Author: Emad

Kreu i LSDM-së, Zoran Zaev në konferencën e sotme për shtyp theksoi se ditëve në vijim ka mundësi të takohet me kreun e PDSH-së, Menduh Thaçi për të diskutuar për koalicion të mundshëm. Zaev theksoi se listat e deputetëve nga koalicioni që udhëheqë ai do të bëhen të ditura të hënën, pas mbajtjes së kongresit të LSDM-së. “Deri më tani nuk kemi pasur takim me PDSH-në e Menduh Thaçit. Nëse sot vendosim me partinë, këto ditë pritet të takohemi. Unë personalisht jam pro mbajtjes së një takimi, pastaj do të shohim çfarë do të del. Për Listat do të vendosim…

Lexo më Shumë

I pyetur për koalicionin parazgjedhor me Aleancën për Shqiptarët, Gashi tha se është formula më e mirë që do sjellë ndryshim pozitiv të shqiptarët. “Në memorjen kolektive të shqiptarëve ekziston vetëm një subjekt politik që ka qenë në pushtet. PArtitë e tjera, Aleanca dhe Alternativa me një far forme janë krijuar si një antonim i atij subjekti dhe ne kemi synuar ta ndryshojmë. Ne nuk kemi qenë të kënaqur me një mënyrë të atillë të praktikimit të politikës. Për shkak se ata kanë qenë gjatë në pushtet dhe janë bërë shumë të pushtetshëm, kanë bërë çmos në të kaluarën që…

Lexo më Shumë

Në ciklin e fundit zgjedhor në Republikën e Maqedonisë së Veriut një numër i kosiderueshëm i shqiptarëve etnik që jetojnë në këtë shtet votuan për partinë e bllokut maqedonas, LSDM, e cila thirret në multietnicitet dhe në strukturat e saja udhëheqëse ka të emëruar edhe disa figura shqiptare. Njëri nga eksponentët kryesor të kësaj partie, apo njeriu i parë i cili e theku këtë paragjykim tek qytetarët, është ish gazetari Muhamed Zekiri, i cili deri më tani ishte deputet në Kuvendin e RMV dhe gjithashtu mban postin e nënkryetarit në këtë parti. I ftuar në intervistën javore në Gazeta Express,…

Lexo më Shumë

I pyetur nëse fitorja e Vetëvendosjes do të reflektojë në zgedhjet e parakohshme në Maqedoninë e Veriut, konkretisht te partitë shqiptare, analisti Ergys Mërtiri tha se jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por kjo ka reflektuar edhe në Shqipëri. “Gjithçka që ndodh mes shqiptarëve ka efekt. Pra ka përcjellë ndryshime, transformime kudo, jo vetëm këtu por edhe në Tranë ka përpjekje për të ndjekur shembullin e Vetëvendosjes. Sigurisht që Vetëvendosje është një model se si në politikë ti mundet të mbërrish”, deklaroi Mërtiri.

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim nuk pret të jetë e përkëdhelura dhe e favorizuara e një partie tjetër, e veçanërisht të ndonjë partie politike maqedonase, tha ministri i Arsimit, Arbër Ademi, ndërsa ka komentuar koalicionet parazgjedhore për zgjedhjet e 12 prillit. “Ne dëshirojmë të jemi të preferuarit e shqiptarëve dhe deri më sot, mbështetja e qytetarit shqiptar ka qenë një konstancë e palëkundur sepse asnjëherë nuk kemi pasur partner strategjik në taborin tjetër. Ne jemi dhe dëshirojmë të vazhdojmë të jemi të preferuarit e shqiptarët”, tha Ademi, ndërsa shtoi se kjo është arsyeja pse japim çdo ditë llogari para qytetarëve. “Nuk…

Lexo më Shumë

Aldrin Basha Në shoqëritë shqiptare thuajse është betonuar bindja se më parë mund të “ndryshosh” popullin, duke e detyruar atë të ikë në Perëndim, se sa t’i ndërrosh liderët partiak. Madje edhe pasi ndonjë nga ata vdes, ne i mbetemi besnik sipas parullës “Edhe pas Titos – Tito”, kështu që vite me radhë, çdo gjë e arsyetojmë dhe mbulojmë me besnikërisë ndaj “liderit historik”. Por fitorja e Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë ngjalli shpresën mbarë shqiptare se ka arritur një brez i ri politikanësh që nuk bart mbi supe hipoteka nga e kaluara. Dhe që nuk janë politikanë të sotëm por…

