Ende asnjë epilog për plagosjen e të riut Ardian Bilalli në Reçice të Vogël. Për këtë vepër dyshohet deputeti i BDI-së Xhevat Ademit. Ndonëse rasti ndodhi më 30 korrik të vitit të kaluar, lënda është ende në procedurë hetimore. Sot në prokurori u thirr vetë i plagosuri Ardian Bilalli. Pas daljes nga prokuroria, Bilalli u ankua se rasti i tij po zvarritet pa ndonjë arsyetim. https://youtu.be/EQoMRHq1mG8
Author: IM
Ministria e Shëndetësisë informon se nga 1348 testime të realizuara gjatë 24 orëve të fundit, 182 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Sipas qyteteve 107 raste janë regjistruar në Shkup, në Kumanovë-14, Shtip-4, Tetovë-23, Strugë-5, Manastir-2, Ohër-6, Gostivar-4, Strumicë-1, Koçani-1, Berovë-1, Resnje-13, Negotinë- 1. Instituti i Shëndetit Publik ka regjistruar 33 pacientë të shëruar brenda 24 orëve. Sipas qyteteve, pacientët e shëruar janë nga Shkupi-22, Dibra-1, Shtipi-1, Prilepi-1, Tetova-1, Velesi-2, Manastiri-1, Koçani-2, Shën Nikollë-1, Kërçovë-1. Gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe 6 pacientë me koronavirus. Numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar me Covid-19 në vendin tonë shkon…
Artan Grubi thotë që emrin e kandidatit për kryeministër shqiptar, do ta publikojnë kur të dëshirojë partia e tij. – Emrin do ta themi atëherë kur të vendosim ne që ta themi. – Sot e kemi përgatitur një letër të cilin ia dërgojmë universiteteve, akademikëve tanë të nderuar, shoqatave joqeveritare dhe duam ti kyçim në procesin me daljen me një emër të përbashkët, që të gjithë ato të propozojnë emra deri tek ne dhe bashkërisht ta zgjedhim kandidatin. E Xhaferi kërkon përkrahjen edhe të partive tjera shqiptare. Apeli im është që ne të krijojmë platformë të përbashkët, që bashkërisht pas…
Disa gurbetçarë që janë nisur nga Gjermania për në Maqedoni sot të revoltuar shprehen se shteti i Maqedonisë nuk i lë të kalojnë në kufi edhe pse kanë test negativ nga COVID-19 duke mos ua pranuar. Ata thonë se kanë udhëtuar 2000 kilometra dhe se kjo është e turpshme se si mund të na kthejnë mbrapsht.
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk e ka mirëpritur idenë e Lëvizjes Vetëvendosje që të ketë shtrirje si subjekt partiak edhe në Maqedoninë e Veriut. “Deri tani kemi pasur gjashtë parti në Maqedoni. Copëtohet elektorati shqiptar”. “Kam konsideratë për të gjitha partitë në Kosovë, edhe në Vetëvendosje”, është shprehur Ahmeti. “Do të isha jashtëzakonisht mirënjohës që nëse kanë vërejtje në këto politika që kam drejtuar, le t’mi thonë si shoku –shokut”. “Por është e drejtë legjitime që kushdo që të hapë parti, mund ta bëjë atë”. A i frikësohesh fitores së Vetëvendosjes në Maqedoninë e Veriut? “Janë qytetarët ata që…
Koalicioni AlternAtivA – ASH, tashmë fuqishëm kanë filluar që të përgatiten në terren, për zgjedhjet parlamentare të 15 korrikut. Sonte, në degën më të fuqishme të AlternAtivA-s dhe ASH-së ,dega e Tetovës, u zhvillua takim koordinativ mes ministrit të Kulturës nga Alternativa, Hysni Ismaili dhe nënkryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Vullnet Ferati. Gjatë takimit në fjalë, u bisedua mbi ecurinë e mëtutjeshme të aktiviteteve në terren dhe përgatitjen sa më tē fuqishme të koalicionit Alternativa – ASH në zonën 6 zgjedhore. Ndryshe, anketat e fundit dhe aktivizimi i fuqishëm i koalicionit tregon se Alternativa – ASH do të jetë forca…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe gjatë paraqitjes së tij të sotme theksoi se për momentin Komisioni për Sëmundje Infektive vlerëson se nuk ka nevojë për rikthimin e masave restriktive, por që nuk përjashtohet si mundësi rikthimi i kësaj mase nëse trendi i rasteve të reja me koronavirusin e ri vazhdon të rritet. “Për momentin nuk vjen parasysh rikthimi i masave restriktive, por nuk mundem ta përjashtojë mundësinë…absolutisht. Epidemiologët mendojnë se me këtë qasje intenzive në analizën e kontakteve, testimin dhe futjen në izolim në periudhën e ardhshme do të ketë rezultat. Tani vatra është kryesisht në Shkup dhe Tetovë, më…
