RDK SHQYRTON MUNDËSINË E MOS PJESMARRJES NË ZGJEDHJE Vesel MEMEDI: JO COPTËZIMIT TË VOTËS SHQIPTARE DHE KOALICIONIMIT ME PARTITË MAQEDONASE
Author: Emad
Vende pune për të gjithë, paga më të mira dhe standarde më të larta jetese – ishin dhe janë qëllimet e BDI-së në planin për zhvillim ekonomik kështu ka deklaruar ministri i Ekonomisë së Maqedonisë së Veriut, Kreshnik Bekteshi, ndërsa është shprehur se rritja e Bruto Prodhimit Vendor në tremujorin e vitin është për 3,6% krahasuar me -1,8 në tremujorin e dytë të 2017. “Me kënaqësi raportojmë për numrin rekord të 741 milion Euro Investime të huaja direkte gjatë mandatit të fundit. Por ajo për të cilën ne me të vërtetë kemi punuar shumë, është që qytetarët tanë të përfitojnë…
“ Kur jemi këtu më lejoni të theksoj dy gjëra. E para është se bashkimi jonë, i dy subjekteve shqiptare nuk e ka për qëllim hakmarrjen. Nuk e ka për qëllim nxitjen e vëllavrasjes ose nxitjen e urrejtjes së shqiptarëve të tjerë ose komuniteteve të tjera. Ne jemi këtu për t’u thënë se pas 12 prillit ne do të kujdesemi për të gjithë shqiptarët, pavarësisht cilën parti ata e votojnë. Ata duhet të ndjehen të sigurt se ne do t’u shërbejmë atyre pavarësisht bindjeve të tyre politike dhe bindjeve të ndryshme që ata i kanë. Po bëjmë çmos që “shtetin…
“Me nënshkrimin e koalicionit parazgjedhor mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, edhe zyrtarisht hyri në fuqi bashkëpunimi për fuqizimin e votës shqiptare. Qëllimet dhe prioritetet e përbashkëta bënë që ky koalicion të realizohet me të vetmin qëllim që shqiptarët të kenë një ofertë reale për kërkesat e tyre. Nevoja për ndryshim solli edhe deri tek mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme, prandaj jemi të bindur që po kjo nevojë për ndryshim dhe qëllimi i pastër i koalicionit tonë; shtet për të gjithë, drejtësi dhe jetë do ta bëjë fitues koalicionin ASH-AAA“ – shkruan kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Është emocionale kur gjen forca për tu bashkuar, në momentin kur ka shumë forca që po mundohen të na përçajnë. Me këtë fjali e filloi fjalimin kreu i ASH-së Zijadin Sela pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion. Ai tha se ky është një hap i rëndësishëm sepse po bëhet për një qëllim maksimalizimin e votës shqiptare. Sipas Selës, ky koalicion do të sjellë ndryshim pas 12 prillit, ndryshim i kërkuar ndër vite nga shqiptarët. Përndryshe sot në Shkup u nënshkrua koalicioni i partive opozitare shqiptare, Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA, në prezencë të aktivistëve dhe zyrtarëve të tjerë të të…
Bashkimi i dy subjekteve shqiptare nuk e ka për qëllim hakmarrjen, nuk duam që të nxisim vëlla vrasje ose gjuhën e urrejtje ndaj komuniteteve tjera. Kështu tha Afrim Gashi, kryetari i ASH-së pas nënshkrimit të marrëveshjes për koalicion mes ASH-së dhe Alternativës. Gashi tha se ky koalicion u kushtohet dy ish zyrtarëve të Alternativës, Sead Ajrulit dhe Shaban Zendelit të cilët kanë ndërruar jetë. Ai pohoi se koalicioni AA-ASH është koalicioni i cili do t’i mbrojë të gjithë shqiptarët pas 12 prillit, pavarësisht se çfarë partie kanë votuar ata.
