimin, fitoren në sakrificën sublime, durimin në palcë, zemrën zjarr e kokën akull, lotin dhe buzëqeshjen, rënien dhe ngritjen, përjetësinë… Jasharajt, Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës, e luftës së popullit shqiptar, e fitores së kombit tonë. Sot u riktheva në Kosovën time, aty ku i gjej të ngërthyer të gjitha,…

Lexo më Shumë

Gjatë qëndrimit në Kumanovë, kryetari i Alternativës Afrim Gashi, ka vizituar bacin Mejdi Rexhepi, babain e Xhemajl Rexhepit-Komandant Shqiponjës, si dhe vëllain e tij, Qahil Rexhepi. Në një bisedë të përzemërt dhe miqësore, Gashi e ka siguruar bacin Mejdi se “pas 12 prillit vrasësit nuk do të shëtiten të lirë, por duhet ta marrin dënimin e merituar”. Gashi në këtë takim është shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Skender Rexhepi Zejd./Gazeta Lajm

Lexo më Shumë

Sot para kumanovarëve u bë prezantimi i Shefit të Shtabit të Partisë Alternativa, Bashkim Murtezi i cili para të pranishmëve prezantoi ekipin e Shtabit. Pjesëmarrës në ngjarje ishte edhe lideri i Partisë, Afrim Gashi si dhe Shefi i përgjithshëm i Shtabit në nivel republikan, Zejd Rexhepi. Bashkim Murtezi nënvizoi rëndësinë e ngjarjeve të epopesë së UÇK-së si dhe theksoi diskriminimin e vazhdueshëm që po bëhet në Kumanovë. 12 prilli duhet që të ndal valën e diskriminimeve dhe të sjell ndryshimin e madh. Me fjalë rasti u drejtuan edhe Nagri Rexhepi, kryetari i Partisë Alternativa në Kumanovë, Admirim Haliti, nënkryetar i…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë bëri hapjen e shtabit zgjedhor të partisë në Çair. Ajo që u vërejt nga fotografitë e publikuara nga vetë kjo parti dhe simpatizantët e saj, ishte numri i vogël i pjesëmarrësve në krahasim me numrin e të pranishmëve në aktivitetin e njëjtë, por në vitin 2017. Vërehet se numri i përkrahësve ka rënë shumë. Përveç kësaj, kishte edhe infirmacione të verifikuara se në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë edhe një numër i konsoderueshëm simpatizantësh nga Saraji, Studeniçani dhe komunat tjera përrreth. Për më shumë shikoni fotografitë dhe bëjeni vetë krahasimin!

Lexo më Shumë

Shkruan: Rilind KABASHI Emrat e shkollave natyrisht janë çështje kyçe, e vetme bile, e cila me ditë/javë/vite e preokupon vëmendjen e gazetarëve, politikanëve e analistëve. Të prindërve jo edhe aq. Ne merremi me vogëlsira për shkollat e femijëve tanë si: mungesa e sapunit e gjendja mesjetare në tualete, karriget e bankat e thyera, numri kundërligjor i nxënësve në një klasë, muret e plasura, kopshti me bërllog, gardhi i thyer, etj. Pyetem edhe unë si shumë prindër tjerë, si t’ia sqaroj djalit tim 9-vjeçar e më vonë edhe vëllezërve të tij 3-vjeçarë – me çka e kanë merituar dicka të këtillë…

Lexo më Shumë