Nga Kim Mehmeti Po është e frikshme kjo që guxon ta bëj EVN’ja në disa vendbanime shqiptare – ulet ‘bordi’ i saj dhe vendos t’ua ndalë rrymën të gjithë banorëve të Gërçecit, pra t’i dënojë kolektivisht me ‘vdekje’ edhe ata që paguajnë edhe ata që nuk paguajnë, edhe të shëndoshët edhe të sëmurët, edhe pleqtë edhe foshnjat! Pra EVN’ja guxon të dënojë kolektivisht me ‘vdekje’ një vendbanim të tërë , e pastaj ne pyesim pse ikin të rinjtë, pse pakohen shqiptarët e Maqedonisë!? Ja EVN’ja është një ‘kontributore’ efikase që u dëshmon të rinjve të këtushëm se qofsh i drejtë…
Author: Emad
Deri te redaksia e Almakos ka arritur një reagim nga banorët e Gërçecit të cilin ua sjellim më poshtë pa asnjë ndërhyrje: “ Fshati jonë po kalon netë e ditë të errëta Janë bërë rreth 40 orë që në fshtin Gërçec të k. Saraj nuk ka rymë elektrike. Si banorë jemi të revoltuar, ankesat për dëme që janë bërë në shtëpit tona janë të shumta dhe të ndryshme. Nga EVN arsyetohen kinse ka defekt: – Po as ekipe të tyre në teren nuk ka askund – As nuk ka logjik se defekti edhe pas 40 orëve nuk mund të sanohet…
Posa doli nga shtypi libri i radhës i autorit Xhelal Jakupi ”Halil Latifi – Një jetë për Atdhe” Një monografi kushtuar dëshmorit të kombit Halil Latifit nga fshati Gërçec i Komunës së Sarajit. Ky libër u botua me mjetetet nga Programit Vjetor për Manifestime i Komunës së Sarajit për vitin 2019. Së bashku me vendosjen e bustit në vendlindjen e tij me 20.11.2019 do të bëhet edhe përurimi i këtij libri. Akademi Përkujtimore kushtuar veprës së Halil Latifit do të organizohet me 20.11.2019, nën patronatin e Komunës së Sarajit.
Demë Shehu është në mesin e pjesëtarëve të arrestuar të Grupit të Kumanovës, që më 9 dhe 10 maj të vitit 2015 luftuan në Kumanovë. Pas katër viteve e gjysmë të kaluar në burg, ai sot ka përjetuar gëzimin më të madh, sepse për herë të parë është lejuar ta vizitojnë edhe fëmijët e tij Syla dhe Enesa. “Sot,për herë të parë, pas katër vite e gjysmë, Syla dhe Enesa e përqafuan e Babain e tyre!”, ka publikuar në facebook duke ndarë gëzimin me mbarë shoqërinë e tij.
Ansamblit shtetëror për këngë dhe valle shqipe në Republikën e Maqedonisë së Veriut mbajti sot koncertin e vet të parë në Gostivar. Koncertin e shpalli të hapur Afan Elezi, këshilltari i posaçëm i Ministrit të Kulturës, Hysni Ismaili. “Më lejoni që fillimisht të ju përshëndes të gjithve në emër të Ministrit të Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Hysni Ismaili, i cili për arsye objektive nuk është prezent, sonte në mesin tonë. Gjithashtu, një falenderim i veçantë shkon edhe për ish-ministrin e Kulturës, z.Asaf Ademin, falë të cilit ky Institucion Kombëtar me 28 nëntor të vitit të kaluar realizoi…
Fshati Gërçec në Komunë e Sarajit gati se 24 orë është pa rrymë elektrike dhe në terr të plotë. Banorët e këtij fshati krtikojnë rëndë EVN pasi sipas tyre kjo kompani ka lënë pa rrymë familjarët me fëmijë të vegjël, si dhe nuk japin përgjigje konkrete se pse ndodh kjo gjë. Gërçecalit paralajmërojnë protesta dhe bllokime rrugësh dhe të zyrave të EVN në Gjorçe nëse nuk zgjidhet ky problem sa më shpejtë.
Po bëhemi dëshmitarë të një realiteti të hidhur dhe të një sistemi gjyqësorë gjithmonë e më të korruptuar. Po bëhemi dëshmitarë të drejtësisë së një anshme dhe të politizuar. Po bëhemi dëshmitarë të vdekjes së shpresës për një ardhmëri në vendin tonë. Aleanca për Shqiptarët gjithmonë ka qenë e zëshme për të gjitha padrejtësitë që në vazhdimsi po bëhen. Por, rasti “Zhvatja”, përfundimisht fundosi kredibilitetin e Prokurorisë Publike Speciale, ku e dyshuar kryesore është kryeprokurorja Katica Janeva për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe përfshirje në korrupsion. Potencojmë që ky ishte momenti goditës për qytetarët ku edhe humbi besueshmëria e tyre…
Ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e Ministrave të Kulturës në Paris, Republika e Francës, sot realizoi takim pune me zëvendësministren e Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë, Ozgul Ozkan Javuz. Në takim, bashkëbiseduesit u shprehen të kënaqur me marrëdhëniet e deritanishme ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Turqisë, të cilat karakterizohen nga fryma e miqësisë dhe traditës, si dhe përpjekjet e vazhdueshme nga të dyja palët për avancimin e tyre. U theksua se hapja e Qendrave Informative Kulturore në të dyja vendet do të mundësonte një frekuencë më të madhe…
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, e ftuar është drejtoresha e MALMED njëherit anëtare kryesie e “Alternativa”, Visara Riza. ◾ Pse gratë nuk kanë guximin e mjaftueshëm të inkuadrimit në politikë? Ndiqeni përgjigjen e Visara Rizës më poshtë:
Në prag të 40 vjetorit të kompanisë udhëheqëse të ushqimit në botë me hulumtimet e saja shkencore u konfirmua që ushqimi i ushqyerjes me Herbalife është një dietë optimale në luftën kundër mbipeshes. Ndërmarrja kryesore në botë e ushqimit, Herbalife Nutrition, vitin e ardhshëm feston 40 vjet të ekzistencës në treg. Në prag të jubileut të madh dje në Shkup në hotelin “Marriot” u organizua një veprimtari solemne edukative që fliste për stilin e jetës së shëndetshme dhe iniciativën globale dhe fushatën “Nutrition for Zero Hungar”. Drejtori i Herbalife Nutrition dhe përgjegjësi për rajonin e Evropës Juglindore, Goran Nikoliç, foli…
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, e ftuar është drejtoresha e MALMED njëherit anëtare kryesie e “Alternativa”, Visara Riza. ◾ Sa është e vështirë si grua te jesh ne pozitë vendimmarrëse? Ndiqeni përgjigjen e Visara Rizës më poshtë:
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, e ftuar është drejtoresha e MALMED njëherit anëtare kryesie e “Alternativa”, Visara Riza. ◾ Sa shqiptarë punojnë brenda agjencionit tuaj dhe sa janë ata të avancuar në pozita? Ndiqeni përgjigjen e Visara Rizës më poshtë: