Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, sot realizuan takim me qytetarët e Dibrës ku prezantuan kandidatët për deputetë dhe ofertën zgjedhore të titulluar “Shtet për të Gjithë”. Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para dibranëve foli mbi fenomenin e ikjes së të rinjve e sidomos në Dibër. Mërgimi është një plagë e hershme dhe e thellë për dibranët. Ai kërkoi që dibranët ta përkrahin koalicionin “Tash është Koha”, duke theksuar se rinia e Dibrës dhe e gjithë qyteteve tjera, tashmë e kanë marrë në dorë ndryshimin e madh që do të ndodhë më 15 Korrik. “Dëgjojmë shpesh fjalime politike…
Author: IM
Sonte kryetari i Alternativa, Afrim Gashi, ka qenë i ftuar në “Rruga Drejt” në Alsat-M, ku ka folur për zgjedhjet e 15 Korrikut, duke thënë se koalicioni AAA-ASH do të jetë fitimtrarë, sepse qytetetarët e duan ndryshimin, ngase ky koalicion sipas tij ofron platformë konkrete zhvillimore.
Lideri i BDIsë Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime të sinqerta familjes së Osman Zhitisë, babait të heroit të kombit Afrim Zhitia, i cili ndrroi jetë sot. “Me pikëllim të thellë mësova që axha Osman na paska lënë. Burrë zakoni, burrë që na mbante gjallë frymën e rezistencës, burrë që na qëndroi pranë dhe na inkurajoi në çdo hap, babë i Afrim Zhitisë, e shok i çdo veprimtari e luftëtari. Axha Osman, burra si ti e bënë Kosovën, burra si ti i kanë hije Kosovës, burra si ti lënë gjurmë të pashlyeshme. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës bac! Ngushëllime…
“Sot së bashku me partnerin e koalicionit, Ziadin Sela, realizuam një takim me mikun tonë të vjetër, kryetarin e LVV, Albin Kurti. Biseduam për procesin zgjedhor në RMV, ndërsa theksuam se shqiptarëve ku do që ndodhen në trojet e tyre, më shumë se kurrë më parë, ju nevojitet një elitë e re politike. #TashËshtëKoha #Voto5”, shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi.
Arianit Xhaferi Duke u kthy nga Banja e Tetovës në Çarshinë e Epërme takova funksionarë dhe aktivistë të BDI-së. Ju kërkova një platformë, më dhanë një fletushë dhe dy shkrepse. Ka apo s’ka BDI platformë?! Ju kërkon projekte të japin llafe…. Në kohë fushate gënjehet më shumë. Këto ditë mund të shihni të “punohet” për shkollën në Reçicë të Vogël, në Sellcë, do shihni makineri të rënda nëpër lokacione të ndryshme, prerje shiritësh për projekte të papërfunduara, biles edhe në investime private ku pushteti i pret shiritët ose ja “pret nafakën” investitorit. Asgjë nga kjo nuk duhet t’ju mashtrojë… Dënoni…
oalicioni Aleanca për shqiptarët kanë akuzuar partinë në pushtet BDI se po keqpërdorë pozitat e veta zyrtare për qëllime politike. “BDI në çdo formë mundohet të keqpërdor, pushtetin dhe pozitat e tyre zyrtare për qëllime politike. Edhe pse në kohë fushate zgjedhore, BDI nuk ka të ndalur me abuzimet e instrumenteve të pushtetit, duke promovuar projekte të pafilluara në kohë të zgjedhjeve”, thuhet në kumtesën e ASH-Aleternativa. Ky koalicion ka akuzuar BDI-në edhe për vonesën e ndërtimit të shkollës në fshatin Reçicë të vogël. “Edhe pse kjo shkollë u premtua plot 20 vite nga BDI e njëjta kurrë as nuk…