Kreu i Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela e ka sfiduar hapur kreun e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti në cilëndo zonë që Ahmeti të dëshirojë, raporton Tv21. Sela tha se mund të ballafaqohet me Ahmetin ndash në zonën zgjedhore numër një po edhe nëse don Ahmeti në zonën e pestë. Sela tha se Ahmeti dhe BDI janë fajtorët më të mëdhej për përçarjen e votës edhe pse gjithnjë janë thirur dhe kanë apeluar në bashkim.
Në një seancë gjyqësore për rastin “Monstra” për herë të parë dëshmojnë ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, ish drejtori i Byrosë për Siguri Publike (BSP), Lupço Todorovski – Radnik, njofton Portalb.mk. E para ka dëshmuar Jankulloska, e cila ishte e hapur nga prokurorja Fatime Fetai, e cila lexoi një bisedë përpara prindërve të katër fëmijëve dhe peshkatarit të vrarë përpara 8 vjetëve te Liqeni i Smillkovës. “Më 29.01.2013, sipas bisedat e përgjuara mes jush dhe ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov, ai ju njofton se ka përgatitur një analizë të mirë për “Monstrën” dhe ka bërë prezantim…
Nga Aldrin Basha Në zgjedhjet parlamentare të viti 2016, BDI-së iu përgjysmuan deputet. Por në njëfarë mënyre u dyfishua ndikimi politik i shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, sepse e frikuar nga partitë e reja që morën më shumë vota se partia e Ali Ahmetit, LSDM-ja maqedonase u ngut t’i plotësonte disa kërkesa të shqiptarëve që nuk ishin realizuar as kur BDI-ja kishte 20 deputet. Kështu për herë të parë u zgjodh një shqiptar Kryetar parlamenti, u soll ligji për gjuhët….. Nga forca e partive të reja shqiptare nuk u frikuan vetëm partitë maqedonase por edhe BDI-ja. Prandaj Ali Ahmeti bëri…
Njoftim për media Pasi që janë dakorduar për koalicion të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, partitë politike AlternAtivA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë vendosur që edhe zyrtarisht ta nënshkruajnë marrëveshjen për bashkëpunim ndërpartiak. Ceremonia e nënshkrimit do të shoqërohet edhe me një konferencë për media, ku fjalë rasti do të kenë dy kryetarët e partive përkatëse, Afrim Gashi dhe Zijadin Sela. Pas nënshkrimit, dy kryetarët dhe drejtuesit e tjerë të partive do t’i takojnë qytetarët në Çarshinë e Shkupit. Dita: e premte (21.02.2020) Ora: 14.00 h. Vendi: Hotel “Holiday Inn” – Shkup
Ish këshilltari për siguri i presidentit Gjorge Ivanov, Sinisha Aleksovski, ka demantuar informacionin e plasuar dje në www.lajmpress.org për përjashtimin e tij nga puna. “Unë deri sot nuk kam marrë vendim për përjashtim nga Drejtori i Agjencisë, por nëse përjashtimi është ilaç për preokupimin e tij me mua, atëherë me kënaqësi do t’i ndihmoj t’i tejkalojë pasojat e sëmundjes”, shkruan mes tjerash Aleksovski në demantin e tij. Në vazhdim sjellim reagimin e tij të plotë: Të nderuar, Lidhur me publikimin në portalin tuaj me datë 19.02.2020 https://lajmpress.org/erolld-musliu-jep-goditjen-e-radhes-largon-nga-puna-sinisha-aleksovskin/, ju njoftoj që “keni publikuar informacion të rrejshëm pa i verifikuar faktet dhe…
“ Hajni e tradhton gjithnjë vetveten, sepse mendon se krejt janë hajna si ai. Duke pasur ndër mend hajninë, Artani i DUI-t mendon se krejt janë hajna si ai dhe partia e tij. Mund të mos pajtohesh politikisht, ama së paku një herë mësohu ta thuash të vërtetën. Të bën hajr për mendjen dhe për zemrën. Ministria e Kulturës nuk i ndan njerëzit për nga mbiemri, por për nga veprat. Sepse sikur të ishte kriter mbiemri dhe emri, ashtu siç i ndan ai dhe partia e tij njerëzit, shumë projekte as që do të lexoheshin. Unë e di se atij…