Liderët e partive politike në takimin e sotëm tek presidenti Stevo Pendarovski nuk arritën konsensus për të caktuar datë për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare. Pas përfundimit të takimit, liderët janë dakorduar që javën e ardhshme përsëri të ketë takim të tillë. Ndërkohë, i pari që ka dhënë një konferencë për shtyp ka qenë kryetari i ASH-së, Ziadin Sela. Ai tha se nuk ka rënë ende dakord për një datë definitive për zgjedhjet dhe sot janë informuar për gjendjen me koronavirusin në vend dhe hapat që do të ndërmerren në ditët në vijim, ndërsa javën tjetër do të ketë një takim…
Author: IM
Sot mbushen 10 vjet nga vrasja e Harun Aliut, komandant Kushtrimit dhe tre shokëve të tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni. Harun Aliu, ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili u vra në Radushë disa vite më parë, gjatë kohës që ishte në arrati ndërsa krkohej nga MPB, ka dhënë dy intervista me informacione të rëndësishme. Intervistat atëkohë janë publikuar në gazetën “24 orë”, raporton Almakos. Një nga pyetjet e gazetarit kishte qenë: Ju thoni se në momente vendimtare ka pasur obstruksione dhe skenare për të ju anashkaluar. Pse dhe si ndodhi kjo? Harun…
“Ky zedhenesi i rezilit Sulejman Rexhepi huxhum te hapen xhamit njeher, tash huxhum besimtaret mos te shkojne xhami… ccc Ka e ke kiblen o Bujar Osmani???” – shkruan Muhamed Zekiri nënkryetar i LSDM. Ky reagim i Zekirit vjen pasi sot, Bujar Osmani, Zëvendëskryeministër dhe koordinatori kryesor i shtabeve të krizës për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, në prag të hapjes së paralajmëruar të xhamive prej nesër, inkurajoi besimtarët që të mos shkojnë në xhami deri sa të jetë stabilizuar gjendja me virusin Kovid-19.
Zëvendëskryeministri dhe koordinatori kryesor i shtabeve të krizës për parandalimin e përhapjes së virusit Kovid-19, në prag të hapjes së paralajmëruar të xhamive prej nesër, inkurajon besimtarët që të mos shkojnë në xhami deri sa të jetë stabilizuar gjendja me virusin Kovid-19. “Ne nuk kemi asnjë mënyrë për të mbyllur xhamitë. Nuk ka mundësi kushtetuese dhe ligjore që shteti të mbyllë objektet. Kjo është çështje bashkëpunimi, marrëveshje midis institucioneve. Unë do t’i inkurajoj njerëzit të mos shkojnë, sepse derisa të jemi të sigurtë se situata është përmirësuar aq shumë sa të mund të hyjnë në atë fazë të dytë”, tha…
Nën moton “Të gjithë ne që mendojmë se kjo duhet të marë fund, të gjithë që jemi të vetëdijshëm”, të dielën më 17 maj do të mbahet protestë para qeverisë. Protesta do të zhvillohet nga ora 12 deri ora 14, thuhet në njoftimin e postuar në grupin e krijuar me këtë rast në facebook. Organizatorë të protestës janë Emilija Bogatinova dhe Marigo Iseni.
“Sot, bëhen 5 vite nga Rasti i Kumanovës kur Maqedonia ndërmori akt klasik terrorist dhe rrafshoi me tokë shtëpitë e shqiptarëve në Lagjen e Trimave! U premtuan ekspertë të huaj që do e zbardhnin Tradhtinë e Madhe në Kumanovë, e në ndërkohë gjitha u harruan dhe të dënuarit me shumë vite burg dhe me burg të përjetshëm ‘kalben’ nëpër burgjet e Maqedonisë! Rasti i Kumanovës nuk zbardhet sepse këtë nuk e duan funksionarët shqiptarë që i morrën në qafë trimat e ardhur nga Kosova!”, ka deklauar mes tjerash në “Këndi i Kimit” tek Syri TV, shkrimtari Kim Mehmeti.
