Author: IM

Shkruan Naser Selmani Cila është trashigimia politike e kandidatit të BDI-së për kryeministër, Naser Zyberi? Vrasja dhe dhunimi i shqiptarëve në Bit Pazar të Shkupit në vitin 1992 për motive banale! Burgosja e dhjetra shqiptarëve për afera imagjinare të armëve të vitit 1993! Vrasja, rrahja dhe arrestimi i shqiptarëve për arsimim e lartë në gjuhën shqipe në vitin 1995! Vrasja e 3 dhe plagosja e 135 shqiptarëve në protestat e vitit 1997 në Gostivar për çështjen e flamurit. Për gjashtë vjetë dhunë kundër shqiptarëve, Naser Zyberi ka qenë deputet në Parlamentin e Maqedonisë dhe ministër në qeverinë e Branko Cërvenkovskit!…

Lexo më Shumë

Prej nesër Maqedonia e Veriut hap kufijtë pa kushte, respektivisht pa karantinë dhe pa test PCR. I pyetur për personat që tashmë janë në karantinë, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe theksoi se ekspertët juridikë po kërkojnë zgjidhje ligjore që personat në fjalë të lirohen nga karantina shtetërore ose nga vendimi për vetizolim. “Kërkohet mënyra ligjore me të cilën njerëzit që janë në karantinë, që kanë vendim për vetizolim që kanë kaluar kufijtë, të lirohen nga izolimi dhe nga karantinat shtetërore. Juristët ditëve të fundit punojnë intensivisht në këtë drejtim, janë afër zgjidhjes”, tha mes tjerash ministri Filipçe”.

Lexo më Shumë

Ish kryetari i Shoqatës së Gazetarëve, Naser Selmani me një status në rrjetin social fejsbuk ka reaguar në lidhje me nominimin e Naser Zyberit nga ana e BDI-së për kandidat për kryeministër. Ai thotë se do të ishte e natyrshme që të njëjtin person ta kishte nominuar Branko Cërvenkovski sesa Ali Ahmeti. “Naser Zymberin për kryeministër më e natyrshme do të ishte ta promovonte Branko Cërvenkovski sesa Ali Ahmeti”, ka shkruar Selmani në fejsbuk. Edhe një numër i madh i analistëve kanë kritikuar faktin që BDI ka propozuar Zyberin për kandidatë për kryeministër duke thënë se ai është një figurë…

Lexo më Shumë

Rexhepi tha se ideja e BDI-së për kryeministër shqiptar është defokusim dhe ije nga problemet reale më të cilat ballafaqohen shqiptarët si dhe defokusim nga dështimet e BDI-së brenda këtyre 18 viteve sa ka qenë në pushtet. “Ne e kemi për obligim të dëshmojmë se PR jonë dallon nga ato. PR jonë është të mos merremi me çështjet të asnjë individi kudër të BDI-së. Të merremi me problemet keqmenaxhuese deri më sot. Profesoresha më pyet çfarë i mungon Çairit. Është komuna më e dendur në Evropë me vulën e BDI-së”, tha Zejd Rexhepi. Ai tha se në shekullin 21 është…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut Ali Ahmeti ka kërkuar ndaljen e propagandës dhe shpifjeve ndaj luftës çlirimtare të Kosovës, duke porositur se lufta çlirimtare do të ngadhënjejë gjithmonë dhe se rrugën e Kosovës dhe të popullit shqiptar nuk e ndalon asnjë ndërhyrje. Ahmeti ka reaguar ndaj inicimit të Speciales për aktakuzë kundër presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli për kinse krime lufte. Postimi i plotë: E kur bëhet mjaft?! Kur do të ndalet ky gjah ndaj luftëtarëve i mbështjellë me shpifje, propagandë, përndjekje dhe denoncime politike? Aq shumë misione,…