Lexo më Shumë

Sekretari gjeneral i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari mbrëmë në emisionin Click Plus ka thënë se ndryshimi në kampin politik shqiptarë do të ndodhë më 12 prill, pasi sipas tij, edhe mërgimtarët duan që të ndodh ky ndryshim. Taravari tha se pritet fluks i madh nga mërgata në mbështetje të koalicionit ASH-AAA, raporton TV21.. Ai pohoi se Brenda gjashtë muajve të cilat BDI-ja do të jetë në opozitë nga përçarja që do ndodhë do të lindin pesë parti të reja. Taravari: Unë nuk dua ju të përçaheni, unë mendoj se për gjashtë muaj ju do të bëheni pesë… Mexhiti: Kemi…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i BDI-së, Izet Mexhiti duke folur për përbërjen e ardhshme qeveritare ka thënë se edhe këtë cikël zgjedhorë Bashkimi Demokratik për Integrim do të del fitues dhe si i tillë do të hyjë në Qeveri. Ai ka folur edhe për koalicionet LSDM-BESA apo ASH-AAA. “Me vet faktin që jemi përcaktuar të dalim vet me programin tonë në zgjedhje, para elektoratit, me raportin për rezultatet tona. Pra ne pretendojmë që edhe njëherë të marrim legjitimitetin e shqiptarëve dhe t’i përfaqësojmë shqiptarët. Historiku i BDI-së njihet se asnjëherë nuk ka hi si humbës në Qeveri. ka qenë në çdo përbërje sepse…

Lexo më Shumë

Konferencë për shtyp Nefrus Çelikut: Të nderuar qytetarë të nderuar përfaqësues të mediave, llogaridhënia mbetet detyra më e rëndësishme e Bashkimit Demokratik për Integrim. Përveç komunikimit të përditshëm që kemi me fermerët, bujqit dhe blegtorët, ndjejmë për obligim që sot përpara jush të paraqesim një pasqyrë të shkurtër nga ajo se çfarë kemi realizuar vetëm në dy vitet e fundit: Bujqësia në këtë periudhë ka tërhequr vëmendjen e Qeverisë dhe rezultat i kësaj është rritja e buxhetit, implementimi i masave dhe investimeve kapitale në zonat rurale, grandet e pakthyeshme për bujqit blegtorët dhe fermerët , ndarjen e subvencioneve në kohë.…

Lexo më Shumë

Ditëve të fundit me të madhe kemi parë “reklama” nga partitë në pushtet, BDI dhe LSDM për të bërat e tyre gjatë këtij mandati. Por për çudi, edhe pse në këtë përbërje ka qenë edhe një parti e cila, edhe pse e vogël, por punë ka bërë të mëdha, dhe që një fjalë goje nuk nxjerr për atë që ka bërë. Fjala është për Alternativën, e cila, edhe pse me vetëm një ministri, atë të kulturës, arriti të bëj një sërë punësimesh, solli në jetë një projekt madhor që deri para një viti për shqiptarët ishte vetëm ëndërr, Teatrin e…

Lexo më Shumë

Për herë të parë në Gostivar ka filluar me punë ordinanca nutricioniste Diet and Smile. Një vend ku personat e interesuar për të jetuar një jetë të shëndetshme do të mund të marin planprograme ushqimore për produktet që duhet të konsumojnë ndërsa personat me mbipeshë të humbasin kilogramet e tepërta përmes dietave ciësore dhe efektive në mbykqyrje të nutricionistëve. Enesa Nesimi nutricioniste në ordinancën Diet and Smile shpreh se në këtë klinik ofrohen programe ushqimore që ndikojn në eliminimin e problemeve shëndetësore tek njerzit duke filluar nga sëmundja e sheqerit-si paradiabeti dhe diabeti,hipertensioni,kanceri,sëmundjet e zemrës,holesteroli, anoreksija dhe obeziteti,alergjitë e ndryshme,programe…

Lexo më Shumë

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti në debatin televiziv Click Plus të TV 21 Maqedoni, disa herë kërkoi nga z.Taravari që për hirë të opinionit dhe dilemave rreth koalicionit në mes Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, të sqarojë opinionin mbi atë se çka në fakt i bashkon këto dy parti. Kur vet kryetari i Aleancës kishte deklaruar kohë më parë se Lëvizja Besa, sot fraksioni i quajtur si Alternativa, janë parti me ideologji , financim dhe orientim të dyshimt. Ajo që u nënkuptua , është fakti se qëllimi i tyre i përbashkët është rrëzimi i BDI-së dhe jo…

Lexo më Shumë