Marigona Xhemali nga Shkupi prej gati një jave nuk ka asnjë informacion zyrtar nga Spitali 8 Shtatori për gjendjen e gjyshes së saj 77 vjeçare e infektuar me koronavirus, shkruan gazeta LAJM. Gjithë familja Xhemaili është e brengosur ndërsa gjithcka që dijnë për gjendjen e të afërmes së tyre, janë informacionet që i marrin nga disa miq brenda spitali. 24 vjecarja nga Shkupi, kërkon që të ketë me tepër transparencë nga autoritetet shëndetësore. Pas reagimit të saj në rrjetet sociale, Marigona ka marrë mesazhe edhe nga persona tjerë që kanë raste të ngjashme. Në familjen e Margionës i infektuar është…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, bëri të ditur se Komisioni për Sëmundje Infektive, në seancën e sotshme, duhet të rishikojë protokollet e reja, sipas të cilëve, ambientet e hotelerisë do të jenë në gjendje të punojnë edhe pas orës 22:00. Deri tek Komisioni janë dorëzuar edhe kërkesa të tjera për ndryshime në lidhje me ambientet e hotelerisë, përfshirë edhe atë për të ulur maksimalisht katër persona në tryezë nëse janë familje. Sërish, siç theksoi Bekteshi, fjala e fundit do t’i jepet Komisionit dhe vendimi i tij, do të respektohet, në fakt rekomandimi. “Sot, Komisioni për Sëmundje Infektive do të mblidhet…
Janë publikuar rezultatet e një anketë të zgjeruar që tregojnë rejtingun e partive në Maqedoni, shkruan nezavisen.mk. Sipas kësaj ankete, LSDM ka rejting 20 për qind dhe për 4 për qind është para VMRO-DPMNE-së me 16 për qind, transmeton Gazeta Lajm. Njëjtë si për Vmro-DPMNE, anketa tregon rezultat jo të mirë edhe për BDI-në e Ali Ahmetit. Te partitë shqiptare udhëheq koalicioni ASH-AAA me 6.2 për qind, kurse BDI ka rejting 5.9 për qind. Anketa është realizuar nga 30 maji deri më 6 qershor, përmes telefonit. Te gjitha rezultatet e anketes se publikuar nga Nezavisen.mk, mund t’i lexoni ne kete…
Alternativa e përshëndet vendimin e sotëm të Qeverisë për hapjen e kufinjve, mirëpo mbetet e pakënaqur me procedurat shoqëruese të këtij vendimi. Për neve janë të papranueshme dhe të palogjikshme masat aktuale aktive, të cilat edhe pas dëshmisë së mërgimtarëve se nuk janë të infektuar me Covid 19, duke ofruar PCR test jo më të vjetër se 72 orë, ata prapë duhet të duhet vetizolohen për 14 ditë. Për neve kjo masë është tendencioze, sepse ashtu synohet të pengohet ardhja e mërgimtarëve, sigurisht nga frika e rezultatit zgjedhor. Me këtë rast përsërisim se vota e mërgimtarëve dihet se në çfarë…
“Në prag të zgjedhjeve parlamentare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, të gjitha subjekteve garuese jua përcjell urimet e mia për fushatë dinjitoze dhe zgjedhje korrekte e demokratike. Me këtë rast, meqenëse ditët e fundit në media po përmendet emri im si kandidat për pozitën e Kryeministrit, dua të sqaroj gjithë opinionin se ashtu siç kam deklaruar edhe në të kaluarën, krahas biznesit unë mbetem i përkushtuar në sferën e filantropisë si dhe tek aktivitetet e mia në strukturat drejtuese të diasporës sonë. Angazhimi në jetën politike nuk ka qenë dhe nuk është në planet dhe ambicjet e mia. Kontributi…

