Author: IM

“Na shpifin krejt disa analistë honoraristë kur thonë se “maqedonasit duan ta heqin BDI-në nga pushteti, sepse ajo është partia më e madhe shqiptare”. Ata harrojnë se ajo parti për 18 vite ka qenë “nacionallno bllago” e maqedonasve. Veç dilni kah sheshi i Shkupit dhe i shihni gjurmët. Car Dushani, Car Samoili, kuajt e luanët… Krejt ato e mbajnë vulën e BDI-së. Mbase nuk keni harruar se ajo parti më 2015 desh na bindi se luani i VMRO-së është simbol shqiptar. TASH është koha!”, shkruan Shefi i Shtabit Qendror të Alternativa, Bekim Sali.

Lexo më Shumë

Muhamet Zekiri ✅ Deri në fund të mandatit rrogën minimale e rrisim në 20.000 denarë. Do të jetë rrogë për 120% më e lartë prej 9.000 denarëve të DPMNE-së në vitin 2016. ✅ Rrogën mesatare deri në fund të mandatit e rrisim në 34.000 denarë. Treguam se kemi aftësi, dimë dhe mundemi ti rrisim rrogat shumë më shpejt sesa kundërshtarët tanë. ✅ E rrisim pragun e kthimit të TVSH-së mujore nga 600 në 800 denarë në muaj! Kthimi i parave tek qytetarët vazhdon edhe më shumë. ✅ Pensionet do të rriten bashkë me rrogat, në mënyrë të vazhdueshme. Pensionet më…

Lexo më Shumë

Lufta e ndershme e UÇK-së në vitin 2001 e bëri kthesën e madhe te shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Maqedonia nga një shtet i vetëm një etniteti u bë shtet edhe i shqiptarëve dhe i gjithë të tjerëve. Me ndryshimet Kushtetuese u vendos parimi i Badinterit, i cili iu garanton shqiptarëve në çfarëdo niveli që nuk mund të margjinalizohen nga vota e shumicës. “Me vendosjen e parimit të Badinterit, nënkuptohet që nuk guxon të ndodhë majorizimi i shumicës ndaj pakicës dhe me këtë rast në Veles dhe gjithë vendbanimet tjera në Maqedoninë e Veriut, shqiptarët janë të garantuar. Në këtë…

Lexo më Shumë

Ish kongresmeni amerikan Xhozef Diaogardi do t’i bashkangjitert fushatës së Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës. Këtë e njoftojnë nga partia e Selës, pas një tubimi të mbajtur në Nju Jork në të cilin ka marrë pjesë edhe Uilliam Uoker. “Është koha që shqiptarët në Maqedoninë̈ e Veriut të bëjnë̈ ndryshime, siç bëhen ndryshime në mbarë botën demokratike. Më vjen keq që me vite janë gënjyer nga garnitura e tyre në pushtet, e cila pas zgjedhjeve ka harruar premtimet e veta”, ka thënë Uoker në takim me diasporën shqiptare.

Lexo më Shumë

Në një takim me banorët e Komunës së Sarajit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot bëri prezantimin e kandidatit për kryeministër të parë shqiptar, Naser Zyberi për zgjedhjet parlamentare që do të mbahen me 15 korrik të këtij viti. Në fjalimin e tij, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti tha se edhe rajoni po dridhet për një ide pasi për dy javë rresht është duke u shkruar në shtypin e vendit dhe të rajonit. “Jo më larg se sot më parashtruan pyetje gazetarët pse tani ideja për kryeministër shqiptarë? Ju jam përgjigjur- pse JO TANI! Urdhëroni e përgjigjuni mua! A dal…

Lexo më Shumë

Edhe shokët e afërt distancohen nga Naser Zyberi, shkaku i afrimit të tij me BDI-në BDI dhe Naser Zyberi duken një “koalicion” mjaft i panatyrshëm, duke pasur parasysh qëndrimet e vetëm para një jave të Zyberit. Një pjesë e madhe e opinionit po shprehin habi, ndër ta edhe ish – bashkëpartiaku i ngushtë i Ziberit në PPD, Ismet Ramadani. Për më tepër shikoni deklaratën e plotë të Ramadanit:

