Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbështetur ish-zëvendëskryeministrin Avdullah Hoti, si kandidat për kryeministër të Qeverisë së ardhshme të Kosovës. Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një konferencë për media u shpreh se gjithë anëtarët e kryesisë kërkuan që ai të jetë kryeministër. Por tha se nuk është në gjendje fizike për të marrë këtë përgjegjësi.
Author: IM
Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 41 raste të reja me koronavirurs, njoftojnë nga Ministria e Shëndetësisë, përcjell SHENJA. Në bazë të qyteteve: Shkup-17, Kumanovë-11, Prilep-5, Tetovë-3, Kavadar-1, Gostivar-1, Kriva Pallankë-1, Kërçovë-1 dhe Negotinë -1. Personi i evidentuar në njësitin Negotinë është banor i Demir Kapisë. Me këtë numri i të infektuarve me Kovid-19, ka arritur në 1300. Në 24 orët e fundit janë bërë 649 testime. Janë shëruar 29 pacientë. Prej tyre katër kanë qenë në spital dhe 25 të cilët janë shëruar në kushte shtëpiake. Pacientë e shëruar janë evidentuar në: Shkup-21, Manastir-3…
Në organizimin e UNESCO-s sot u mbajt takimi i parë virtual i Ministrave të Kulturës së vendeve anëtare kushtuar ndikimit të krizës shëndetësore të shkaktuar nga pandemia e virusit KOVID 19 në sektorin kulturor, në të cilin morri pjesë edhe Ministri Hysni Ismaili. Në takimin virtual që në të vërtetë paraqet vazhdimin e Forumit të Ministrave të Kulturës të mbajtur në 19 nëntor 2019, ministrat informuan për masat e iniciuara ose të ndërmarra në kuadrin e politikave të tyre nacionale dhe shkëmbyen mendime në lidhje me hapat e ardhshëm që do të merren në nivelin rajonal dhe ndërkombëtar në mënyrë…
Duke u gjendur në vigjilje të muajit të madhëruar të Ramazanit, AlternAtivA përfiton nga rasti që të gjithë besimtarëve myslimanëve t’ua urojë fillimin e agjërimit dhe të lutet që agjërimi të jetë i pranuar dhe muaji i Ramazanit të kalojë në përkushtim e devotshmëri. E duke qenë në kushte të pandemisë, gjithnjë duke i respektuar rekomandimet për izolim dhe distancë sociale, por edhe duke i pasur parasysh nevojat e besimtarëve për iftar dhe syfyr, AlternAtivA propozon që, gjatë Ramazanit, orari i orës policore çdo ditë (përfshirë edhe fundjavën) të jetë nga ora 21.00 deri në orën 05.00. Në këtë mënyrë…
BDI nuk është e njoftuar me përmbajtjen e nismës së LSDM-së dhe deri më tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje, kumtuan për MIA-n nga partia duke potencuar se të gjitha vendimet duhet të merren me konsensus të përgjithshëm dhe mbështetje të gjerë. Deputetët e LSDM-së dhe PRSD-së mbledhin nënshkrime për konvokim të seancës në Kuvend që të konfirmohen vendimet e presidentit të shtetit për situatë të jashtëzakonshme për shkak pandemisë me Kovid 19. “Ne nuk jemi njoftuar me përmbajtjen e nismës të LSDM-së dhe deri tani nuk është kërkuar mbështetje apo konsultim për këtë çështje. Lidhur…
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se pasi të gjitha partitë, pos Vetëvendosjes, janë shprehur pro formimit të Qeverisë së re pa shkuar në zgjedhje, do t’ia japë mandatin atyre që mund të formojnë shumicën parlamentare. “Si rrjedhojë e diskutimeve, si dhe duke marrë parasysh që të gjitha partitë e përfaqësuara në Kuvend, me përjashtim të njërës, janë për formimin e Qeverisë së re, ndodhemi para pyetjes: Si rrjedhojë e vullnetit tuaj që vendi të ketë qeveri të re të dalë nga zgjedhjet e 6 tetorit, duke respektuar në tërësi dhe përpikëri Kushtetutën e Republikës së Kosovës,…
