Në vandalimin kufitar Bllacë është shkaktuar tollovi e pakuptimtë dhe marramendesë që shkakton pritje me orë të tëra, raporton Almakos. Më poshtë ua percjellim fotografitë e bëra në këto çaste në kete vendkalim, që tregon se assesi politikanë tanë nuk ia dolën të na shpetojnë nga kufijt shqiptaro – shqiptar po ato i bëjnë edhe me te patejkalueshëm!/Almakos
Author: Emad
Qeveria e drejtuar nga LSDM ka miratuar ribalancin e buxhetit për vitin 2019 dhe me këtë vazhdon kthimi i parave tek qytetarët dhe kompanitë, ribalanci i buxhetit ka për qëllim që të alocojë në ato pika ku nuk janë shfrytëzuar, në pjesët ku sigurohet zhvillimi i ekonomisë etj, kështu ka deklaruar Fatmir Bytyqi kryetar i komisionit për financa në LSDM.
Është nënshkruar të premten në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë në Prishtinë, një memorandum bashkëpunimi në fushën e regjistrimit të bizneseve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, raporton Anadolu Agency (AA). Në një konferencë të përbashkët me drejtoreshën e Agjencisë për Regjistrim të Bizneseve në Kosovë, Nexhmie Selimi dhe drejtoreshën për Biznes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Marija Bushkofska, u tha se me sistemin e ri elektronik të gjitha bizneset janë duke u pajisur me numrin e tyre unik. Selimi tha se ky memorandum do të forcojë sistemin e të dyja vendeve drejtë regjistrimit sa më të…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka dekoruar me “Medaljen e Guximit” 8 pjesëtarë të Brigadës zjarrfikëse territoriale të Qytetit të Shkupit. “Medalja e Guximit” iu nda për guximin dhe sakrificën e treguar të jashtëzakonshme gjatë kryerjes së detyrave në përballjen me stuhinë e zjarrtë gjatë zjarrit në Komunën e Kisella Vodës në Shkup, me ç’rast kontribuoi për nxjerrjen me kohë të banorëve të rrezikuar. Në vigjilje të Ditës së Pavarësisë, 8 shtatori, theksoi presidenti Pendarovski, akti i tyre heroik është “një çast i bashkimit për të gjithë ne si qytetarë”, duke i uruar për profesionalizimin dhe…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi ka organizuar pritje solemne me rastin e 8 Shtatorit, Ditës së pavarësisë së vendit. Përpos presidentit të shtetit, Stevo Pendarovski, dhe kryeministrit Zoran Zaev, ftesës së kryeparlamentarit Xhaferi iu përgjigjën një numër i madh i ministrave, deputetëve aktual dhe të mëparshëm, ambasadorëve, përfaqësues të gjyqësorit, akademikë dhe përfaqësuesve të bashkësive fetare nga Maqedonia e Veriut. Në fjalimin e tij, Xhaferi tha se që nga pavarësia, vendi ka përjetuar shumë ngjarje “të bukura por jo edhe aq të bukura”, duke shtuar se sot Maqedonia e Veriut është shtet i qytetarëve…
Komisioni i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve me 13 vota pro dhe asnjë kundër ka votuar sot për shkarkimin e Katica Janevës si udhëheqëse e Prokurorisë Speciale Publike, raporton Anadolu Agency (AA). Fillimisht, deputetët votuan që seanca të jetë e mbyllur, pasi raporti që duhej shqyrtuar, e që ishte përpiluar nga Këshilli i Prokurorëve, ishte konfidencial. Kështu, në punën e komisionit mund të merrnin pjesë vetëm deputetët që kanë certifikatë të sigurisë. Ilija Dimovski, kryetar i Komisionin për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, para fillimit të seancës tha se do të donte që seanca…
