Pjesë nga ligjerata e III-të e Akademisë Politike Alternativa. Çfar janë funksionet dhe si i shohin njerëzit e AlternAtivA-s funksionet shtetërore? Ligjerues: Asaf Ademi – ish Ministër i kulturës i RMV-së. https://www.facebook.com/315207821853410/posts/4016796038361218/?vh=e&d=n
Author: IM
“Do të presim. Deri në takimin e liderëve do të kemi vendim nga Gjykata Kushtetuese. Por unë nuk besoj se Gjykata Kushtetuese kur një herë ka sjell vendim se shpërndarja e Kuvendit është kushtetuese, tani do të sjellë vendim tjetër. Personalisht nuk besoj, tha kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev në një intervistë për Tv 24. Ai shtoi se edhe Mickoski është kundër Kuvendit kështu që Kuvend s’do të kemi, po ashtu edhe kryeparlamentari Xhaferi nuk është dakord për kthimin e Kuvendit. Zaev beson se periudha më e mirë për zgjedhje është mesi i qershorit. Ai thotë se rreth 30 ditët…
Amanet ju lë nëse nuk pritoni të ma shkruani emrin në rërën e detit, dhe dy vargje mi shkruani me shkrimin e saj. Në krihet e valeve të ketë epope të pa mbaruar dhe arena e kafazit të jetë e hapur. Përmendore nuk dua…! Nëse në kurrizin e qytetit gjeni një shkop vendosni afër kokës sime. Amanet nënshkrimet e juaja mos i lini, mund të komunikoni fshehurazi deri në sosjen e emrit timë. Atje poshtë e lartë, pa skena të zbehta nën mbrëmjen, nën qiellin e pastërt ju krijoni trupa të rinjë. ( Yllka Domi) Kjo poezi i është dorëzuar…
Po bëhen 21 vjet nga vrasja e zyrtarit të lartë të LDK-së, profesor Fehmi Agani. E lidhur me këtë, përmes një shkrimi në Facebook, djali i Fehmi Aganit, Mentori ka bërë një njoftim të rëndësishëm. Ai thotë se me qëllim të parandalimit të përhapjes së mëtejme të pandemisë, si familje kanë vendosur që nesër të mos e organizojnë ceremoninë e përkujtimit. Ja shkrimi i tij: LAJMERIM Ju lajmerojme qe me qellim te parandalimit te perhapjes se metejme te pandemise, si familje kemi vendosur qe neser te mos e organizojme ceremonine e perkujtimit te 21-vjetorit te vrasjes se babait tone, Fehmi…
Sot, Komisioni i Venedikut i është përgjigjur Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, në lidhje me kërkesën për opinion në raport me kompetencat e Presidentit. Kjo kërkesë u dërgua në Komisionin e Venedikut pasi që u publikua Dekreti i Presidentit dhe para vendimit për vendosjen e masës së përkohshme nga Gjykata Kushtetuese. Pasi Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim për vendosjen e masës së përkohshme deri më 29 maj, duke e pezulluar veprimin e Dekretit të Presidentit, dhe meqë Gjykata po e trajton këtë çështje, Komisioni ka vlerësuar që të respektojë vendimarrjen e Gjykatës Kushtetuese, pasi veçse ka vepruar. Ne e mirëpresim…
Në takimin të cilin sot e kishte kryeministri Oliver Spasovski me Tomas Gerberih, ambasador i Gjermanisë i cili e përfundon mandatin e tij në vendin tonë, u përshëndetën hapat historik të vendit në proceset demokratike, marrëdhëniet e mira fqinjësore, anëtarësimin në NATO dhe prespektivat e hapura evropiane me vendimin e BE-së për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë të Veriut me Bashkimin Evropian. Siç informoi shërbimi qeveritar për informim kryeministri Spasovski shprehi falënderim deri te kancelarja Merkel, deri te Qeveria gjermane, ambasadori Gerberih dhe Ambasada gjermane për mbështetjen e madhe në të gjitha proceset specifike të vendit tonë, për…
