Sekretari i përgjithshëm i ASH-s, Blerant Ramadani pas shpalljes së kandidaturës për kryetar të komunës së Sarajit ka përcjell një mesazh për të gjithë qytetarët dhe përkrahësit e tii. Ai mbrëmë u shpall kandidat nga radhët e koalicionit të ri Aleancës Kombëtare për Integrim. “Nuk po kërkoj privilegje, por po marr përsipër një detyrë. Jo për poste, por për të shërbyer,” thekson Ramadani, duke vënë theksin te lidhja e tij e fortë me Sarajin – vendin ku, siç thotë ai, janë lindur dhe rritur edhe fëmijët e tij. Në video, Ramadani e përshkruan Sarajin si një vend të bekuar me…
Author: IM
Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët, krahu i udhëhequr nga Ziadin Sela, Krenar Lloga, ka reaguar ndaj një praktike të mundshme të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), që sipas tij bie ndesh me legjislacionin në fuqi dhe rrezikon rendin kushtetues të vendit. Në një deklaratë publike, Lloga thekson se pranimi nga KSHZ i listave për këshilltarë që përmbajnë më pak kandidatë nga sa përcakton neni 34 i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, përbën shkelje të qartë të ligjit dhe futet në përbërje të një vepre penale të rëndë. Reagimi i plotë i Llogës: ■ Nëse Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ)…
Sh. B. Logos-A ka kënaqësinë të marr pjesë në edicionin e 24 të Panairit të Librit në qytetin e bukur të Ulqinit nga data 27 deri me 31 korrik. Në kuadër të këtij panairi Logos-A lexuesve dhe vizitorëve ua paraqet disa nga titujt më të rinj nga fushta e letërsisë, historisë kulturës e të ngjashme. Logos-A Frymëzimi vazhdon
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar lidhur me situatën dramatike në Rripin e Gazës, ku mijëra civilë po përballen çdo ditë me vdekje, urie dhe shkatërrim. Në një shkrim në rrjetet sociale, Taravari shpreh dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për gjendjen humanitare, duke theksuar se viktimat më të mëdha të këtij konflikti janë fëmijët, gratë dhe civilët e pafajshëm. “Në Gazë po vdesin fëmijë e gra, pleq, të rinj e burra nga plumbat, uria dhe sëmundjet. Bashkë me ta po vdes çdo ditë edhe ndërgjegjia e njerëzimit,” shkruan Taravari, duke bërë thirrje për ndërgjegjësim global dhe veprim…
Nga Kim Mehmeti Kurrë nuk e kam besuar se jetoj në një botë e cila pa aspak mëshirë do shikojë si Izraeli është duke shfarosur tërë një popull duke përdorur si armë edhe ushqimin. Siç nuk kam besuar kurrë se i takojë një populli që ka elita si ato të botës arabe, që nuk e çelin gojën pa ua lejuar atë ‘mbreti’ dhe që shtiren se nuk e shohin si izraelitët vrasin fëmijë palestinezë. Dhe është e vërtet se gjenocidi izraelit në Gazë do ishte i pamundur pa mbështetjen e vendeve Perëndimore dhe pa heshtjen e botës arabe. Por për…
Pjesëmarrja e Taravarit në Konferencën e Veprimit Politik Konservator (CPAC) në Washington D.C. nuk është një rastësi. Kjo ngjarje është ndër më të mëdhatë në spektrin politik konservator global dhe mbledh liderë, strategë dhe figura me ndikim nga e gjithë bota. Të jesh pjesë e saj do të thotë të jesh në tryezën ku diskutohen vizione, politika të mëdha dhe drejtimet ideologjike të së ardhmes. Takimet që zhvilloi Taravari, përfshirë atë me kongresisten republikane Nicole Malliotakis dhe Mercedes Schlapp, ish-drejtore për komunikime strategjike në administratën Trump, tregojnë për një qasje të mirëkalkuluar drejt ndërtimit të një boshti bashkëpunimi me kampin…
