“Ndjeva se shpejtësia mbi të lejuarën, sepse ne që jemi shoferë dhe që ngasim vetura e dimë si është. Kam parë që shpesh tejkalonte veturat dhe vazhdonte me të njejtën shpejtësi”. Kështu thotë në dëshminë e tij, Betim Ameti, raporton SHENJA. Ai më tej tha se nga kompania “Durmo Turs” shpesh kanë mbetur të pakënaqur. “Nuk kemi qenë të kënaqur me shërbimet e kësaj kompanie. Ka pasur shpesh prishje të autobusëve, nuk ju punonin dyert, nuk kishte as ngrohje, as ftohje. I njejti shofer para diku 5-6 muajsh ka pasur një aksident tjetër por nuk është paraqitur në polici”, ka…
Author: Emad
Policia greke ka sekuestruar 105 kg kokainë, ndërsa për këtë ka arrestuar dy shtetas shqiptarë dhe një kroat. Autoritetet greke përveç kokainës sekuestruan edhe 600 mijë euro. Sasia e lëndës narkotike u gjet e fshehur në një enë brenda një banese në Athinë. Mediat greke kanë publikuar pamjet teksa gjejnë drogën brenda banesës.
Në mesin e kandidatëve për kryetar në degën e BDI-s në Tetovë, përmendet edhe emri i ish zëvendës kryeministrit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, Festim Halili. Ai u bë kryeministër pas daljes në opinion të bisedave të funksionarëve të BDI-s, bashkë me ministra tjerë që quheshin “bejbi ministra”, shkruajnë mediat shqiptare në Maqedoni. Mirëpo Halili nuk është i pëlqyer në degën e Tetovës, për shkak të skandalit sa ishte në funksion, kur përgatitjen e analizës për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit ia besoi një kompanie të trafikove që shesin gazeta. BDI e paguajti shtrenjtë këtë skandal dhe Halili më…
Me rastin e 96-vjetorit të shpalljes së Republikës së Turqisë, Ambasadat e Turqisë në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë kanë organizuar pritje solemne me pjesëmarrjen e zyrtarëve tw lartw dhe personaliteteve nga fusha të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA). Sot, më 29 tetor, Turqia shënon 96-vjetorin e shpalljes së Republikës, ndërsa për shënimin e kësaj dite ambasadat turke në rajon organizojnë aktiviteteve të ndryshme të tilla si pritje solemne. Gjatë ceremonive të organizuara nga ambasadat turke në kryeqytetet e këtyre tre vendeve të rajonit u lexua edhe mesazhi i presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e Ditës së Republikës. Ambasada…
Emir Coskun, nje intelektua shqiptar qe jeton ne Stamboll i eshte pergjigjur ne facebook-un e tij komenteve fyese kunder Turqise dhe turqve qe jane bere ne faqen e facebookut te Top Channelit ne lidhje me demonstraten pro-Turqise qe qytetaret shkupjane kane bere sot. Ne kete faqe tufa injorantesh dhe racistesh te cilet besojne ne ideologjine anti-turke dhe raciste te Ben Blushit, e cila demonstrohet ne romanin ‘Te Jetosh ne Ishull’ kane sulmuar shqiptaret dhe turqit e Shkupit. Me poshte eshte komenti i Coskun ne mbrojtje te shqiptareve dhe turqve te Maqedonise ndaj kesaj fryme raciste dhe injorante qe demostrohet ne…
Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në bulevardin “Partizanska” në Karposh 4 të Shkupit. Tre persona kanë marrë lëndime në aksidentin që ndodhi mes veturës xhip “Range Rover” që ka kaluar në dritë të kuqe dhe ka goditur veturën e tipit “Golf”. Ekipet janë në terren dhe po bëjnë ekspertizë./zyrtar