Një ditë para samitit virtual në Zagreb në të cilin liderët e vendeve të BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor duhet ta konfirmojnë “perspektivën e qartë të BE-së” për rajonin, Brukseli përkujton se 3.3 miliardë euro ndihmë të cilat arrijnë për luftën kundër pandemisë janë lëndë e kontrolleve shumë të ashpra nga ana e BE-së. Ky samit në Zagreb nuk do të fokusohet në zgjerimin drejt rajonit, sqaruan diplomatët evropianë sot, pjesërisht për shkak të krizës sanitare, e pjesërisht edhe për shkak se zgjerimi u trajtua në kuadër të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së. Edhe pse secili lider është…
Kohë më parë Zv. Kryeministi, Bujar Osmani, nga radhët e BDI-së pat deklaruar bujshëm nëpër mediume se ai është i gatshëm të shkojë kudo që të këtë nevojë për të mjekuar pacientët me virusin COVID-19, qoftë edhe në fshatra të largëta si LLabunishta apo Shipkovica. Por kjo nuk po ndodh në Klinikën për sëmundje infektive në Shkup aty ku ka më së shumti nevojë për trajtimin e këtyre pacientëve. Në këtë Klinikë prej javësh janë angazhuar shumë mjekë nga Klinikat tjera në Shkup që nuk janë fare infektologë por Bujar Osmani nuk ka shkuar të ndihmojë. Janë një grumbull mjekësh…
Gazetari dhe redaktori në Kanal 5, Goce Mihajloski i cili u diagnostifikua me koronavirus, ka përshkruar në profilin e tij në Facebook ditët se si është ballafaquar me sëmundjen e rrezikshme. Ai ka falënderuar të gjithë personelin mjekësor për ndihmën gjatë kësaj periudhe, ndërsa ka apeluar që të mbahen maska dhe të mbahet distancë. “Në shtëpinë familjare në Prilep virusi “ka hyrë” kah fundi i marsit. Fundjavën 28-29 mars isha në vizitë te prindërit, as 24 orë të plota. Atëherë ora policore ishte nga ora 16:00. Më vonë u tregua se ajo është edhe takimi i fundit me babanë tim.…
Mospajtimet mes Bullgarisë nuk do të jenë temë e bisedimeve në Samitin e nesërm BE-Ballkani Perëndimorë, por BE-ja thekson se do të bëj çmos të ndihmoj që të kalohen dallimet mes Shkupit dhe Athinës. Kjo u tha sot nga ana e një diplomati të lartë të BE-së, i cili është i përfshirë në përgatitjen e samitit të nesërm. “Do të bëjmë gjithçka që është e mundir që t’i lehtësojmë marrëdhëniet ndër fqinjësore, me qëllim që ta anëtarësojmë rajonin në Evropë, por një pjesë e punës duhet të vije nga vet rajoni, të provoj problemet t’i zgjidh vetë. Gjithkund ka probleme…
Epidemiologu Dragan Danillovska në itnervistë për TV24 ju bëri thirrje atyre personave që nuk besojnë coronavirusin të shkojnë në spital dhe të shohin se si duken të sëmurë dhe se si humb jetën nga virusi i rrezikshëm. “Të gjithë ata që nuk besojnë, që mendojnë se është një lloj teatri në nivel botëror, ju bëj thirrje të shkojnë në Klinikën Infektive dhe të shohin se si duken të të sëmurë dhe si vdiset nga Covid-19”, tha Danilovski, përcjell Telegrafi Maqedoni. Ai theksoi se nevojitet kohë që të lehtësohen masat dhe të shihet reagimi pas lehtësimit të masave, dhe më pastaj…
Javën e fundit Ministria e Shëndetësisë ka raportuar për më shumë persona të shëruar nga Covid-19, se sa raste të reja të të infektuarve, me çka situatën e vlerëson si inkurajuese. E Qeveria po mendon për zbutjen e masave shtrënguese. Zëvendëskryeministri, Bujar Osmani tha se është koha që ora policore dhe mbyllja e bizneseve të zëvendësohet me një kombinim të zgjuar të masave të buta. “Unë mendoj se ora policore duhet të zëvendësohet me masa të buta, tash paraqitet një sfidë për shkak se është muaji i agjërimit dhe është traditë që gjatë darkës njerëzit të mblidhen shumë te njëri-tjetri.…

