Author: Emad

omisioni për sëmundje ngjitëse i demanton informatat të cilat janë plasuar sot në disa mediume të caktuara se në takimin e mëngjesit është sjellë vendim për lehtësim të plotë të masave, për shkak se ato nuk janë respektuar nga qytetarët, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Të gjitha masat dhe propozimet e deritanishme në Qeveri, thonë nga atje, Komisioni për sëmundje ngjitëse i sjellë në bazë të analizave të hollësishme të gjendjes me epideminë në vend. “Sot në konferencë për shtyp, qëndrimin e Komisionit hollësisht do ta arsyetojë dr. Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit për sëmundje ngjitëse”, theksohet në kumtesë.

Lexo më Shumë

Bukoviqi dhe Llaskarca përballen me mungesën e ujit të pijshëmAlsat2020-05-26T15:54:37+02:00 Fshatrat Bukoviq dhe Llaskarcë të Komunës së Sarajit me dekada përballen me mungesën e ujit të pijshëm, për shkak të problemeve me ujësjellësin. Ata janë të detyruar që zgjidhje të gjejnë ermes bunarëve. Kohëve të fundit situata është bërë edhe më e rëndë. “Nga një javë s’kemi hiç përpara na lëshonin pak në mëngjes, pak në mbrëmje”. “Nuk ka ujë e shihni edhe vet. Kam qen në punë atje i kam mbushur në punë shishet për të pure ujë se nuk ka”. Banorët thonë autoritetet për zgjidhjen e problemit flasin…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë njofton se gjatë 24 orëve të fundit, nga 314 teste të realizuara, 16 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 14 pacientë të shëruar. Sipas qyteteve. Fatkeqësisht gjatë 24 orëve të fundit pacientë kanë humbur betejën me Covid-19. Viktima janë nga Shkupi, Tetova dhe Velesi Sipas statistikave të fundit, që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar 25,842 testime, prej të cilëve 2015 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Në vendin tonë nga Covid-19 janë shëruar 1.453 pacientë, kurse fatkeqësisht betejën me koronavirusin e ri e kanë…

Lexo më Shumë

Spanja kërkon nga vendet e BE-së të vendosin rregulla të përbashkëta për rihapjen e kufijve dhe për rikthimin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen. Me rënien e numrit të personave të infektuar me Kovid-19, disa vende evropiane kanë nisur lehtësimin e masave kufizuese, përshirë edhe rihapjen e kufijve që ishin mbyllur në mes të muajit mars. Edhe pse vendet e BE-së kanë caktuar data të ndryshme për rihapjen e kufijve, duhet të ketë parime dhe rregulla të përbashkëta në të gjithë zonën Schengen, deklaroi ministrja e Jashtme e Spanjës, Arancha Gonzalez. Nga ana tjetër Qeveria italiane po negocion me…

Lexo më Shumë

Alsat jo zyrtarisht mëson se kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë ditës ka zhvilluar biseda telefonike me liderët politik dhe partnerët e koalicionit qeveritar dhe atyre parazgjedhor. 5 korriku mësohet të jetë propozimi i fundit i partisë në pushtet si datë për zgjedhje. Me këtë LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit synojnë që si fillim KSHZ-së t’i jepen 35 ditë për përgatitjen e procesit zgjedhorë dhe të plotësojnë kërkesën e VMRO-DPMNE-së e cila është kundër zgjedhjeve në qershor. Lidhur me dilemat juridike se si do të caktohet data e re zgjedhjeve, mësohet se kryetari i Kuvendit do ta ndryshojë vendimin për…

Lexo më Shumë

Kryeministri Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zoran Zaev. Zyra e Kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar sot se ky i fundit ka zhvilluar një bisede telefonike me kryetarin e Unionit Social Demokratik të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevin. Tema e diskutimit të dy liderëve ishte menaxhimi i pandemisë që ka krijuar koronavirusi në të dyja vendet. Ndër të tjera, u diskutua edhe tema e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Kryeministri në detyrë Kurti dhe z. Zaev u pajtuan se dialogu është i suksesshëm atëherë kur prodhon një marrëveshje të pranueshme e largpamëse, dhe…