Lexo më Shumë

Kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit Alternativa – Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 15 korrikut, e ka filluar nga komuna e Bogovinës, me ç’rast realizoi takim koordinues për hapjen e Shtabeve Lokale në zonën 6 zgjedhore. I pranishëm në këtë takim kanë qenë edhe përfaqësuesit e koalicionit, kryetari i komunës së Bogovinës, Albon Xhemaili, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarët. Gjatë takimit koordinues me shefat e shtabeve dhe përfaqësuesit partiak, kandidati për deputet nga zona 6 zgjedhore i koalicionit AlternAtivA – Aleanca për Shqiptarët, Hysni Ismaili, mes…

Lexo më Shumë

Rinia e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar, nga sheshi i qytetit në mënyrë simbolike ka filluar fushatën parazgjedhore për Zgjedhjet e 15 Korrikut. Në një aktivitet të shkëlqyer konform masave kundër pandemisë, Rinia e Gostivarit dha porosi të fuqishme për përkrahjen e idesë së Liderit të BDI, z. Ali Ahmeti për Kryeministrin e parë Shqiptar. “Dikush dikur thoshte se Kosova nuk mund të çlirohet. Dikush dikur thoshte se në Maqedoni nuk mund të ketë Universitet në gjuhën shqipe. Dikush dikur thoshte që gjuha shqipe nuk mund të jetë gjuhë zyrtare, dhe se flamuri kombëtar shqiptar nuk mund të zyrtarizohet…

Lexo më Shumë

Një anketë e publikuar në TV Telma si duket ka nxjerrë simpatizuesit e BDI—së nga depresionk në të cilën kishin rënë pas anketave të instituteve amerikane IRI dhe NDI, si dhe pas refuzimit të Lazim Destanit që të futet në politikë. Kjo anketë tregon përparësi të vogël të BDI-së ndaj ASH-së, mirëpo kur ta kuptoni historikun e institutit M Prospekt që ka realizuar anketën, si dhe gabimet që i ka bë në të kaluarën, vështirë se do ti besoni rezultateve të anketës së publikuar sonte në Telma. Ky institut vazhdimisht favorizon BDI-në te partitë shqiptare, gjë që shumë bukur e…

Lexo më Shumë

Edhe pse mbahej super sekret emri i kandidatit për kryeministër nga BDI, Almakos arriti që për së pari herë të zbuloj emrin nga struktura të larta të BDI-së, se bëheh fjalë për ish funksionarin e lartë të PPD-së, Naser Zyberi. Më poshtë ua sjellim tekstin e plotë të publikuar sje nga Almakks: Nesër edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 5 korrikut, ndërsa po nesër pritet ë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nga Prespa, të shpallë emrin e kryeministrit të parë shqiptarë. Siç mëson Almakos nga burime të sigurta në BDI nesër për kryeministër nga kjo parti do të…

Lexo më Shumë

Nesër edhe zyrtarisht fillon fushata zgjedhore për zgjedhjet e 5 korrikut, ndërsa po nesër pritet ë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) nga Prespa, të shpallë emrin e kryeministrit të parë shqiptarë. Siç mëson Almakos nga burime të sigurta në BDI nesër për kryeministër nga kjo parti do të prezantohet ish – funksionari i lartë i PPD-së, Naser Zyberi. Burime të mirënformuara theksojnë se ky nominim do të ndodh me bekimin e Ahmetit, edhe pse u tha se do të jetë një kandidat mbi partiak, do të shihet se do pritet nga opinioni ky vendim partiak, raporton Almakos. Kush është Naser…

Lexo më Shumë

Sonte, në ambientet e Muzeut të Arteve Bashkëkohore në Shkup, përfundoi me sukses ceremonia e ndarjes së certifikatave për studentët pjesëmarrës në 16 ligjëratat online të realizuara nga Akademia Politike “Alternativa”. Gjatë këtij eventi solemn fjalë rasti para të pranishmëve kishin kryetari i Forumit të Rinisë së Alternativës, Afan Elezi, drejtori i Akademisë Politike, Dr. Bejtulla Demiri, studentja Vjollca Murtezi dhe, në fund, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. “Kapitali më i madh shoqëror është një shoqëri e shëndoshë dhe e moralshme, ndërsa këtë e pash tek gjithë ju që nga Likova deri në Strugë. Me themelimin e institucionit Akademia Politike…

Lexo më Shumë