Author: Emad

Nesër në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Muhamed Zekiri. Me nënkryetarin e LSDM-së, Muhamed Zekiri do të flasim për situatën aktuale politike, si dhe për koalicionet e mundshme me partitë shqiptare për zgjedhjet e parakohshme, që do mbahen më 12 Prill të vitit 2020. Për këto dhe shumë të tjera flet ekskluzivisht nesër për emisionin “Target” në #Almakos prej orës 19:00, Muhamed Zekiri.

Lexo më Shumë

Incident i armatosur ka ndodhur sonte në Bit Pazar në Shkup, në afërsi të Teatrit. Informacionet jozyrtare flasin për një person të plagosur, punëtor i Higjienës Komunale. Deri te të shtënat ka ardhur kur një grup hajdutësh janë futur në një dyqan ndërsa punëtori i NP “Higjiena Komunale” ka reaguar dhe hajdutët kanë ikur ndërsa njëri prej tyre ka nxjerrë armën dhe ka shtënë drejt punëtorit të cilin e ka plagosur në këmbë. Sipas informacioneve personat e dyshuar janë kapur përveç dorasit i cili është ende në arrati.

Lexo më Shumë

“Ky ish ministri i Shëndetësisë në kohën e Gruevskit, që e ka aktive padinë për hajdutëri, pasi që i ka dështuar agjenda për integrim në BE, tash e vazhdon zanatin e vjetër – t’i vjedhë projektet dhe sukseset e huaja. Teatri Shqiptar është meritë e ministrave Asaf Ademi e Hysni Ismaili dhe është turp për ata që për vite të tëra u pasuruan duke vjedhur nga ky teatër. Mua më vjen mirë që kam qenë pjesë e ekipit që e bëri Teatrin dhe jam me fat që nuk kam nevojë të bëhem hajdut i sukseseve të huaja”, ka shkruar Faton…

Lexo më Shumë

Shkruan: Emad Mehmeti Letërsia bashkëkohore shqiptare mund të konsiderohet si periudha që prodhoi vepra të shkëlqyera të shkrimtarëve tanë të mëdhenj. Edhe pse nisi nën presionin e madh të socrealizmit, kjo letërsi solli me vete një kohë të begatë të krijimtarisë letrare, e cila me rënien e komunizmit gjeti një frymëmarrje të re dhe shënoi një hop shumë cilësor për letërsinë tonë kombëtare. Kritiku i mirënjohur, akademik Ali Aliu, vjen për lexuesin me një kontribut të cmuar, pikërisht mbi letërsinë bashkëkohore shqipe. Botimi më i fundit i tij, i përmbledhur në një kolanë, sjell shtatë libra studimorë për shtatë autorë…

Lexo më Shumë

Remzi Mehmedi nga Aleanca për Shqiptarët i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat akuzoi BDI-në si fajtor për demotivimin e qytetarëve dhe arsye pse këta të fundit largohen nga vendi për një jetë më të mirë. Sipas tij, BDI-ja në vend se t’i motivojë qytetarët që të dalin në zgjedhje, ajo i detyron ata të dalin në zgjedhje dhe të votojnë atë parti. BDI nuk i motivon njerëzit të dalin në zgjedhje, ajo i detyron të dalin në zgjedhje. BDI-ja shërben vetëm për të mësuar gjithë të tjerët se sa e ka demotivuar këtë shoqëri- tha Remzi Mehmedi.

Lexo më Shumë

Nevzat Bejta nga BDI, i ftuar në emisionin “Rruga Drejt” në Alsat tha se nuk ka kohë të mjaftueshme deri në datën e zgjedhjeve që të ndryshohet modeli zgjedhor. Ai thotë se BDI-ja është për modelin aktual zgjedhor, për shkak se sipas tij, ky model i përshtatet më së miri Maqedonisë së Veriut, pasi është shtet multietnik. Nuk ka kohë që të debatohet për këtë ide. Ligji në fuqi me 6 njësi zgjedhore është në rregull. Pastaj, ekspertet duhet të debatojnë dhe të vendosin nëse shkohet në një njësi zgjedhore, a është në interes dhe në të mirë të qytetarëve.…

