Author: IM

Mbështetje e drejtpërdrejtë e VETËVENDOSJES për koalicionin AAA-ASH Në tubimin e koalicionit ASH-AAA në Strugë, përveç kryetarëve të koalicionit Ziadin Sela dhe Afrim Gashi, po marrin pjesë edhe përfaqësues të lartë të Lëvizjes VETËVENDOSJE. Ish zv/kryeministri Haki Abazi dhe këshilltari i Albin Kurtit nga Tirana Arbër Zaimi erdhën për t’i dhënë përkrahje koalicionit ASH-AAA që ta bëjë ndryshimin e shumëpritur në Maqedoni. Në fjalën e tij në tubim, Abazi përcolli edhe mesazhin e Albin Kurtit për të gjithë shqiptarët e Maqedonisë. “Ju sjell të fala nga Albin Kurti. Ndryshimin që e nisëm ne me 6 tetor në Kosovë, duhet ta…

Lexo më Shumë

Fejzi Hajdari “Rri o Llalla, mos na shit kopalla” Para se ta pyesish dikë se pse nuk ka bartës liste nga Tetova, duhet të pyesish në cilat zgjedhje deri sot BDI-ja ka pasur bartës liste nga Tetova. Nëse 18 vite nuk e ke parashtruar këtë pyetje, përgjigja dihet vetvetiu. Nëse këtë pyetje e parashtron dikush që tani e 15 vite shitet si “viktimë” e BDI-së, e sot hap tema të kota që shkojnë në favor të BDI-së, atëherë është shumë e qartë se çfarë “viktime” paska qenë. Nëse ke aq principe të ngresh zërin në qiell se pse ASH-ja nuk…

Lexo më Shumë

Ish-Këshilltari për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Bolton vendos më në fund të flasë pa dorashka. Ambasadori i karrierës ka vënë gishtin për të treguar ideatorët e vërtetë të idesë së shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka përmendur me emër Hashim Thaçin dhe Aleksandër Vuçiçin si ideatorë të një projekti që ai nuk e ka kundërshtuar. “Nuk ka qenë ideja ime shkëmbimi i tokave, janë liderat e Kosovës dhe Serbisë që e kanë kërkuar” ka thënë ai për emisionin “Fokus” të gazetarit Robert Papa. Bolton në intervistën ku ka folur edhe për librin e tij…

Lexo më Shumë

Para pak çastesh jozyrtarisht mësohet se në Batincë të Shkupit ka ndodhur një rrahje ku ka mbetur i vrarë një person, njofton Shenja. Momentalisht nuk ka të dhëna nga MPB-ja rreth këtij rasti. Ende nuk dihen arsyet se si ka ardhur deri tek kjo rrahje, ndërsa pritet që gjatë ditës së nesërme MPB-ja të jep informata më të detajuara rreth këtij rasti. /SHENJA

Lexo më Shumë

Eksperti për çështje ekonomike, Visar Ademi, ka numëruar rreth 20 premtime që BDI nuk i ka realizuar vetëm në rajonin e Pollogut. Këto projekte të premtuara, e të parealizuara, krijojnë pasqyrë pak më të qartë se pse BDI ka ndërruar ngjyrat tradicionale partiake dhe pse më shumë e reklamojnë Naser Ziberin, se sa partinë e tyre. Në vazhdim ju sjellim disa nga projektet e parealizuara: PLATFORMA E BDI-së: ZGJEDHJET 2011 Per regjionin e Pollogut • Ndërtimi i deponisë regjionale (tenderimi për investitor është në vijim), ❌ • Stacion filtrimi për pastrimin e ujërave të zeza (do të bëhet studim fizibiliteti…

Lexo më Shumë

Sot, Kandidati për kryeministër të parë shqiptar Naser Ziberi, në parkun e Çairit realizoi takim me rininë ku shpalosi politikat rinore dhe zotimet e tij për 100 ditshin e parë si kryeministër. Gjatë takimit ai u njoftua nga afër me brengat e të rinjve, arsyet se pse ata mendojnë ta lëshojnë vendin dhe cilat do të ishin politikat më të frytshme që do ta mbanin rininë në vend, aty ku kanë familjet dhe ku më së miri do të mund të kontribuojnë për shoqërinë tonë. “Unë jam këtu për ju të rinjtë, dhe pjesa kyçe e programit tim të prezantuar…

