Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, ka dhënë një lajm ku thotë se papunësia në Maqedoninë e Veriut, ka rënë në nivel rekord, 16.6%. Janë hapur 63.911 vende të reja pune, konstaton Bekteshi. Në postimin në fejsbuk, Bekteshi shkruan: Shkalla e papunësisë në tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka rënë në nivel historik prej 16.6%. Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2017, janë hapur 63.911 vende të reja pune-thotë Bekteshi.
Author: Emad
Gazetari Naser Selmani në Emisionin Enter tha se ka mirëpritur bashkimin e opozitës, mirëpo ai më tej shtoi se nuk mjafton vetëm kjo. Sipas tij partitë opozitare duhet të gjejnë diçka për të mobilizuar qytetarët. “Më vjen mirë që partitë e opozitës janë bashkuar. Mirëpo nuk mjafton, vetëm bashkimi. Duhet të angazhojnë njerëz profesionist. Duhet të gjejnë diçka që të mobilizojnë qytetarët. Ideja është se si të nxiten qyetarët që të dalin më shumë në votime. Po i nxitët të dalin në vendvotime, ata e dinë për kë të votojnë”, ka deklaruar gazetari Naser Selmani në Emisionin Enter.
Lideri i Bashkimit Demokraitk për Integrim, Ali Ahmeti me rastin e 22-vjetorit të Epopesë së UÇK-së kujtoi gjithë sakrificën e Jasharajve duke theksuar se Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës. “Sa popuj njohin njëkohësisht krenarinë dhe dhimbjen, mallin dhe ngadhnjimin, fitoren në sakrificën sublime, durimin në palcë, zemrën zjarr e kokën akull, lotin dhe buzëqeshjen, rënien dhe ngritjen, përjetësinë… Jasharajt, Baca Shaban, Ademi e Hamza, janë emblema e pavarësisë së Kosovës, e luftës së popullit shqiptar, e fitores së kombit tonë. Sot u riktheva në Kosovën time, aty ku i gjej të ngërthyer të gjitha,…
Gjatë qëndrimit në Kumanovë, kryetari i Alternativës Afrim Gashi, ka vizituar bacin Mejdi Rexhepi, babain e Xhemajl Rexhepit-Komandant Shqiponjës, si dhe vëllain e tij, Qahil Rexhepi. Në një bisedë të përzemërt dhe miqësore, Gashi e ka siguruar bacin Mejdi se “pas 12 prillit vrasësit nuk do të shëtiten të lirë, por duhet ta marrin dënimin e merituar”. Gashi në këtë takim është shoqëruar edhe nga sekretari i përgjithshëm i partisë, Skender Rexhepi Zejd./Gazeta Lajm
Sot para kumanovarëve u bë prezantimi i Shefit të Shtabit të Partisë Alternativa, Bashkim Murtezi i cili para të pranishmëve prezantoi ekipin e Shtabit. Pjesëmarrës në ngjarje ishte edhe lideri i Partisë, Afrim Gashi si dhe Shefi i përgjithshëm i Shtabit në nivel republikan, Zejd Rexhepi. Bashkim Murtezi nënvizoi rëndësinë e ngjarjeve të epopesë së UÇK-së si dhe theksoi diskriminimin e vazhdueshëm që po bëhet në Kumanovë. 12 prilli duhet që të ndal valën e diskriminimeve dhe të sjell ndryshimin e madh. Me fjalë rasti u drejtuan edhe Nagri Rexhepi, kryetari i Partisë Alternativa në Kumanovë, Admirim Haliti, nënkryetar i…
Bashkimi Demokratik për Integrim mbrëmë bëri hapjen e shtabit zgjedhor të partisë në Çair. Ajo që u vërejt nga fotografitë e publikuara nga vetë kjo parti dhe simpatizantët e saj, ishte numri i vogël i pjesëmarrësve në krahasim me numrin e të pranishmëve në aktivitetin e njëjtë, por në vitin 2017. Vërehet se numri i përkrahësve ka rënë shumë. Përveç kësaj, kishte edhe infirmacione të verifikuara se në këtë aktivitet, kanë marrë pjesë edhe një numër i konsoderueshëm simpatizantësh nga Saraji, Studeniçani dhe komunat tjera përrreth. Për më shumë shikoni fotografitë dhe bëjeni vetë krahasimin!
Shkruan: Rilind KABASHI Emrat e shkollave natyrisht janë çështje kyçe, e vetme bile, e cila me ditë/javë/vite e preokupon vëmendjen e gazetarëve, politikanëve e analistëve. Të prindërve jo edhe aq. Ne merremi me vogëlsira për shkollat e femijëve tanë si: mungesa e sapunit e gjendja mesjetare në tualete, karriget e bankat e thyera, numri kundërligjor i nxënësve në një klasë, muret e plasura, kopshti me bërllog, gardhi i thyer, etj. Pyetem edhe unë si shumë prindër tjerë, si t’ia sqaroj djalit tim 9-vjeçar e më vonë edhe vëllezërve të tij 3-vjeçarë – me çka e kanë merituar dicka të këtillë…
Bisedat e reja të përgjuara shfaqen në YouTube, me deputetin e VMRO-së Antonio Miloshoski që paraqitet në Gjykatën Supreme për të ndërhyrë në një çështje që përfshinë babanë e tij, shkruan A1on. Gjithësej pesë biseda të përgjuara që dëgjohet se Milloshoski po tallet me kryetarin e atëhershëm të Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski dhe më pas me gjyqtarët e tjerë për një proces gjyqësor lidhur me Shoqatën e Shoferëve – Kërçovë.
BDI-ja nuk ka të drejtë morale të thirret në patriotizëm, vlerëson analisti nga Shqipëria, Fitim Zekthi. Në emisionin më të ri debativ “ENTER”, që mbrëmë u transmetua në televizionin Shenja. Këtë të drejtë sipas Zekthit, BDI e ka humbur për shkak se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë ngecur në të gjitha sferat e sistemit, sidomos në ekonomi dhe në sferën e drejtësisë, gjatë kohës së qeverisjes së BDI-së.
VIDEO/ Xhevat Ademi në Parlament: Ka huliganë shqiptarë që sulmojnë fëmijë maqedonas!
– Konferencë për shtyp e Lirim Shabanit: Marrëveshja e Ohrit është shtylla mbajtëse e Maqedonisë së veriut e cila rregullon marrëdhëniet midis shqiptarëve dhe maqedonasve si dhe komuniteteve tjera. Marrëveshje paqësore e zbatuar me sukses dhe e cila ndërtoi Maqedoninë e re. Ky mandat i joni solli ndryshimin cilësor institucional dhe ngritjen e ministrisë së re e cila avancoi dhe zëvendësoi Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Arritëm të sigurojmë 2/3 e Votave në Kuvend dhe të realizojmë këtë premtim të madh zgjedhor nga programi i Bashkimit Demokratik për Integrim. Pas ndryshimeve ligjore të gjitha kompetencat e Sekretariatit për…
“Rend, drejtësi dhe disciplin – këto janë themelet mbi të cilat qëndron shtet i aftë dhe juridik. Kështu duhet dhe do të jetë domosdoshmërishtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Po pastrojmë gjyqësorin, po shkarkojmë gjykatësit që lejojn vjetërsimin e lëndëve, për 20% e zvogëlojmë administratën shtetërore dhe i heqim harxhimet rrugore për deputetët. Vazhdojmë të ndërtojmë shtet të fuqishëm juridik i cili do t’i shërbej qytetareve! #Programi2024”, shkruan nënkryetari i LSDM-së, Muhamed Zekiri.