Lexo më Shumë

Reformat në mbrojtje janë në rrugë të duhur. Me ardhjen e pushtet të LSDM-së përmes masave dhe reformave konkrete i përmirëson kushtet për të gjithë pjesëtarët e Armatës, por edhe për të gjithë të punësuarit në mbrojtje. Rriten pagat e personelit ushtarak, të oficerëve, profesorëve dhe ushtarëve profesionistë, ashtu edhe për personat civilë në shërbim të Armatës. Në varësi nga mënyra e pagave për dy vjet janë rritur prej 3.000 deri në 6.000 denarë. Rritja e pagave të pjesëtarëve të Armatës është kryer me faza dhe arrin 15 për qind. Rritja e parë prej 10 për qind është siguruar nga…

Lexo më Shumë

Kuadri i Alternativa-s, Visara Riza, e cila aktualisht është drejtore e Agjencisë së Barnave dhe Pajisjeve Mjeksore “Malmed”, dje ka qenë pjesëmarrëse e seminarit e seminarit njëditor me temë:” Vaksinat – Sfidat dhe Zgjidhjet”, organizuar nga Fakulteti i Farmacisë – Qendra e Edukimit të Vazhdueshëm. Qëllimi i këtij seminari ishte prezantimi i njohurive shkencore në lidhje me prodhimin, cilësinë dhe përbërjen e vaksinave, regjistrimin dhe futjen në treg të këtyre barnave, mekanizmin e tyre specifik dhe mënyrën e veprimit, përvojat që kanë pediatërit në këtë fushë, si dhe mënyrat për të monitoruar dhe raportuar efektet anësore të mundshme dhe të…

Lexo më Shumë

Shkruan: METIN IZETI I kisha 4 ose 5 vjet kur në shtëpinë tone të vjetër karshi xhamisë Eski në Tetovë, ku tash është ndërtuar posta kryesore e Tetovës, ishin tubuar familjarët dhe miqtë dhe do të këndohej mevludi me rastin e hyrjes së muajit Rebiu’l-evvel, muajit të lindjes së Pejgamberit a.s.. Unë isha ulur në skaj të dhomës dhe I ndikuar prej qetësisë së të rriturve me habi dhe entuziazëm pritja që hoxhallarët të fillojnë me leximin e Mevludit. Asokohe ende nuk e kisha të qartë se për çka bëhet fjalë, respektivisht nuk e kisha idenë për vlerën e ardhjes…

Lexo më Shumë

“Në Komunën e Bogovinës sot është vendosur gurthemeli i Shtëpisë së kulturës në vendbanimin Kamjan. Në aktin solemn ishin të pranishëm kryetari i Komunës së Bogovinës z. Albon Xhemaili, ministri i Kulturës z. Hysni Ismaili dhe kryetari i partisë Alternativa z. Afrim Gashi. “Themelimi dhe vënia në funksion e sa më shumë institucioneve do të thotë një decentralizim sa më i mirëfillt, më i pavarur dhe një mundësi e të shprehurit të artistëve që jetojnë dhe veprojnë në këtë Komunë” tha kryetari i Komunës dhe më pas i falënderoi të gjithë të pranishmit për prezencën e tyre. Ndërtimi i objektit…

Lexo më Shumë

Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, ka marrë pjesë në hedhjen e gurthemelit të Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinës. “Sot, së bashku me ministrin e Kulturës, Hysni Ismaili, dhe kryetarin e Komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, ishim prezent në ceremoninë zyrtare të hedhjes së gurthemelit të Pallatit të Kulturës në Komunën e Bogovinës. Ne po vazhdojmë me punën dhe angazhimin tonë, duke qenë çdoherë në shërbim të qytetarëve. Ishte ky edhe një moment emocional për ne, sepse sot edhe zyrtarisht e përmbushëm amanetin e vëllait tonë, tashmë të ndjerë, hoxhës Sead Ajruli. Pallati i Kulturës në Bogovinë ishte një…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka thënë se BDI do të përkrah ndryshimet në Kodin Zgjedhor ato të cilat janë duke u diskutuar në Ministirnë e Drejtësisë. Sipas tij, takimi i djeshëm, në të cilën mori pjesë edhe kryeministri Zoran Zaev, e ku u diskutua që të ndryshohet modeli zgjedhor nga gjashtë njësi, në një njësi zgjedhore është vetëm një takim i disa entuziastëve dhe se e njëjta nuk mund të bëhet tani, pesë muaj para zgjedhjeve. “BDI e dinë më së miri se çfarë është e mirë për BDI-në dhe për votuesit e vet, por edhe ajo çfarë është…

Lexo më Shumë