Sot në lagjen “Fushë Topan” të Shkupit si nikoqir i kësaj ane, fjalë rasti ka patur anëtari i kryesisë qendrore të “Alternativa”, Faton Fazliu, para të pranishmëve si koalicion “Tash është koha”, i cili mes tjerash ka thënë se shqiptarët këtë herë në zgjedhje, duhet të vendosin t’ja japin votën e tyre koalicionit për zhvillim ekonomik dhe social, apo partisë së vjetër që ofron ëndrra. Për më tepër ndiqeni videon:
Author: IM
Qytetarët duhet të dalin në zgjedhjenësë duan të shprehin vullnet politik, ndërsa bojkoti nuk është zgjidhje, vlerëson publicisti Robert Nesimi në emisionin ‘Enter’ në TV SHENJA. “Zgjedhjet parlamentare nukjanë si zgjedhjet presidenciale, shumë njerëz këtë nuk e kuptojnë. Në zgjedhjet presidenciale ose referendum, kërkohet një konsensus prej 40%, aty bojkoti është një formë e shprehjes së vullnetit politik. Në zgjedhjet parlamentare edhe 50 veta me dalë, sërish do zgjidhen 120 deputetë. Ti nëse rri në shtëpi, nuk bën asgjë, nuk ke shpreh asgjë. Në fakt politikanët, ato që janë të pushtetit, preferojnë që njerëzit të rrinë në shtëpi, sepse ato…
Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca na Kumanova ku ka ardhur për të mbështetur koalicionin AAA-ASH-së, tha se ka ardhur në Kumanovë, ngase aty ku është Kumanova sipas tij është edhe Kosova. “Duke ardhur këndej e takova Albin Kurtin dhe më tha shumë të fala Kumanovës së Ismet Jasharit. Gjithmonë e kemi zemrën Kumanovë, sepse në ato momente të vështira e në atë kohë kur ndodhte gjenocidi në Kosovë e kur pushteti okupator serb me takse e bëri prush e hi ishin djemtë dhe vajzat e Kumanovës që erdhën më dhënë jetën për lirinë tonë”, tha Glauk Konjufca. Glauku tha…
Sa i përket mbylljes së kufijve, ministri i Shëndetësisë, Venko FIlipçe deklaroi se në mënyrë intensive janë shqyrtuar informacionet dhe është diskutuar edhe këtë mëngjes në Komisionin për sëmundje infektive. “Jemi duke pritur edhe disa informacione. Dëshirojë të them se është e mundur që këto ditë të rekomandojmë disa masa. Nëse vërtetojmë se hyrja e qytetarëve nga këto vende mund të rrezikojë sistemin tonë. Sot e vazhdojmë diskutimin me siguri edhe gjatë ditës së nesërme. Presim informacione nga më shumë qytete. Edhe nga Kosova edhe nga Serbia”, tha Filipçe, raporton SHENJA.
Një delegacion i Koalocionit ,,Tash Është Koha” i udhëhequr nga Ziadin Sela dhe Afrim Gashi sot kanë vizituar malsinë e Shkupit, Brezë,Tanushë dhe Malinë. Sela dhe Gashi fillimisht kanë bërë homazhet tek varrezat e Dëshmorëve të vitit 2001 në Tanushë ku janë pritur nga banorët e Tanushës.
