Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese ka vendosur ta pezullojë deri më 29 maj dekretin e presidentit Hashim Thaçi për çështjen e mandatarit për formimin e qeverisë së re. Kurti, përmes një komunikate për media, ka thënë se Qeveria vlerëson aprovimin e kërkesës së deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje për pezullimin e dekretit të Presidentit. Por, sipas tij, ky pezullim nuk e prejudikon vendimin përfundimtar të Gjykatës dhe nuk duhet entuziazmuar. “Është tejet e rëndësishme që të mos entuziazmohemi, të rrimë të fokusuar në drejtim të qëllimit tonë për menaxhimin sa më të mirë të…
Author: IM
Nga dita e nesërme kafiteritë në qytetin e Gostivarit do të mund ti shërbejnë klientët e tyre përmes mënyrës “Merr & shko”, këtë e bëri të ditur Kryetari I Komunës së Gostivarit në një deklaratë dhënë për mediat. Kafiteritë do të punojnë deri në fillimin e orës policore. Ndryshe, Kryetari Taravari u shpreh se nga java tjetër do të kërkoi që kafiteritë të hapën dhe tëp resin klientët e tyre dhe brenda, por gjithmonë duke u siguruar që të respektohet distanca sociale e rokomanduar prej 2 metrave.
Politikani dhe publicisti i njohur nga Kosova, Veton Surroi, duke analizuar zhvillimet e fundit politike atje thotë se kjo është një tentativë antiligjore dhe antikushtetues që sipas tij do të dështojë me sukses. https://www.youtube.com/watch?v=wVlt_UbOrYY&feature=emb_title Për RTV Ora, ai thotë se nëse krijohet një qeveri e re pa u shprehur më parë Kushtetuesja do të kemi një realitet të ri me dy qeveri. Orkestrues të gjithë kësaj situate sheh presidentin Hashim Thaçi. “Për faktin që letërkëmbimi mbetet sekret do të thotë se ka nevojë për tu fshehur, në demokraci nuk ka nevojë për tu fshehur. Një qeveri e re që synon…
Sulmin nga huliganët në Kuvend më 27 prill 2017 deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi e kujton shumë të trishtë dhe ngjarje që nuk do donte të përsëritet asnjëherë. Ai në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA tha se në momntin kur huliganët sulmonin deputetët, ai vetë ka qëndruar përpara kryetarit të partisë së tij Ziadin Sela për ta mbrojtur nga sulmet, por në një moment kur atë e kishin tërhequr zvarrë kishte humbur kontaktin fizik me Selën. Sipas Rashidit, ngjarja e 27 prillit megjithatë ka ndikuar në anëtarisimin e vendit në NATO dhe hapjen e negociatave aderuese me BE-në.…
Nuk kemi qenë të informuar për rrjedhën e seancës parlamentare dotën që ndodhi sulmi i përgjakshëm në Kuvend më 27 prill, tha ish deputeti i Aletrnativës, Zeqirija Ibrahimi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA. Ai shtoi se kur kanë dalë nga Kuvendi i kanë shpëtuar për 2 minuta turmës së tërbuar të cilat kishin kaluar barrikadat e policisë dhe kishin gjuajtur me shishe deputetët asokohe të Lëvizjes BESA. “Ne nuk e dinim se çfarë po gatuhej, thjesht ishte befasi se në u larguam prej sallës sikur çdo ditë tjetër, në përfundim të asaj mbledhje të cilën e dimë se si…
Padia penale kundër kryetarit të Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski sot ka arritur në Prokurorinë Themelore Publike -Kumanovë, kanë konfirmuar nga Prokuroria Publike e RMV-së. Prokuroria ka shpërndarë me tej padinë tek prokurori kompetent për procedurë të mëtejme. Nga atje thonë se prokuroria do të ndërmarr të gjitha masat në drejtim të kontrollimit të të thënave në padi. SPB Kumanovë ka ngritur padi deri tek Prokuroria në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal për “Mosveprim sipas procedurave shëndetësore gjatë kohës së pandemisë”. Sipas Ligjit, për këtë padi parashihet denim deri me një vit burg.