Kryeministri teknik Oliver Spasovski, në konferencë për shty tha se lufta kundër koronavirusin është në majën e saj. Ai tha se kjo gjendje do të zgjasë, ndërsa se sa do të zgjas varet edhe prej çdonjëri prej neve. “Në seancën e sotme, në bazë të analizave dhe rekomandimeve të Komisionit për sëmundje ngjitëse, MSH dhe ISHP, kemi marrë vendim për lehtësimin e disa prej masave restriktive. Në këtë mënyrë, kufizimet do të ulen, por kujdesi do të shtohet. Masat e deritanishme janë krijuar duke e parë parasysh pikun. Masat dhanë rezultate. E mbajmë ulët lakoren e të infektuarve dhe kemi…
Rreth 30 deputetë nga LSDM-s[, PRSD, grupi i pavarur i VMRO-DPMNE-së, Aleanca për Shqiptarët, Alternativa dhe PDSH janë nënshkruar në nismën e grupit të deputetëve të LSDM-së për thirrje të mbledhjes së Kuvendit, ku do të konfirmoheshin dy vendimet e presidentit të shtetit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme në shtet prej nga 30 ditë për shkak të pandemisë me Kovid-19. Kjo nismë e LSDM-së nuk e ka mbështetjen nga partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE, as nga BDI, e cila, ndërkaq, lë hapësirë së pari ta shohë nismën e më pas të prononcohet. Kryetari i Parlamentit, Talat Xhaferi gjithashtu…
Numri i të infektuarve nga virusi korona vazhdon të shënoj rënie. Nga 660 teste të realizuara brenda 24 orëve, vetëm se 28 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19, me çka numri i të infektuarve në vendin tonë ka arritur në 1269. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup, gjithsej 11. Në Prilep janë 9 të infektuar ndërsa në Kumanovë dhe Tetovë nga 2. Gjatë 24 orëve të fundit, një person nga Shkupi ka ndërruar jetë duke e çuar numrin e të vdekurve në 56.
Dr. AGIM G. ZEQIRI* Të gjithë ata që do ta lexojnë këte tekst, nuk janë mjekë, andaj e pashë të rrugës t’i sqaroj disa detaje. Virusi futet në qelizën e shëndoshë të organizmit. Në qelizë fut edhe ARN dhe ADN e vet (acidin e vet dezoksi dhe ribo-nukleinik). Qeliza i ka këta dy acide në strukturat e saja dhe tani bëhen nga dy! Në këte moment fillon riprogramimi dhe riprodhimi i qelizës amë (pritëses) dhe ajo tani bëhet gjenerator i prodhimit dhe e shumimit të viruseve. Çdo qelizë e jona është e lidhur ngushtë me sistemin imunitar. Në rast se…
Numri i veprave penale është zvogëluar dukshëm pas vendosjes së orës policore në gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Ministri i MPB-së, Naqe Çulev zbuloi se te veprat penale të vjedhjes së rëndë ka rënie prej 45 për qind ndërsa për vepra penale të mashtrimit ka ulje prej 60 deri 65 për qind, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai sqaroi se është ulur numri i aksidenteve në komunikacion dhe aksidentet me pasoja janë zvogëluar me 50 për qind. Ministri Çulev gjithashtu propozoi që të vendoset orar i ri në orën policore, gjegjësisht ora policore të fillojë nga ora 19:00./G. Express
Ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencë për shtyp, ka thënë se në bazë të analizave vendin jonë ka amortizuar me sukses rritjen e numrit të personave të infektuar me koronavirus, raporton SHENJA. “Keni rritje lineare, strategjia jonë ka dhënë rezultat. Të gjithë vendimet të cilët me rekomandim të MSH dhe Komisionit që i ka sjellë qeveria kanë dhënë rezultatet. Dëshirojë të shprehë falënderim tek qytetarët që respektuan masat. Rekomandimet janë se masat duhet të qëndrojnë në fuqi deri sa të mos jemi të sigurt se e kemi kaluar kulmin. Por analizat më të reja, dhe projeksione tregojnë se janë…