Liderët e opozitës dhe deputetët holandezë i kanë bërë thirrje qeverisë që të njohë shtetin palestinez, pas njoftimit të presidentit francez, Emmanuel Macron, se Franca do të vazhdojë përpara me njohjen zyrtare në muajin shtator, transmeton Anadolu. “Macron ka të drejtë. Njohja e Palestinës është një hap i domosdoshëm drejt paqes. Është koha që edhe Holanda ta ndërmarrë këtë hap”, tha në platformën X lideri i Partisë së Gjelbër të Majtë dhe Laburistëve, Frans Timmermans. Ai theksoi se ndërkohë që Izraeli vazhdon dhunën dhe urinë në Rripin e Gazës, vendimi i Hagës për të mbyllur sytë dhe për të qëndruar…
Aleanca për Shqiptarët, krahu i Arben Taravarit, e dënon ashpër vendimin e Qeverisë për të nënshkruar një memorandum bashkëpunimi me “Kazandzhi Holding”, kompania bijë e së cilës, “AKSA Energy”, është e përfshirë në hetime për korrupsion në Ganë. Nga ASH thonë se ky veprim përbën shkelje të rëndë të Ligjit për Energjetikë dhe një rrezik serioz për të ardhmen energjetike dhe interesin publik të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Në vend që të zhvillojë një procedurë transparente dhe konkurruese tenderimi, ashtu siç parashihet qartë në Nenin 94 të Ligjit për Energjetikë, Qeveria zgjedh që të mbyllë marrëveshje në…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk e ka miratuar propozim rezoultën për gjendjen humanitare në rripin e Gazës, të propozuar nga deputeti Skender Rexhepi – Zejdi. Edhe pse u vendos në rend dite, me kërkesë të vet deputetit, “PËR” këtë rezolutë votuan vetëm 16 deputet. Ndërkaq, deputeti Skender Rexhepi Zejdi në foltoren e Kuvendit ka publikuar fotografi nga gjendja e banorëve të Gazës të lënduar e të përvuajtur. Për më tepër, Rexhepi ka kërkuar që për këtë, Bashkësia Fetare Islame të organizojë edhe protesta , po edhe dërgimin e ndihmave humanitare në shtetin e Gazës. Skender Rexhepi, deputet…
Abil Baush „Në një fshat, emrin e të cilit nuk po ma kujton kujtesa…“ kështu nis romani i famshëm i Servantesit. Edhe ne, si Don Kishoti, vuajmë nga sëmundja e iluzionit, kur luftojmë kundër “erërave” si shëtitje pasdarke, duke shpresuar se në botën e ekonomisë do të mposhtim të gjitha rrjedhat buxhetore dhe numrat imagjinare. Në vendin tonë sundon një atmosferë e qetë, thuajse donkishoteske. Jo ajo qetësia që paralajmëron stuhi, por ajo qetësia e lodhur, e butë dhe burokratike, në të cilën treguesit ekonomikë rrahin butësisht alarmin inflacioni rritet, investimet kapitale janë thuajse të papërfillshme, ndërsa politika është zhytur…
Kandidati i Frontit Evropian për komunën e Çairit dhe ish ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka reaguar ndaj komunikatës së VLEN-it, në të cilën, ata kanë thënë se për sa kohë ka qenë në pushtet Osmani, nuk ka vizituar Kosovën, ndërsa për 11 herë ka qenë në Serbi. Osmani thotë se bëhet fjalë për një gënjeshtër, dhe se këto zgjedhje janë pikërisht, sipas tij, për t’i dhënë fund normalizimit të gënjeshtrës. “Sot dolën me një komunikatë zyrtare duke thënë se gjoja nuk kam vizituar asnjëherë Kosovën gjatë mandatit tim. Zero vizita. Pa asnjë ndjesi turpi. Pa asnjë shqetësim…
BDI i kundërpërgjigjet VLEN pas akuzave për Bujar Osmanin: Qeveria e Botës Serbe po sulmon diplomacinë më të suksesshme Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të VLEN – qeverisë, të cilën e cilëson si “instrument të botës serbe”, duke akuzuar për sulme politike ndaj ish-ministrit të Jashtëm, Bujar Osmani. Në një komunikatë zyrtare, BDI thekson se qeveria aktuale, e shpallur nga 461 eurodeputetë si përfaqësuese e interesave serbe në rajon, po përpiqet të minimizojë sukseset historike të diplomacisë që u udhëhoq nga Osmani. “Qeveria që u shpall nga 461 eurodeputetë si një instrument i botës…