Kur jemi tek sms i publikuar mes Xhelal Bajramit dikur Zv Ministër i punëve të Brendshme ndërsa sot Prokuror i lartë republikan, me Liderin e tij Ali Ahmeti, i cili i thot : Se nuk paska prova ka shumë prova të forta, duke Aluduar për të dyshuarit e rastit Monstra, e pyesim atë dhe bën mirë të përgjigjet publikisht: Pse Ju Xhelal Bajrami, dolët bashkë në Konferencë për shtyp me Ministren e punëve të Brendshme Gordana Jankullovska, e cila nuk respektoj parimin e prezumimit të pafajsisë duke aluduar se na qenkan kapur vrrasësit e rastit Mostra, dhe Ju me prezencën…
https://www.youtube.com/watch?v=aOJtE5dCcfY Në transkriptet dhe sms porositë që po lexohen në gjykatë për rastin “Monstra”, gjatë seancës së sotme u lexuan mesazhe ku Xhelal Bajrami, atëkohë zëvendës ministër i brendshëm e njofton liderin e partisë së tij, BDI-së, për të rejat e fundit, nga ky rast. Biseda e tyre është zhvilluar vetëm disa ditë pasi ka ndodhur vrasja e pesëfishtë, ku Bajrami i tregon Ali Ahmetit se dy gjurmët biologjike që janë gjetur, nuk korrespodojnë me ato të personave që ishin marrë në pyetje. Ali Ahmeti -Xhelal Bajrami “A.A: Si është gjendja? Po presim kryetar, ende po presim, nuk ka dëshmi…
Shkruan: Emad MEHMETI A e keni vërejt se liderët partiak sa e duan bashkëpunimin e partive shqiptare, por të atyre që e dinë se assesi nuk mund të bashkohen! Ja për shembull, Ziadin Sela, i thirrë “Alternativën” dhe Besen që të bashkohen me të. Sipas kësaj logjike i bie njësoj sikur t’i thuash Selës: bashkohu ti njëherë me Menduh Thaçin dhe PDSH. Identik e njejta situatë. Prandaj, kur flasim për parime duhet të tregohen ato me vepra, e jo vetëm me fjalë të bukura. Vlerësoj se Sela duhet të sillet kujdesshëm këtë radhë me bashkëpunimet, nëse do që realisht të…
Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, i shoqëruar nga këshilltari për siguri nacionale, Blerim Kolalli, sot e kanë dhënë lajmin e madh, duke thënë se për së pari herë te njësiti special “Ujqit” do ketë edhe shqiptarë. raporton Almakos. “Gjatë vizitës së sotme të Batalionit për shërbime speciale “Batalioni i Renxherave” kisha rastin sërish të konfirmojë disiplinën, gatishmërinë, përgatitjen si dhe përkushtimin e tyre në kryerjen e detyrave më specifike. Për herë të parë Njësiti “Ujqit” kanë pjesëtarë të etnisë shqiptare dhe me këtë kontribuon për krijimin e vërtetë të një Armate multietnike që pasqyron shoqërinë tonë. Pjesëtarët e Armatës sonë…
Safet Xhelali Athua është prej frikës nga shkuarja në opozitë? Jo, sepse nëse BDI ka punuar aq mirë sa po lavdërohen në televizione, atëher shpejtë do të rikthehen, pas humbjes që po i pret! Apo ndoshta janë të vetëdijshëm se skanë punuar aq mirë sa po lavdërohen, dhe e dinë që kjo do të dalë në shesh, pasi të ndryshojë pushteti te shqiptarët? Në atë rast vërtetë duhet të frikohen! Apo është frika se Qeveria e re e Albin Kurtit në Kosovë do të hapë hetime të reja dhe do të zbulojë kush e vrau dhe tradhtoi Harun Aliun me…
Sejdi Demiri Kaloi edhe premtja e 18 tetotrit me fiasko për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. E filluam javën me komente, analiza, konkluzione si dhe me vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme në Republikën e Maqeodnisë së Veriut me 12 prill 2020, por jo edhe në Republikën e Shqipërisë. Pse dhe si ndodhi që BE mos jep dritë jeshile për dhënjen e datës për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Arsyetimi kryesorë ishte se Franca, respektivisht kryetari Makron është i qëndrimit se s’pari të bëhen reforma brenda BE dhe se për zgjërimin e BE me vende…