Author: Emad

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në orët e hershme të mëngjesi është nisur për në QKUK, konkretisht në Klinikën e Urologjisë, për shkak të një problemi që i është shfaqur nga gurët në veshkë, shkruan “Insajderi”. Siç mëson “Insajderi”, me të arritur në QKUK presidenti Thaçi u është nënshtruar të gjitha testeve në lidhje me sëmundjen e tij, duke përfshirë edhe atë të pandemisë COVID-19. “Të gjitha testet e mundshme i ka kryer”, i tha një burim “Insajderit”. Nga Presidenca kanë bërë më dije se me rekomandimin e personelit mjekësor profesional presidenti ishte drejtuar në Klinikën e Urologjisë, ku i…

Lexo më Shumë

Ditë më parë, në emisionin “Click Plus” në TV 21, i ftuar ka qenë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi. Ai foli gjerë e gjatë për problemet ekonomike me të cilat përballet shteri për shkak të pandemisë dhe shfaqi brengën e tij se izolomi, edhe pse i dobishëm në aspekt shëndetësor, do të lërë pasoja në ekonomi. Prandaj, duke folur për situatën ekonomike në vend, kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi tha: “Shteti duhet t’i ndihmojë secilit qytetar duke u dhënë ndihmë nga 200 euro”.

Lexo më Shumë

https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3951895054851317/ Edhe përkundër shumë apeleve që të mos shkilen rregullat e ndalesës policore për festën e Pashkëve, një numër i madh i besimtarëve ortodoks, pas mesnate kanë vërshuar kishat dhe manastiret për të festuar pashkët, dhe sipas besimit të tyre ringjalljen e Jeuzu Krishtit. Gjatë ditëve të kaluara kishte apele të shumta që Pashkët këtë vit të festohen nga shtëpitë, por Kisha Ortodokse Maqedonase si duket nuk i ka marrë parasysh këto thirrje duke hapur dyert për besimtarët. Vlen të ceket që nga e premtja pas orës 16.00 në Maqedoninë e Veriut në fuqi është ndalesa për lëvizje të qytetarëve,…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve. “Të nderuar besimtarë ortodoks, Ju lutem pranoni urimet e mia më të sinqerta për festën e madhe të Pashkëve me urata dhe lutje për një festë të mbarë në gjirin familjar, mirëqenie, shëndet, gëzim dhe fat. Në frymën e kësaj dite të bekuar të ringjalljes së jetës dhe shpresës, të reflektojmë se pavarësisht nga besimet fetare tona, ne jemi të bashkuar në vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe solidaritetet. Ju uroj shëndet juve dhe të gjithë qytetarëve, paqë…

Lexo më Shumë

Ajri i pastër ka bërë që të shihen edhe satelitët artificialë në qiell gjatë natës në Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë. Kjo u ka tërhequr vëmendjen qytetarëve të karantinuar, të cilët objektet e tilla që rrallëherë shihen. Milaim Rushiti, kryetar i Astronomy Outreach Kosova, tha për klankosova.tv se ditëve të fundit në objektivin e tyre po vërehen satelitë që po udhëtojnë nëpër hapësirë edhe në mënyrë të organizuar. “Diku rreth 30-40 të tillë brenda orës 21:00-22:00 po shihen duke udhëtuar. Këta trupa nuk janë ndonjë shqetësim pasi që janë vetëm satelitë artificialë e që në hapësirë e dimë se ekzistojnë…

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Bujar Osmani tha se qëndrimi i Komisionit për sëmundje infektive fillimisht ka qenë se ai nuk duhet të izolohet meqë i ka respektuar të gjitha rekomandimet. “Kur jam drejtuar para mediave nuk e kam pasur të vendosur maskën, prandaj duhet të qëndrojë në izolim 14 ditë” – tha Osmani. Pas anketës epidemiologjike është vlerësuar se ka rrezik të ulët për tu infektuar qeveritarët nga virusi korona, të cilët kanë qenë në kontakt me Dimitrievskin, tha Venko Filipçe, mirëpo ata duhet të qëndrojnë në izolim. https://www.facebook.com/315207821853410/posts/3948813908492765/

