Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është Ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski. Ja si ju përgjigjet Spasovski akuzave të BDI-së, se ai vendos “sherifë lokal” në poste kyçe të MPB-së:
Author: Emad
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është Ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski. A do të jetë kryeministër teknik Oliver Spasovski? Ja përgjigja e tij:
Sot në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti në #Almakos, i ftuar është Ministri i Punëve të Brendshme, njëherit nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski. Pse ka post – blloqe policore në Haraçinë, Gërçec dhe Batincë? Oliver Spasovski tregon ekskluzivisht për “Target”:
Nesër në emisionin “Target” nga Emad Mehmeti, i cili transmetohet çdo të hënë nga ora 19:00 në Almakos, i ftuar është Oliver Spasovski. Me Ministrin e Punëve të Brendshme, njëherit nënkryetar i LSDM-së, Oliver Spasovski, do të flasim për gjendjen e sigurisë ne vend, reformat që janë ndërmarrë në këtë institucion të rëndësishëm, por sigurisht edhe për zgjedhjet e 12 Prillit të vitit 2020. Për këto dhe shumë të tjera flet ekskluzivisht nesër për emisionin “Target” në #Almakos prej orës 19:00, Oliver Spasovski.
Partia e Afrim Gashit “AlternAtivA” ka vazhduar me aktivitetet e saj në terren, ku sonte në mënyrë solemne për kryetar të Forumit Rinor – dega e Tetovës unanimisht u zgjodh Argjend Amiti. Me këtë rast para rinistëve tetovarë fjalë rasti kishin ministri i Kulturës, Hysni Ismaili, Sekretari i Përgjithshëm, Skender Rexhepi – Zejdi dhe anëtari i Kryesisë Qendrore, Daim Luçi.
Për mos pasje rrymē në fshatin Gërçec të Komunës së Sarajit për më shumë se 3 ditë ka reaguar kryetari i partisë “Alternativa”, Afrim Gashi. Më poshtë ua sjellim reagimin e plotë të Afrim Gashit: “Duke pasur mirëkuptim për EVN dhe për problemet me të cilat ajo përballet në terren – kërkojmë nga kjo kompani që publikisht dhe saktë të përcaktoj se për çfarë defekti me “karakter më të rëndë” bëhet fjalë, e i cili pamundësuaka qe vetem fshati Gërçec të mos mund të furnizohet me rrymë elektrike. Duke i mbështetur kërkesat e banorëve gërçecas kerkojmë nga EVN-ja të tregojnë…
Rudolf Marku Kritika letrare ka kohë që bëhet përherë e më tepër, pjesë e gazetave të ditës (ditore a javore), ndryshe nga ajo traditë kur ajo, botohej nëpër revista të specializuara, a nëpër libra kritikë a studimorë…Me raste të rralla, studiuesit letrarë dhe kritikët të brezit pas viteve ’90, ata që konsiderohen të tillë, janë autorë pa libra të botuar. Një fenomen i tillë ka arsyet e veta, besoj arsye nga më të ndryshmet, të cilat gjithsesi qëndrojë në atë zonë që F. Nietzche e konsideronte si, përtej së mirës e përtej së keqes. Shpesh studimet letrare të botuara nëpër…
Kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi, i shoqëruar nga deputeti dhe njëherazi nënkryetar i partisë, Nexhbedin Kahremani, sot kanë realizuar takim me ambasadorin gjerman në vend, z. Tomas Gerberih. Gjatë takimit u bisedua për situatën aktuale në vend dhe rolin konstruktiv e harmonizues të shtetit gjerman në proceset integruese të vendit. Gjithashtu, në takim u bisedua edhe për situatën reformuese të Bashkimit Europian dhe zgjerimin e tij me vendet e Ballkanit Perëndimor. Ambasadori gjerman, z.Gerberih, e falënderoi kryetarin Gashi për rolin konstruktiv të AlternAtivA-s në proceset euro-atlantike të vendit. Në fund të takimit të dyja palët u dakorduan që edhe në…
Tani më është e njohur se në RMV ekzistojnë dy lloje të drejtësisë apo më mirë thënë të padrejtësisë. E para është ajo që vjen në pyetje kur duhet të gjykohet një shqiptar i zakonshëm e që për fat të keq ka me qindra raste të tilla, ku shqiptarët gjykohen, dënohen e mbahen nëpër burgje për vepra që asnjëherë nuk i kanë kryer. Ndërsa e dyta është ajo “drejtësia” e njëanshme që bën lojëra të ndryshme, vetëm për ti ruajtur nga dënimet politikanët e korruptuar që e kanë vjedhur shtetin dhe e kanë zhytur në borxhe duke e drejtuar vendin…
Nga Kim Mehmeti EVN-ja e keqpërdorë pafuqinë e banorëve të Gërçecit – dhe jo vetëm të tyren – e të cilët nuk i mbron askush, as komuna as shtetit ku jetojnë. E që ndoshta bëhet me qëllim që kështu të zbrazen vendbanimet shqiptare. EVN –ja e di se banorët e këtushëm – dhe jo vetëm ata – nuk kanë përfaqësues të denjë komunal e as shtetëror, andaj shpikin ‘defekte’ për t’i shantazhuar e për t’i dënuar kolektivisht banorët e atyshëm. Është e vështirë të dëshmohet, por unë u besoj spekulimeve se vet drejtuesit e EVN-së i organizojnë sulmet mbi ekipet…
Më poshtë ua sjellim informacionin e plotë të EVN dërguar mediave për mospasje rrymë në Gërçec: “Historia në fshatin Gërçec është e vjetër disa vite dhe përsëritet gjithnjë kur fillon ulja e temperaturave. Një pjesë e banorëve nuk lejojnë të rikonstruohet dhe modernizohet rrjeti distributiv, ilegalisht lidhen në pjesën e rrjetit që është i rikonstruktuar dhe gjatë temperaturave më të ulëta dhe rritjes së konsumit vijojnë defekte. Ekipet e Elektrodistribucija vazhdimisht dalin në terren ngase atje gjenden rreth 20% e banorëve të cilët rregullisht i paguajnë faturat dhe për ata sigurohet furnizim me energji elektrike. Mirëpo menjëherë pas mënjanimit të…
Ashtu siç kishim konstatuar më parë, se Gjykata e Apelit nuk është në shërbim të drejtësisë, këto ditë kjo gjykatë përsëri dëshmoi se vetëm drejtësisë nuk i shërben. Lirimi i Katica Janevës në burg shtëpiak është dëshmia më e mirë se sa është i instrumentalizuar sistemi i drejtësisë në vend dhe sa është i etur për reforma ai. AlternAtivA, si parti që edhe vet ka qenë viktimë e këtij sistemi, e dënon vendimin e Apelit dhe konsideron se qëndrimi i Janevës në shtëpi në kohën kur shqiptarët kalben në burgje është pasqyra më e mirë e shtetit të padrejtë, në…