Author: IM

Lirimi i masave kufizuese për qytetarët nga ana e Qeverisë, mosrespektimi i rekomnadimeve të Qeverisë nga ana e qytetarëve dhe rritja e numrit të madh të testimeve, janë faktorët kryesorë që çuan në rritjen e numrit të të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, vlerëson Edmond Ademi nga LSDM-ja në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA. “Kemi një rritje të numrave ashtu që siç edhe raportohen nga institucionet shëndetësore, por nga ajo që edhe vet ministri i Shëndetësisë por edhe Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në pres konferencën e para disa ditëve që e kishin e sqaruan pse në këtë moment na ndodhën…

Lexo më Shumë

Veturën e vjedhur sot pasdite në Prishtinë, Policia e Kosovës e ka gjetur afër kufirit me Maqedoninë e Veriut, kurse personi i dyshuar për vjedhje e kishte braktisur veturën për t’iu shmangur arrestimit. Në orët e pasdites në lagjen Kodra e Trimave, sot rreth orës 15:00 është vjedhur një veturë, e cila ishte parkuar për pak caste pranë trotuarit. Mirëpo, pas pak orësh policia ia ka dalë ta gjejë veturën në një në nje lokacion në Komunën e Vitisë afër kufirit me Maqedoninë e Veriut. Gjetjen e veturës e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.…

Lexo më Shumë

Sonte, në emisionin “Intervista” në T7, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Në pyetjen e gazetarit se çfarë promovon koalicioni Alternativa & Aleanca për Shqiptarët, lideri i Alternativës Gashi u përgjigj: “Koncepti ynë ka të bëjë me premtime të kapshme dhe jo me ide të mëdha dhe fiktive. Misioni ynë politik ka të bëjë me zgjedhjen e problemeve reale me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë: ekonomia e zhvilluar, arsimi cilësor, shëndetësia efikase, shteti i së drejtës – shteti për të gjithë”. Gashi ka shtuar se Gashi: “Kryeministri shqiptar në Maqedoni” si babadimri për fëmijët, ndërsa duke folur…

Lexo më Shumë

Morëm disa mesazhe nga opinioni, nga besimtarët që në Bashkësinë Fetare Islame duhet të bëhen ndryshime, sidomos në Muftinitë e BFI-së dhe në vetë kreun e këtij institucioni fetar. Në këtë mënyrë i ka komentuar zhvillimet e fundit në institucionin më të lartë fetar në vend, kreu I ri I BFI-së Shaqir Ef. Fetai në intervistën e parë për Klan Debat. Por, a kanë marrë fund ndasitë në këtë institucion fetar, pas zgjedhjes së Shaqir Fetahut në krye të BFI-së, duke marrë parasysh se ekziston një grupim me një të parë, i cili pretendon se ai është I pari I…

Lexo më Shumë

“ Mungesa e mirëqenies sociale dhe ekonomike është nxitësi kryesor i shpërnguljes së të rinjve, ndërsa kjo – përveç si problem demografik – paraqet edhe problem politik”, ka thënë për T7, kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Sipas tij, “beteja e Alternativës do të zhvillohet në këtë drejtim – qëndrimi i të rinjve në vendin e tyre, por edhe që prezenca jonë të mos jetë vetëm shifër, por edhe faktor politik”, ka përfunduar Gashi.

Lexo më Shumë

Në kuadër të kritikës suaj shoqërore, theksin e vendosni në institucionet të cilat janë/duhet të jenë kompetente për organizimin e komunitetit mysliman në Maqedoni. Sipas jush, çfarë nuk shkon me këto institucione, çfarë duhet të ruhet e çfarë të ndryshohet në to? Shkruan: Ismail BARDHI Institucionet fetare, shpeshherë, ia mbyllin dyert besimit të drejtë, respektivisht ia ndalojnë hovin. Por, megjithatë, ne duhet ta konsiderojmë këtë çështje me konsiderata të veçanta. Nuk është e kotë se pas ndryshimeve të mëdha dhe luftërave të këtij qindvjeçari, çdo pushtet, çdo politikë, ka kërkuar që ta ketë nën kontroll institucionin e fesë. Habia më…