Lexo më Shumë

Adnan Tekşen Sot është 101 vjetori i hapit të hedhur në rrugën drejt themelimit të Republikës së Turqisë. Jam i bindur se sidomos media sociale sot do të kthehet në një fushëbetejë me mesazhet që do të përcillen. Një fushëbetejë ku do të vringëllijnë mesazhe të papajtueshme, provokuese, poshtëruese, lavdëruese, populiste. Në këtë fushëbetejë, ata që përfaqësojnë arsyen e shëndoshë zakonisht tërhiqen në cepat e tyre me qëndrimet e tyre të drojtura. Pse në çdo përvjetor të historisë sonë të afërt luhatemi në lavjerrësin mes gjuhës tendosëse të kësaj lufte psikologjike dhe retorikës së dashurisë platonike? Përgjigja më e thjeshtë…

Lexo më Shumë

Sot në Maqedoninë e Veriut u fal namazi i Fitër Bajramit, duke respektuar rekomandimet dhe udhëzimet e BFI-së dhe qeverisë për respektim të masave për shkak të virusit Covid 19. Në Xhaminë e Haxhi Shefketit namazin e Bajramit e fali hoxha nga Çërkezi i Kumanovës Imer Mustafi i cili gjatë lutjes së hutbes rëndësi të veçant i kushtoj lutjeve dhe respektit për familjen e komandantit legjendar Adem Jashari duke bërë lutje për Komandantin legjendar, Hamz Jasharin, nënën Zahide si dhe gjithë familjen Jashari.

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 37 raste të reja me koronavirus, ndërsa 11 persona janë shëruar, ka njoftuar Instituti i Shëndetit Publik në Maqedoni të Veriut. Por sa i përket rasteve aktive, gjithsej 48 raste janë nga Komuna e Sarajit derisa Gazi Baba numëron 39 raste aktive si dhe Çairi numëron gjithsej 38 raste. Ndërkohë kujtojmë që gjatë ditës së sotme janë shëruar 11 pacientë dhe nuk ka pasur asnjë viktimë. Nga 37 rastet e reja të regjistruar sot sipas qyteteve janë: Shkup 12, Kumanovë 8, Shtip 2, Prilep 2, Tetovë 7, Strugë 4…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama sot deklaroi se Shqipëria më 1 qershor do t’i hap kufinjtë tokësorë për qytetarët e Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi. “Ka shumë ide për komplote globale e fantazisë në botën akademike të rrjeteve sociale. Shqipëria ka numrin më të ulët të viktimave në botë për numër popullsie. Cila botë është hapur më shumë se Shqipëria sot në fazën dy? Shkoni në Greqi, Itali dhe do e shihni do lëvizni nga veriu në jug sipas qejfit, apo do të ikni dot në plazh”. Rama tha se me 1 qershor do të hapen kufijtë…

Lexo më Shumë

Vendimi për faljen e namazit të Fitër Bajramit nuk është respektuar nga dy imamë të xhamive në Tetovë. Dyert e xhamive të fshatit Poroj dhe Glloxhë këtë mëngjes ishin të mbyllura. Imami i xhamisë së fshatit Poroj Maksut Abazi thotë se këtë vendim e ka marrë për sigurinë e qytetarëve duke e marr parasysh situatën me Covid-19 dhe mendimin e ekspertëve. “Duke parë se çfarë ndodh në Botë, duke parë rrezikun nga ky virus vdekjeprurës dhe duke parë parasysh shtetet si Arabia Saudite që është Meka, qendra ku besimtarët për çdo lutje drejtohen nga ajo pesë herë në ditë është…

Lexo më Shumë

Ambasada Shqiptare në Zvicër ka njoftuar qytetarët se transporti tokësor kërkon pëlqimin paraprak të shtetit tranzit. Fjala bie nëse udhëtoni nga Zvicra, duhet të merrni leje nga të gjitha shtetet që duhet kaluar përmes rrugës tokësore. Nisja për në vendlindje mund të bëhet vetëm me pëlqimin e autoriteteve kompetente, ku në bashkëpunim me shtetin dhe ambasadat e huaja sigurojnë kalimin e lirë të personit të caktuar. Sipas kësaj ambasade, kohët e fundit ka pasur raste kur shtetasit shqiptarë janë nisur drejt vendlindjes me makinë dhe janë ndaluar në vende si Italia, Sllovenia, Kroacia dhe Mali i Zi, pasi nuk kanë…

Lexo më Shumë