Lexo më Shumë

Organizata joqeveritare “EcoGuerilla” ka raportuar se funksionarët e BDI-së po bëjnë presion në veprimtarinë e tyre si sektor civil. “Me keqardhje jemi të detyruar të ju informojmë se po përballemi me presione në veprimtarinë tonë si sektor civil nga funksionarë të BDI-së”, deklarojnë nga EcoGuerilla. Ata vlerësojnë se kjo nuk është vlerë demokratike dhe është metodë që nuk përputhet me standardet euro-atlantike. “Kur nje parti vepron kundër organizatave joqeveritare, bën shkelje eklatante te vlerave demokratike. Në vend se të reflektojnë dhe të tregojnë kapacitet demokratik para zgjedhjeve, funksionarë të kësaj partie po meren me njollosje të pabazë të sektorit civil…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i LSDM-së dhe bartës i Koalicionit “Mundemi” në NJZ 2, Oliver Spasovski, i bëri thirrje Hristijan Mickoskit publikisht të përgjigjet kush saktë e financon partinë VMRO-DPMNE dhe me çfarë para. “Edhe sa nga të akuzuarit dhe të dënuarit në lëndët e PSP-së, përveç Orce Kamçevit, kanë dhuruar në VMRO-DPMNE. Mickoski këtë duhet ta thotë publikisht dhe nëse ai nuk merr guximin vetë t’u tregojë edhe institucioneve, ata janë të obliguar të veprojnë njëzëri”, deklaroi Spasovski.

Lexo më Shumë

I çuditshëm është ky Mickoski dhe të tjerët rreth tij. E dini si, gjithkund ai dëgjohet në bomba të ndryshme si ai dakorodon, si bën krime, si mbron kriminelë, si e obstruon sjelljen e Ligjit për prokurorinë publike, si rregullisht pranon para për financimin e partisë dhe të fushatës dhe këtë e tregon fytyra e shëmtuar, u përgjigj sot në Shtip lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në pyetje të gazetarëve për bombën e re, e cila sot në mëngjes është publikuar për hapësirën banesore në Butel. Ai theksoi se përmes kësaj bombe nga ana tjetër, opozita tenton me bisedime ta…

Lexo më Shumë

– Kam dëshmuar se flas dhe punoj për qytetarët dhe interesat e tyre, të cilët i përfaqësoj në Kuvend, dhe për këtë shkak besoj se edhe kësaj rradhe qytetarët do të dinë të zgjedhin më të mirën nga e ofruara, deklaroi kandidati për deputet, Talat Xhaferi, bartës i listës së kandidatëve për deputet nga Bashkimi Demokratik për Integrim në NJZ5 Në ngjarjen promovuese para Konsullit të nderit të Republikës së Shqipërisë në Manastir, Xhaferi u porositi qytetarëve që fillimisht ta ruajnë shëndetin e tyre, pasi zgjedhjet organizohen në kushte specifike, të shkaktuara nga koronavirusi, e pastaj edhe ta shfrytëzojnë të…

Lexo më Shumë

Për tre vitet e fundit, ne do t’i kujtojmë ato si vite humbjeje, padrejtësie dhe premtime të panumërta të paplotësuara. Prandaj, më 15 korrik, qytetarët duhet të dalin dhe të votojnë masivisht për koalicionin fitues të VMRO DPMNE, tha në Manastir udhëheqësi i partisë Hristijan Mickoski. “Unë me të vërtetë mund të them që në pesë ditët e kaluara, por edhe në muajt më parë, mund të konkludoj se jeta në Maqedoni është e vështirë. Njerëzit janë të zhgënjyer, pa shpresë duke lënë shtëpitë e tyre, duke lëvizur jashtë vendit. “Ajo që po ndodh sot janë të gjitha politikat dhe…

Lexo më Shumë

Familja e ish kryetarit të PPD-së, Imer Imeri ka reaguar ndaj keqpërdorimit të figurës së babait të tyre në kohë zgjedhjesh nga BDI dhe “kandidati për kryeministër”, Naser Zyberi. Ata bënë homazhe në fushatë parazgjedhore te varri i kryetarit legjendar të PPD-së, Imer Imeri, por familja e tij distancohet nga ky akt. “Ne, familja Imeri, jemi thellë të indinjuar dhe nuk pajtohemi që të bëhen homazhe në varrin e të ndjerit Imer Imeri në kohë zgjedhjesh parlamentare nga asnjë subjekt politik që dëshiron të përfitojë poena politik dhe të ngrit imazhin e tyre me kalkulime të ulta politike. Angazhimi dhe…

Lexo më Shumë