Një tjetër premtim i madh i BDI-së po bëhet realitet që ka të bëjë me shkollën në Recicë të Vogël punimet e së cilës filluan sot informon TetovaSot.Një tjetër premtim i madh që po realizohet nga vetë kreu i BDI-së Ali Ahmeti ,Ministri i Arsimit Arbër Ademi dhe kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi që nxënësit shqiptarë të mësojnë në kushte të mira dhe moderne.Shkollën do ta ndërtojë NB Kompani nga Tetova e finacuar nga Ministria e Arsimit e drejtuar nga Arbër Ademi. Sipas kryetares Teuta Arifi se kjo është një ditë e madhe për arsimin dhe tashmë prej…
Bruksel, 2 korrik – MIA ka ardhur deri te propozim dokumenti i plotë i KE-së dorëzuar deri te Këshilli i BE-së me të cilin vendosen parimet e negociatave që duhet të hapen deri në fund të vitit, njofton korrespondentja e MIA-s në Bruksel. Nga aspekti politik është impresionuese se propozim korniza e KE-së qartë e përdorë termin gjuha maqedonase në pjesën ku theksohet se i gjithë legjislacioni i BE-së do të duhet të përkthehet në gjuhën e vendit negociues, në këtë rast maqedonisht. Zaten, Maqedonia e Veriut veçmë me vite ka përkthyes të akredituar nga gjuha maqedonishte, akreditim që zyrtarisht…
“Blerim Bexheti i BDI-së e humb kontrollin në vendbanimin e tij Gllumovë. Sot takimet parazgjedhore BDI i ka vazhduar në Gllumovë, Shishovë dhe Matkë. Për herë të parë Gllumova bashkon forcat me Shishovën dhe Matkën për të organizuar një tubim me rreth 100 persona, ku dihet se vendlindja e kryetarit Bexheti apo siç njihet ndryshe si bastion i BDI-së po bie. Tubimi i sotëm dëshmonë qartë se Blerim Bexheti ka humbur kontrollin në vendbanimin e tij Gllumovë”, shkruajnë aktivistë të ndryshëm ne rrjete sociale.
Muaji qershor ka regjistruar 62 për qind të bilancit nga Kovid-19 në Maqedoni të Veriut në raport me 3 muajt e parë të pandemisë. Përkatësisht nga 26 shkurti kur u regjistrua rasti i parë me Korona virus në vend deri më 31 maj vendi regjistronte 2.315 raste, ndërsa vetëm në qershor 4.063. Bilanci i COVID-19 26.02.2020-31.05.2020 2.315 01.06.2020-30.06.2020 4.063 Numri më i lartë i të infektuarve për 24 orë është regjistruar më 13 qershor, përkatësisht 196 të infektua. Nën 100 raste të reja ka pasur vetëm më 6 dhe 22 qershor, ndërsa probabiliteti i të infektuarve në raport me numrin…
Lajmi se Komisioni Evropian dje e konfirmoi propozimin për kornizën negociuese për anëtarësim në BE dhe e dorëzoi në shqyrtimin deri tek anëtaret shtetërore, edhe njëherit konfirmon se hapërojmë përpara përmes rrugës që e kemi vizatuar. Maqedonia e Veriut shkon edhe më afër Unionit, integrimi i vendit po shpejton, deklaroi sot lideri i LSDM-së Zoran Zaev me rastin e dorëzimit të propozim kornizës negociuese në Këshillin e BE-së. “Ky lajm vjen pas 19 viteve të plota nga nënshkrimi i Marrëveshjes për stabilizim dhe asocim si hap i parë ndaj integrimit ndaj BE-së, 15 vjet nga marrja e statusit të kandidatit…
Bekim Arifi është nga qyteti i Kumanovës, cili aktualisht jeton dhe vepron në Zvicër. Magjistër i Juridikut, Bekim Arifi ka magjistruar në Universitetin prestigjioz të Lund-it në Suedi. Arifi njihet edhe si njëri ndër aktivistët e Vetëvendosjes në mërgatën. Nëpërmjet rrjetit social facebook, magjistri kumanovar, Bekim Arifi, shkruan për situatën politike në Maqedoni dhe zgjeshjet e 15 korrikut, duke theksuar se tash është koha të bëhet ndryshimi i shumëpritur në Maqedoninë e Veriut për shqiptarët. Ai bën thirrje që gjithë shqiptarët e diasporës masovikisht më 15 korrik të vijnë në Maqedoninë e Veriut, që ta bëjnë ndryshimin duke e përkrahur…