Lexo më Shumë

Gjatë ditëve të kaluara opinionin e mbërtheu deklarata kundërthënëse e zëvendëskryeministrit të ngarkuar me çështje evropian të Maqedonisë së Veriut, njëherazi edhe shef i Shtabit Qendror të Krizës për t’u ballafaquar me korona-virusin, Bujar Osmani, i cili duke qëndruar në vizitë në Prilep, mes tjerash, tha se respiratorët që ishin porositur nga Kina për Maqedoninë e Veriut, përmes Ambasadës së Norvegjisë në Beograd, “i kishte marrë Qeveria e Turqisë”. “Kishte vendim nga Qeveria e Turqisë që të gjithë respiratorët që gjenden në territorin e saj do të përdoren për nevojat e Republikës së Turqisë, ashtu që ata respiratorë i mori…

Lexo më Shumë

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut është me ju në këto momente të vështira. Efektet ekonomike të koronavirusit i ndjejmë absolutisht të gjithë. Por, kujtoni, ne jemi këtu për ju dhe së bashku do ta kalojmë këtë rrugë të rëndë. Qeveria ka qëllim të qartë në këtë krizë globale, ndërsa ky është shpëtim i çdo vendi të punës dhe çdo kompanie. Tani më realizohet edhe pakoja e dytë e masave ekonomike e cila përfshin 14.500 denarë në muaj për çdo të punësuar, ndihmë për sportistë prej 14.500 denarë, ndihmë për artistë dhe kompensim në para për qytetarë që kanë…

Lexo më Shumë

Në polici dje rreth orës 16:00 është denoncuar se në fshatin Studeniçan, në afërsi të ndërtesës së komunës, pas grindjes paraprake verbale, A.Sh. (28) nga fshati Studeniçan, i cili ishte me automjet motorik “reno”, nga automjeti ka shtënë një projektil nga arma drejt automjetit “audi”, në të cilin ishin A.R. (21) dhe B.A. (27) që të dy nga fshati Studeniçan, ndërsa afër automjetit qëndronin edhe I.I. (440 dhe babai i autorit A.Sh. (55). Nuk ka persona të plagosur, informojnë nga MPB-ja. Nga projekti janë thyer dy dritaret anësore të automjetit “audi”. Merren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Përkundër masave qeveritare për preventivë dhe mbrojtje nga koronavirusi, si dhe deklaratës së djeshme të kryeministrit Oliver Spasovski se është aktive ndalesa për grupim të më shumë se dy personave në hapësira publike, dje shumë qytetarë të besimit ortodoks kanë arritur në kasha për të kryer ceremonitë në prag të Pashkëve. SDK e ka pyetur kryeministrin Spasovski nëse akti ”priçesna” është mënyrë e rrezikshme për shpërndarje të koronavirusit, duke pasur parasysh se ky rit kryhet duke marrë buk nga një dorë e njëjtë e priftit dhe pirje të venës nga një gotë ose lugë e njëjtë? Në fund prifti e…

Lexo më Shumë

Presidenti i Kryesisë së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), Abdullah Eren, mbajti një konferencë online për studentët dhe nxënësit e shkollave të mesme të Maqedonisë së Veriut, në kuadër të projektit “Shkolla Rinore Köprü 2020” (KGO), raporton Anadolu Agency (AA). Në konferencën e organizuar nga Shoqata Kulturore, Artistike dhe Arsimore “Köprü” me qendër në Shkup në kuadër të projektit “Shkolla Rinore Köprü 2020”, e cila realizohet brenda projektit “Shkolla Rinore Ballkanike” në vendet e Ballkanit, krahas Eren, morën pjesë edhe kryetari i Lidhjes së Organizatave Joqeveritare Turke të Maqedonisë (MATUSITEB), njëherësh kryetar i shoqatës “Köprü”, Hüsrev Emin, koordinatori…

Lexo më Shumë

AKTIVITET HUMANITARË NË KUMANOVË DHE LIKOVË Sot OKH Merhamet kë kuadër të fazës së dytë të aksionit humanitarë në kohë pandemie, u realizua shpërndarja e 250 pakove me ushqime dhe produkte sanitare në komunat e lartpërmendura. Ky aktivitet ditëve në vazhdim do vazhdojë edhe në qytetet tjera.

Lexo më Shumë