Falë ndërhyrjes së kryeshefit të stacionit policor, kryeredaktori i Gazetës Lajm, Isen Saliu është lënë i lirë. Policët deshën ta arrestojnë pak pas orës 19 dhe ta dergojnë në stacionin policor, për shkak se po incizonte me celular një ngjarje në lagjen Veri që e incizonin edhe shumë mediume tjera. Falë kryeshefit problemi është tejkaluar dhe Saliu është lënë i lirë.
Author: Emad
Polcia ka penguar kryeredaktorin e Gazetës Lajm, Isen Saliu në kryerjen e punës në lagjen Shkup Veri, kurse për momentin mundohen ta arrestojnë. Edhe pse posedon leje të rregullt nga Ministria për Shoqeri Informatike. Ai është dërguar në stacionin policor ne Butel. Apelojmë te Shoqata e Gazetarve të Maqedonisë, që të reagojë dhe mos të lejojë maltretimin e kryeredaktorit të gazetës Lajm.
Një burrë rreth moshës 55 vjeçare ka vdekur në hyrje të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup. Jozyrtarisht mësohet se ai është plagosur rëndë nga djali i tij ndërsa ka ndërruar jetë në portën kryesore të qendrës spitalore të kryeqytetit ku ka shkuar për të kërkuar ndihmë mjekësore. Lexo: https://almakos.com/djali-me-thike-ka-vrare-babane-detaje-nga-vrasja-afer-qendres-klinike/
Këtë mbrëmje në afërsi të Qendrës Klinike “Nënë Tereza” në Shkup, ka ndodhur një vrasje. Sipas informacioneve, mosmarrëveshja familjare ndërmjet djalit dhe babait ka eskaluar, pas çka, djali me thikë e ka therur babanë e tij. Babai ka arritur që të grumbulloj forcat dhe të afrohet deri tek Klinika për të kërkuar ndihmë por fatkeqësisht nuk ka arritur të merr ndihmën mjekësore. Ai ka derdhur gjak gjatë rrugës dhe në momentin kur epiket mjekësore kanë arritur, vetëm kanë mundur të konstatojnë se ai ka humbur jetën. Lidhur me rastin tragjik pritet të ketë detaje shtesë.
Sonte disa minuta pas mesnate rreth orës 00:10 në orë policore ka ndodhur një vrasje para qendrës klinike në Shkup. Ende nuk dihet motivi i sigurt, por zënka familjare përfundoi tragjikisht. Viktima është 55 vjeçar dhe është therrur me thikë nga djali i tij. Për shkurtë video në Klan Macedonia Television https://www.facebook.com/KlanMacedonia/videos/276661096662379/
Ylber Pilku Po bisedoja sot në telefon me një mikun tim, mjek i njohur infektolog. E njftova para shumë viteve në Nju Jork, kurse tash jeton në Kaliforni. Ia sqarova situatën e rëndë me Koronavirusin në vendlindjen time (Dibër) dhe desha ta konsultoj se çka është më e dobishme në këto momente për Dibrën në situatën që ndodhet dhe këshillat e tij tua transmetoj bashkëqytetarëve të mi. Këshilla e tij e parë ishte izolimi, sikur këshilla e shumë mjekëve tjerë, kurse këshilla e dytë ishte aktiviteti i shtuar sportiv dhe fizik, sepse e forcon imunitetin dhe mundeson tejkalim më të…
Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani në emsionin e “EU Click” tha se beteja më e mirë kundër koronavirusit është të vendoset kufizim 100 për qind të lëvizjes brenda dy javësh. “Qasja më e mirë do të ishte nëse për dy javë mbyllet 100 për qind lëvizja, secili të izolohet nga secili brenda 14 ditësh. Ajo është më e mirë për të përkufizuar përhajpen e sëmundjes”, theksoi Osmani. https://www.youtube.com/watch?v=gu3mFQAF-jY&feature=emb_title
Lideri i partisë opozitare të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski, i cili është në vetizolim, përmes një video ka kritikuar politikat e qeverisë në Maqedoni. Hristijan Mickoski nga vetizolimi theksoi se ne po ndeshim një periudhë vërtet sfiduese në aspektin ekonomik, por jo vetëm tani në këtë 2020, por edhe vitet që pasojnë pas vitit 2020. Ai pret që kur të gjitha këto të analizohen dhe provohen në mënyrë empirike, do të kemi një rritje të borxhit të brendshëm bruto rreth 65 në 68, dhe mbase deri në 70% të nivelit të produktit të brendshëm bruto. “Është një numër jashtëzakonisht i madh…
Një person është djegur sot pasdite nga fqinji i tij për shkak të zenkës mes veti, raporton mkd.mk. Rasti ka ndodhur në Prilep edhe atë deri sa ka zgjatur ora policore. Fqinjët janë zënë mes veti, kurse njëri e ka lyer tjetrin me benzinë dhe ka ka vënë flakën.
Dy liderët e dy partive më të mëdha maqedonase, ai i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe VMRO DPMNE-së Hristian Mickoski, janë vendosur në izolim 14 ditësh për shkak se kanë pasur kontakt me një gazetar që tashmë ka rezultuar pozitiv me koronavirus, ka bërë të ditur të premten ministrisë i Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe, në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp./Almakos https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3920240144683475/
Sonte gjatë orëve policore ka ndodhur një aksident automobilistik në Koçan, raporton Almakos. Me këtë rast vetura “mercedes” me targa të Shtipit, i ka rënë veturës policore. Nuk dihet nëse ka të lënduar nga ky aksident./Almakos https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3918328431541313/
Kryetari i BFI-së Sulejman Rexhepi ka kërkuar nga Qeveria që të ndajë buxhet edhe për punëtorët e BFI-së, në të kundërtën siç ka deklaruar do t’i pezullojë vendimet e BFI-së, dhe do të lejojë faljen e namazit nëpër xhami. Atëherë siç thotë Rexhepi nuk ka forcë që e lufton koronavirusin. “Kam kërkuar nga sekretari i përgjithshëm Irsal Jakupi ta kontaktojë Bujar Osmanin ta shohë se është anëtarë i shtabit të Krizës dhe nënkryetarë i Qeverisë a ka diçka? Ai thotë se deri më tani nuk ka asgjë. Do t’i përkujtoj pak më ndryshe unë edhe me një shkresë tjetër, sepse…