Lexo më Shumë

Sonte, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë Sekretari i Përgjithshëm i AlternAtivA-s, Skender Rexhepi – Zejdi. “Çfarë bëri BDI gjatë 18 viteve qeverisje? Kjo është pyetja themelore. Prandaj kërkesa e BDI-së për postin e kryeministrisë është shpikje për mbijetesë politike. BDI nuk mund ta shpëton veten nga humbja e thellë dhe prandaj do të përfundojë në opozitë”. Madje Zejd Rexhepi tha se ss në kohën e Rankoviqit nuk kemi pasur kaq shpërngulje të shqiptarëve – BDI fajtore e shpënguljes së shqiptarëve “BDI jeton në utopi politike. Kjo parti nuk flet për parandalimin e shpërnguljes, për…

Lexo më Shumë

Drejtori i Qendrës së Shëndetit Publik në Shkup, Arben Ziberi, në një konferencë për shtyp tha se për momentin numrin më të madh të të prekurve dhe klastereve e kemi në komunën e Çairit me 169 raste aktive dhe kjo ka ardhur menjëherë pas festës së Bajramit, ku 16 raste ka pasur vetëm sot nga 67 raste në të gjithë Shkupin. Ai tha se më parë komunat problematike në Shkup ishin Karposhi, Aerodromi edhe të tjerat. Ai tha se 90 për qind e rasteve përbëhet nga 20 klasterë, nga 3 deri në 22 pjesëtarë për çdo klaster. Lajmi i mirë…

Lexo më Shumë

Pandemia nuk ka ndërpre aktivitetet e koalicionit Aleanca për Shqiptarët-Alternativa në Tetovë. Kështu thonë kryetarët e dy shtabeve zgjedhore të këtyre partive në Tetovë, Shkodran Demiri dhe Arif Musa. Ata jan në kontakt dhe koordinim të vazhdurshëm që vazhdimin e fushatës ta presin sa më të përgatitur. Demiri dhe Musa thonë se strukturat e koalicionit zgjerohen vazhdimisht, kurse anëtarësimet e reja janë të ditë përditshme. “Vazhdimisht kemi thirrje edhe nga diaspora prej ku bashkëatdhetarët interesohen lidhur me të rejat e fundit për datën e zgjedhjeve, si dhe për procedurat për ardhje në vendlindje. Numër i madh i tyre janë të…

Lexo më Shumë

“Dilema “hamletiane” në prag të zgjedhjeve tek ne, sa i përket një grupi njerëzish me bekgraund intelektual ose gjysmë-intelektual është: “A t’i marr edhe këto lekë prej BDI-së e të them nje-dy fjalë për idenë mashtruese të kryeministrit shqiptar apo ta mbështes një ndryshim të klasës politike shqiptare, i cili shpresojmë se edhe mund të sjellë ndryshim pozitiv në shoqërinë shqiptare në RMV?” Mbi të gjitha, ideja për kryeministrin shqiptar do të jetë një letër lakmuesi se kush nga analistët “e pavarur”, “profesorët e respektuar” dhe “intelektualët me nam” janë futur në “pllaten spisak” të BDI-së për ta mbrojtur atë…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Ali Ahmeti edhe sot vazhduan fushatën e nisur ditë më parë për zgjedhjen e Kryeministrit shqiptar për herë të parë në Maqedoninë e Veriut. Ata këtë inicativë e nisën mburrshëm, ndërsa nuk na treguar se është një ide e vjedhur e stërvjetëruar që daton nga viti 2014, e cila për së pari herë ishte prezantuar nga Menduh Thaçi i PDSH-së, raporton Almakos. Me çka, atë kohë (Marsi i vitit 2014) kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kërkonte mbështetje në zgjedhjet presidenciale dhe ato të parakohshme parlamentare, për t’u bërë, siç ka thënë ai, Kryeministër i shqiptarëve…

Lexo më Shumë