Lexo më Shumë

“Ka disa muaj që për qëllime politike qarqe të caktuara me çdo kusht tentojnë të futin sherr në Tetovë, me pretendime kinse njëra parti po i favorizon e dikush tjetër i anashkalon tetovarët. Këto tentime qëllimkëqija (që zaten vijnë nga qarqe që pak e njohin Tetovën) për ne tetovarët janë tejet ofenduese, sepse fundja ne dimë të numërojmë shumë mirë. E numërimi thotë se ndër pesë vendet e para në listat e koalicioneve kryesore tetovarët janë përfaqësuar kështu: ALEANCA-ALTERNATIVA: Pozitat 2,3 dhe 4 (3 kandidatë – dy nga qyteti dhe një nga fshatrat) BDI: Pozitat 2, 4 dhe 5 (3…

Lexo më Shumë

Në Maqedoninë e Veriut në 15 korrik votohet për zgjedhjet parlamentare. Si asnjëherë më parë vota shqiptare pritet të ndahet në tresh, mes Aleancës dhe Alternativës, BDI-së dhe BESËS dhe SDSM-së maqedonase. Në vijim keni intervistën me kandidaten për deputete në zonën 5, Zelfina Sela (Alternativa-ASH). Foldrejt.com: Pse zgjodhet të kandidoni tani dhe me partinë Alternativa? Sela: Në jetë ka raste kur për vite me rradhë të mbyllen dyert, të neglizhojnë, megjithatë ka raste edhe kur te jepet mundesia. Kjo mundësi m’u dha mua nga Alternativa dhe Aleanca për Shqiptarët dhe e pranova si një privilegj të madh në jetën…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski sot nga Mavrova -Rostusha theksoi se periudha në vijim është sfiduese dhe se qytetarët duhet të vendosin në çfarë shteti dëshirojnë të jetojnë, nëse në vend të poshtëruar, të plaçkitur dhe kriminel apo në vend ku do të ndërtohet e ardhmja e gjeneratave të reja. Mickoski theksoi se 15 korriku është mundësi që qytetarët ta kthejnë shtetin në rrugët e drejta me votë për VMRO-DPMNE-në dhe koalicionin “Për Ripërtëritje të Maqedonisë” dhe të bëhen projekte për secilin qytetar nga programi “Ripërtëritje”. Ai tha se politikanët, për të qenë shembull, duhet të fillojnë nga vetja dhe…

Lexo më Shumë

Para nesh janë zgjedhje shumë serioze, në të cilat zgjedhim të ardhme të sigurt në interes të mbrojtjes së shëndetit publik, ekonomi të shpejtë zhvillimore dhe perspektiva evropiane. Që t’i mbrojmë shëndetin dhe ekzistencën e të gjithëve, duhet të vazhdojmë me nisma të reja reale dhe politika të përgjegjshme, në rrugë të drejtë, porositi bartësi i listës së kandidatëve në Njësinë e dytë zgjedhore të koalicionit “Mundemi”, Oliver Spasovski. Përkujtoi se përfaqësuesja e VMRO-DPMNE-së në Qeveri bllokoi 30 milionë euro nga Banka botërore të cilat duhej të investoheshin në shëndetësi dhe theksoi se LSDM për tre vite ka ripërtërirë 30…

Lexo më Shumë

Banorët shqiptarë të Velesit janë ndër bujqëiot dhe blegtorët më të njohur në Maqedoninë e Veriut, të cilët me djersën e tyre dhe punën hallall kanë mundur t’iu mbijetojnë të gjitha formave të furtunave që kanë fryrë mbi këto treva. Por padrejtësitë e vazhdueshme që iu bëhen kanë bërë që shumë prej këtyre banorëve të marrin rrugën e emigrimit, sepse bujqësia dhe blegtoria nuk po mund t’i kënaqin nevojat e tyre. Kandiati për deputet nga ana e BDI-së në zonën e 3-të zgjedhore, Bekim Neziri iu garanton qytetarëve të këtyre zonave se do të angazhohet për ndarje të drejtë të…

Lexo më Shumë

“Sot nga Prishtina ju kemi sjellur një sihariq. Bashkë me ne më 15 Korrik do të jetë edhe Albin Kurti dhe Vetëvendosje. 6 Tetori i Kosovës do të jetë 15 Korriku në Maqedoninë e Veriut”. Kështu u shpreh sonte para dibranëve, Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa realizoi tubimin madhështor në qytetin e Dibrës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë dhe oferta zgjedhore “Shtet për të gjithë”. “Nëse votën tuaj nuk e arsyetojmë për një vit, atëherë në zgjedhjet lokale vitin e ardhshëm na dënoni, por kësaj radhe na votoni dhe na jepni mundësinë”, u…

Lexo më Shumë