Lagja e Trimave në Kumanovë sonte është mbushur me grafite: Pse J0 700 mijë nëna! Pse jo Harun Aliu?, si kundërpërgjigje ndaj fuahatës së BDI-së.
Author: IM
Veprimtari shqiptar në Nju Jork, Ylber Pilku, i cili ka lidhje të fuqishme në Senatin dhe Kongresin amerikan, ka bë një paralajmërim shqetësues për zhvillimet politike në Maqedoni. Pilku është në mesin e veprimtarëve mjaft të informuar në diasporën shqiptare. Me siguri në bazë të informacioneve që posedon, në kolumnën e tij të fundit ai thotë se në shtabet zgjedhore të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së janë instaluar “ekspertë të Putinit” për propagandë, të cilët kanë për qëllim të shkaktojnë tensione në Maqedoninë e Veriut, njëjtë sikur po shkaktohen nga Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi. “Putinin si duket shumë shpejt…
Shitja e zyrave partiake në Qendrën Tregtare Mavrovasja, si duket nuk ka qenë biznesi i vetëm i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti. ish kryetari i degës së LSDM-së në Shkup, Lupço Palevski, për të cilin thuhet që posedon edhe shumë “bomba” ka prezantuar dokumente për të cilat thotë se dëshmojnë pasurinë dhe bizneset që i posedon kryetari i BDI-së në Zvicër dhe ne Angli. Dokumentet i ka prezantuar në emisionin “Qendra”, ku përmend edhe Bujar Osmanit, të cilit Palevski i ka dhënë afat prej shtatë ditëve që të pranojë kompaninë e regjistruar në Zvicër.
Duke komentuar për idenë e BDI-së për kryeministri shqiptar, lideri i LSDM-së Zoran Zaev, në emisionin Click Plus tha se Ahmeti ishte 8 vjet me Gruevskin në Qeveri, por NATO nuk ndodhi. Ai tha se edhe zyrtarizimi i gjuhës shqipe u bë kur erdhi LSDM në Qeveri. Zaev shtoi se BDI në këtë mënyrë do të shkon opozitë, sepse po ofendon intelektin e qytetarëve.
Sot në zyrën e OKH “Merhamet” për një vizitë ishte kryetari i Forumit Ndërkombëtar për të Drejtat e Njeriut, Qenan Seadini, ku u prit nga kryetari i OKH “Merhamet”, Ridvan Xhaferi. Arsyeja e kësaj vizite ishte diskutimi i mundësive të bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave, fushat e mundshme të bashkëpunimit, si dhe për kapacitetet bashkëpunuese. Kryetari i FNDNJ-së, Seadini, shfaqi gatishmërinë e tij për të zhvilluar modalitete kooperuese në temën e drejtave të njeriut, trajnimeve të ndryshme për të rinjtë në këtë temë, kurset e ndryshme e kështu me radhë. Edhe Ridvan Xhaferi, nga ana e tij, shfaqi gatishmërinë e OKH…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe është kundër vazhdimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Ai u shpreh se nuk do të merren masa tjera shtrënguese dhe se nuk ka nevojë të ndryshohet strategjia. Filipçe kujtoi edhe një herë për përdorimin e maskave dhe shmangien e grumbullimeve. Ai beson se zgjedhjet më 5 korrik nuk do të paraqesin rrezik.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka komentuar idenë e BDI-së për kryeministrin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai ka thënë se partia e tij është e gatshme për një marrëveshje, por vetëm nëse ajo bëhet publikisht para shqiptarëve. “Sepse nuk duroj më thika pas shpine nga Ali Ahmeti, kam duruar goxha”, është shprehur Sela në emisionin “Rruga drejt” që transmetohet sonte në Alsat. I pyetur se kur do të mbahen zgjedhjet, ai tha se po bëhen negociata që votimet të mbahen më 12 ose 15 korrik. “Më duket se LSDM-ja po lëviz në atë drejtim që ta çojë…
Nga Kim Mehmeti Jo sot, por gjithmonë, shqiptarët e Maqedonisë kanë mundur të kenë një nga tre postet më të larta shtetërore. Por për këtë duhej të kishin politikanë shqiptarë që nuk do vraponin drejt selive të partive fituese maqedonase ende pa përfunduar zgjedhjet parlamentare, por që do thoshin: Ne nuk duam pushtet, pa pasur shtet! Andaj është ofenduese për shqiptarët e Maqedonisë kur për Kryeministrin shqiptarë angazhohet kryevasali që dy dekada me radhë, besnikërisht u shërbeu partive maqedonase – kryetari i BDI-së, ai që nuk kërkoi përgjegjësi nga ata që e botuan Enciklopedinë ofenduese për shqiptarët, ai që donte…
Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për çështje evropiane tha se është i shqetësuar nga rritja e numrit të infektuarve të ri nga korona virusi dhe sipas tij arsyeja kryesore për rritjen e numrit janë mos respektimi i masave për mbrojtje nga Covid-19. -Jam i shqetësuar nga numrat e ri të rasteve të reja, jam i shqetësuar se kjo ka ndodhur në një komunë të dendur siç është Çairi. Unë personalisht nuk pajtohem që 2,3 orët që janë bërë lehtësime të lëvizjes gjatë festës së Bajramit janë shkak për të rritjen e të infektuarve me Covid-19. Arsyeja është mos respektimi i masave për…
Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 175 raste të reja me Kovid-19 dhe atë në: Shkup-131, Kumanovë – 24, Shtip-2, Prilep-2, Tetovë-5, Strugë-2, Veles-4, Ohër-1, Gostivar-2, Sveti Nikole 1, ndërsa janë shëruar 18 pacientë. Gjatë 24 orëve të fundit nga Covid19 kanë vdekur 5 persona edhe atë, 3 në Shkup, 1 në Prilep dhe 1 në Gostivar.
Analisti maqedonas Sasho Ordanovski vlerëson se ideja e kryetarit të BDI-së për kryeministër shqiptar mund të jetë e koordinuar me VMRO-DPMNE-në, si strategji për rikthim në pushtet të koalicionit mes këtyre dy partive. Si bazë për dyshimet e veta, Ordanovski përmend heshtjen e plotë të VMRO-DPMNE-së lidhur me këtë ide, si dhe të gazetarëve dhe analistëve të afërt me VMRO-DPMNE-në, që zakonisht krijojnë histeri antishqiptare edhe për çështje shumë më të vogla se ideja për kryeministër, transmeton Gazeta Lajm. Idenë për “kryeministrin shqiptar” Ordanovski e krahason me idetë e mëhershme të BDI-së për presidentin konsensual dhe me Platformën e Tiranës,…
“Ëndrrën” të cilën sot e shpalosi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një konference për media, e ka komentuar profesori, Nazmi Maliqi, i cili ka thënë se para se të kërkon kryeministrin, Ali Ahmeti duhet tu kërkojë falje shqiptarëve, raporton Almakos. Më poshtë ua sjellim shkrimin e plotë të Maliqit: Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti kërkon postin e kryeministrit shqiptar ??? Me mire do te ishte ai, t’i kërkonte falje populli shqiptarë, për 18 vite në pushtet, pse po boshatisen trojet shqiptare, në Republikën e Maqedonisë së veriut. Vallë, pse politikanët shqiptarë të periudhës së fundit, u treguan kaq të…