Duke përdorur inteligjencën artificiale, një studim i bërë nga një universitet në Singapor ka llogaritur kohën se kur mund të marrë fund koronavirusi në vendet e prekura në botë. Mes vendeve që janë analizuar nga studimi i kryer nga Universitetit të Teknologjisë dhe Dizajnit të Singaporit është edhe Shqipëria. Sipas të dhënave të publikuara, Shqipëria mund të ketë zero raste të reja me virusin korona rreth datës 2 gusht. Ndërsa, në të gjithë botën, sipas të dhënave të llogaritura me anë të inteligjencës artificiale, epidemia e koronavirusit mund të marrë fund plotësisht më 2 dhjetor të këtij viti. Më shpejt…
https://www.youtube.com/watch?v=boJrG8Qpm14&feature=emb_title AlternAtivA po e ndjek në vazhdimësi gjendjen e krijuar si rezultat i pandemisë së shkaktuar nga virusi Covid-19 dhe është e angazhuar me krejt kapacitetin dhe resurset e saj në gjetjen e mënyrave me të cilat mund të zbutet kriza shëndetësore dhe veçmas, ajo ekonomike. Me këtë rast sot po i prezantojmë para opinionit më të gjerë, ndërsa – përmes ministri tonë – ato do ti dorëzohen edhe Qeverisë së Republikës së Veriut. Masat të cilat po i propozojmë kanë për qëllim krijimin e lehtësimeve, stimulimin e ekonomisë dhe zbutjen e deficitit buxhetorë. Masat e reja që AlternAtivA i…
“Sistemi arsimor, duke filluar nga ai fillor, i mesëm ose edhe i lartë, nuk arrin t’i përmbushë në tërësi planifikimet mësimore dhe nxënësit nuk arrijnë t’i fitojnë njohuritë e duhura dhe të parapara sipas programeve lëndore”, tha Lulzim Aliu nga AlternAtivA. Sipas tij gjysmëvjetori i dytë, në shkollat fillore dhe të mesme, ose semestri veror, në universitete, nuk do të arrijë ta përmbushë realizimin e plotë të programeve të parapara mësimore ose studimore. Edhe pse Qeveria e Maqedonisë së Veriut, konkretisht Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka paraparë disa masa që nënkuptojnë realizimin e mësimit në distancë (mësimi on-line), siç…
Ministri i Kulturës nga radhët e AlternAtivA-s, Hysni Ismaili, sot u dërgoi mesazh urimi drejtuesve të Presidencë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), duke uruar 10-vjetorin e saj. “Bota dhe Ballkani janë dëshmitarë të sukseseve të Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB) në sferën kulturore dhe sociale. Ky sukses dëshmohet edhe nëpërmjet programit arsimor “Bursat e Turqisë”. Me këtë rast, më lejoni që t’jua uroj 10-vjetorin e YTB-së, duke dëshiruar dhe shpresuar në sukseset e së ardhmes”, thuhet në telegram urimin e ministrit të Kulturës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr. Hysni Ismaili.
Kulmi i Kovid-19 ka kaluar dhe ka qenë para 10 ditëve, kur ka pasur 107 raste të reja të personave të diagnostikuar, vlerëson mikrobiologu, prof. dr. Nikolla Panovski. “Nuk pres të ketë numër më të madh të personave të infektuar, respektivisht të dëshmuar pozitivë dhe nuk do të thotë se numri 1.600 do të ishte kulmi, nëse tani kemi nga 20 ose 30 në ditë, ndoshta edhe më pak. Mendoj se po fillon lakorja të ulet, se ka kaluar ky kulm, pothuaj jam i sigurtë. Normalisht se ministri është më i rezervuar, sepse ai është më përgjegjës dhe mund ta…
I ftuar në TV21 Kreu i Kuvendit Talat Xhaferi ka folur për iniciativën e LSDM-së e të firmosur nga 35 deputetë të të gjitha partive parlamentare, përveç VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së, që kanë kërkuar rimbledhjen e parlamentit për të konfirmuar dy vendimet e Presidentit për shpallje të gjendjes së jashtëzakonshme. Xhaferi tha se ai ka qenë ndër të parët që është përgjigjur dhe ka dhënë qëndrim juridik-institucional për këtë çështje dhe për pasojat që mund të prodhonte një veprim i tillë. Në ClickPlus kryeparlamentari tha se nuk dëshiron të jetë pjesë e debateve ndërpartiake andaj edhe ka vendosur që deri në…