Brima-Galup para zgjedhjeve në vitin 2016 ka zhvilluar me siguri anketën më qesharake në historinë e hulumtumit publik në Maqedoni. Sipas kësaj ankete, VMRO-DPMNE duhej të fitojë 162 mijë vota më shumë se LSDM-ja, kurse në taborin shqiptar BDI-ja kishte rejting 12.5 për qind, e PDSH-ja 2.5 për qind. Sipas analizave të atëhershme, VMRO-DPMNE do të fitonte rreth 65 deputetë, kurse BDI-ja 22 deputetë. Mirëpo VMRO-DPMNE në zgjedhjet e vitit 2016 fitoi 51 deutetë, kurse BDI 10 deputetë. Brima-Galup ka realizuar edhe sot një anketë ku BDI ka rejting prej 8.9 për qind. Nëse krahasohet me margjinat e gabueshmërisë në…
Nuk ka zgjatur shumë qetësia në BFI. Turbulenca të reja janë paraqitur në këtë institucion, pasi ushtruesi i detyrës Shaqir Fetahu në Gjykatë është regjistruar si Reis (kryetar), e jo si ushtrues detyre siç është zgjedhur në mbledhjen e jashtëzakonshme të Rijasetit kur u shkarkua ish Reisi, Sulejman Rexhepi. Kjo ka habitur Myftinjtë të cilët së shpejti do të ngrejnë zërin e tyre, sepse janë të pakënaqur.
Daut Beqiri Banorët e Haraçinës me dekada të tëra janë ballafaquar me një sërë problemesh duke filluar nga ato më elementaret, siç janë uji i pijshëm, infrastruktura, rrjeti atmosferik. Shumë premtime janë bërë për mijëra banorët e kësaj komune por asnjëra kurrë nuk është realizuar. Vizitat e politikanëve të partive të ndryshme janë aktivizuar vetëm gjatë fushatës zgjedhore dhe më pas gjithçka është lënë në harresë. Politikanët kanë ardhur në Haraçinë vetëm kur kanë pasur nevojë që të marrin vota, por jo edhe kur banorët e kësaj ane janë përballur me probleme të natyrave të ndryshme. Mosrealizimi i projekteve të…
Më poshtë e gjeni shkrimin e plotë të kryetarit të FRASH, Omer Ajdini: Shko shife në sy babain e Komandant Shqiponjës dhe thuaj që je krenar që je mbështetës dhe votues i BDI-së! Shko thuaja në sy djalit të Harun Aliut që je krenar që e voton BDI-në! Shko thuaj me krenari që je BDI nënës së Almirit dhe fëmijëve të atyre që u dënuan në rastin Monstra! Shko thuaja këtë nënës dhe babait të atij djalit/vajzës që mbaroi fakultetin duke ndarë nga kafshata e prindërve dhe tani punon në McDonald’s në Gjermani e ua la shtëpinë bosh. Kur ta…
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe bartës i listës në Njësinë zgjedhore 3, Igor Janushev sot ka qenë për vizitë në komunën e Zërnovcit ku në takim me qytetarët ka dëgjuar problemet e tyre dhe ka ofruar zgjidhje të një pjese të projektit “Ripërtëritja”. Ai tha se atë që ofrojnë Zaevi dhe Lupço Nikollovski është vazhdimi i agonisë. Sipas tij, VMRO-DPMNE bashkë me ekipin që e bart ripërtëritjen, e sjell dallimin ose atë që është mirë për çdo qytetarë. Janushev ka thënë se VMRO-DPMNE detyrohet se bashkë në 4 vitet e ardhshme do të ripërtërijnë shtetin dhe do të ketë…
“Pas ftesave të ndryshme publike, pajtohem për ballafaqim televiziv me Ali Ahmetin! Le të zgjedh kohën dhe vendin. Unë jam i gatshëm.”, shkruan kryetari i Alternativa, Afrim Gashi në FB.
Kemi sjellë vendime të guximshme, kishim qëndrim, kemi mbyllë çështje dekadash me rëndësi, kemi ndërtuar ura, i kemi ruajtur të gjitha atributet e rëndësishme, krijuam miqësi dhe hapëm dyert e zhvillimit ekonomik të shtetit. Nuk kemi kalkuluar me rejtingun politik, ndërsa gjithçka që kemi bërë e kemi bërë për të rinjtë, për fëmijët, pasi ata janë e ardhmja që të vazhdojmë përpara. Për dy vjet e gjysmë kemi hapur 64.000 vende pune, për katër vite do të hapim 100.000 që të mbajmë të rinjtë në shtëpi, ka porositur lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në tribunën e sontme në Kriva Pallankë.…