Neziri me shoqërin e tij shkuan ne liqenin “Matka”, që të freskohen në këto temperatura të larta, por fatkeqësisht nga një kërcim i lartë, ai u lêndua në gurët që ishin poshtë ujit. Ky aksident tragjik e beri Nezirin te pa levizshem ne moshen me te mire. ? Neziri esht i operuar ne unazen e 5 dhe për momentin eshtë i palëvishem por tash problemin më të madh e ka me frymemarrjen, me çka frymë merr nëpërmjet aparatit edhe ka nevoje për intervenim, dhe pas kësaj aj duhet të dërgohet ne rehabilitim per këmbët dhe duart. Për problemin e frymëmarjes…
Sot ministri i Kulturës i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dr Hysni Ismaili, ishte në vizitë pune në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, ku u prit nga drejtori i këtij instituti, Dr. Skender Asani Ministri Ismaili dhe drejtori Asani biseduan për zhvillimin e projekteve të Institutit, të cilat janë mbështetur nga Ministria e Kulturës, me ç’rast ministri i Kulturës u zotua se Ministria e Kulturës do të vazhdojë ta mbështesë Institutin në projektet kulturore dhe, veçmas, në mbrojtjen e trashëgimisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Edhe drejtori Asani, nga ana e tij, e falënderoi Ministrin për vizitën…
“A thua kush po e flet te verteten, Ali Ahmeti apo Jusuf Bilalli deshmitari i ngjarjes (djali i te cilit u pla gos) ???”, ky është komenti i deputetit dhe nënkryetarit të LSDM, Muhamed Zekiri, lidhur me dasmën fatale në Reçicë të Vogël muaj më parë, ku pësuan dy të rinj, ndërsa gishti për të shtënat u drejtua tek deputeti i BDI-së, Xhevat Ademi. Zekiri ka thënë se në këtë rast duhet të besohet dëshmitarit të ngjarjes që i pësoi djali apo Ali Ahmetit. Reagimi i tij vjen pasi që kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka komentuar rastin. “Janë organet…
“Hetim Ndërkombtar nuk duan të ket për neve për shkak se nuk duan me u zbardh e vërteta. Na shitën si dikur që shitnin Gladiatorët, tani po mundohen me bo ekstradimin ton për me mbyll kët çështje dhe për të mos dal asnjiher tradhtia që na patën bër, dhe me mbet kjo pun plot me dilema e thashetheme. Por kushdoqofshin ata që mundohen ta bëjn kët gjë, qofshin politikan apo individ e kan gabim. Duam vetëm Hetim Ndërkombtar, djemt ma të mir që i kishte shqiptaria u vran aty, un dua vetëm të zbardhet e vërteta dhe të dalin në…
Shkruan: Ridvan Xhaferi PËRKUJTIM NË NJËVJETORIN E VDEKJES SË VËLLAIT DHE SHOKUT TONË, HOXHË SEAD AJRULI, ALLAHU E MËSHIROFTË! Sot një vit, më 04.09 2018, pikërisht në çastet e ezanit të sabahut, në Stamboll ishin momentet e fundit të ndarjes nga kjo dynja dhe udhëtimit drejt ahiretit të hoxhës Sead Ajruli, Allahu e mëshiroftë. Në pamundësi të gjetjes së fjalëve që mund t’i themi për ndarjen tënde prej kësaj bote, i vetmi ngushëllim do të mbetet “e vërteta e përjetshme”, siç thotë Allahu i Madhërishëm: “Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen” dhe “Të gjithë jemi të Allahut dhe te Ai…
Sot është njëvjetori i vdekjes të humanitit të madh, Sead Ajruli. Sead Ajruli lindi më 17 dhjetor të vitit 1974 në fshatin Kamjan të rrethinës së Tetovës. Shkollimin e mesëm e ndoqi në medresenë “Isa Beu” në Shkup në vitet 1989-1993, për të vazhduar pastaj studimet në Arabinë Saudite, në fakultetin “Al-Imam” në Riad, të cilin e përfundoi në vitin 2005. Pas përfundimit të studimeve, u kthye në vendlindje për të filluar kontributin e tij për vendin dhe shoqërinë. Së bashku me teologë dhe shokë të tjerë, ai u aktivizua në Shoqatën Kulturore “Vizioni M”, ku jepte kontributin e tij…