“ Unë kam mirëkuptim për ata që për shkak të pikëve politike nga disa herë “e çelnin kufinin”, madje kur u kërkohej, e arsyetonin “Shkupin 2014” dhe thoshin se “luani i VMRO-së është simbol shqiptar” dhe ashtu “zbatonin” reforma për Gruevskin, ndërsa tash, duke luajtur për Zaevin “e luftojnë” korrupsionin dhe “e europianizojnë” shtetin, duke u bërë zëdhënës të kujtdo që e kanë shef, ama kjo nuk është e mjaftueshme të flasin edhe për temën e xhamisë dhe të bëjnë krahasime anakronike komuniste “pse jo shkolla, por xhamia?”. Jo se temat e tjera i dinë, ama për këtë kanë të…
Nga e hëna Sektori për Punë të Brendshme në Ohër do të nisë bisedat informative lidhur me manifestimin e Shën Gjergjit në Strugë. Qeveria në mbledhjen e mbrëmshme kërkoi nga MPB-ja që t’i gjejë organizatorët dhe të procedohen penalisht. Kryeministri teknik, Oliver Spasovski kërkoi nga Kisha Ortodokse Maqedonase të mbaj përgjegjësi për veprimet e fundit, ndërsa BFI-së i bëri thirrje të shqyrtoj vendimin për hapjen e xhamive më 12 maj. Nuk ka organizatë fetare dhe politike apo individ që mund të mos i respektojë vendimet e Qeverisë. Këto vendime janë mburojë e jetës së qytetarëve. I bëj apel ta shqyrtojnë…
“ Ku janë ato çka i kritikojnë hoxhallart dhe shërbëtorët e xhamijave që nuk ju ndalet goja duke thën se i rjepet popullatën tu ju mar pare per shërbime pse tash nuk reagojnë me shkrujt ata ose naj shkrime napër portale se si po ja kalojn hoxhallarët kta dy muaj e sidomos ket muaj te shejte te Ramazanit pa asnje te ardhur apo mos vallë janë ngop me kënaqësit e tyre djallëzore duke thënë “shuj se hoxhallarët e hangrën kësaj here” pa dyshime se jo ngase thirja që bëjn per Zotin paguhet nga Zoti dhe jo nga eurot dhe denart…
Para pak minutave ka përfunduar mbledhja e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. Për shkak të rritjes së numrit të infektuarve, jo zyrtarisht Aleat-m mëson se konstatimi i përbashkët ka qenë që të mos ketë lehtësim të masave shtrënguese. Anëtarët e Komisionit kanë kërkuar që për lehtësime të flitet pas ditës së hënë.
Shkruan: Emad MEHMETI #Retro: Ky shkrimi është botuar për herë të parë më 9 Maj 2018 Në mëngjesin e 9 Majit të vitit 2015 banorët e Lagjes së Trimave në Kumanovë u zgjuan mes krismave dhe terrorit psikologjik. Po përballeshin me një luftë të vërtetë. Vetëm se nuk e dinin se kush me kënd po lufton. Me vazhdimin e luftimeve zgjatej ankthi tek ta, dhe përderisa numëronin tik – taket e orës, plumbat me breshëri përshkonin nëpër dritare e gjithandej shtëpive. A thua kush po sulmon? Me siguri pyetnin ndër vete banorët e kësaj zone. Por, nuk ishin vetëm banorët…
https://www.youtube.com/watch?v=13gkdRcfmX4&feature=emb_title Në shkurt të vitit 2019 kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti bashkë me ish zëvendësministrin e shëndetësisë Asim Musa u thanë banorëve të Sarajit se shumë shpejt do të bëhen me poliklinikë. Asim Musa ish-zëvendësministër i shëndetësisë: “Projekti për poliklinikën e Sarajit është futur si prioritet në Ministrin e Shëndetësisë. Në buxhetin e vitit 2019 janë ndarë mjete me vlerë 40 milion denarë. Projekti është i gatshëm i reviduar. Blerim Bexheti Kryetar i Komunës së Sarajit: “Duke pasur parasysh që kemi punuar dhe kemi qenë në komunikim permanent me të gjitha institucionet dhe sot konstatuam se kemi kryer…

