Sonte kryetari i Alternativa, Afrim Gashi, është i ftuar në Tv Alfa për të dhënë një intervistë lidhur me situatën aktuale politike. Gashi mes tjerash ka theksuar se me Ministrinë e Kulturës, që udhëhiqet nga Hysni Ismaili, Alternativa ka dëshmuar se çka do të thotë qeverisje me nder dhe dinjitet, duke qenë të përkushtuar në punë maksimalisht për të mirën e përgjithshme shoqërore. Tutje ai ka thënë se shëndeti i qytetarëve është shumë më i rëndësishëm se anketat dhe zgjedhjet.
Author: Emad
Në një koment të publikuar në faqen e tij të FB, shkrimtari ynë Kim Mehmeti pohon se Hashin Thaçi jo vetëm që e bëri Kosovën me qeveri të kontrolluar nga Lista Sërpska – pra nga Beogradi – por mund të shkojë edhe përtej kësaj dhe të nxitë ndonjë konflikt ndërshqiptarë. Sipas tij kjo do mund ta ndihmonte Serbinë të ndërhynte në veri të vendit dhe ta marrte copën e Kosovës që i është premtuara asaj. Më poshtë mund ta lexoni komentin e plotë të Kim Mehmetit. “Keni kujdes sepse tani, kur më në fund ia doli ta rrëzojë qeverinë e…
Inspektorati shtetëror i tregut gjatë kësaj mbrëmje është penguar të futet në një kafene për të inspektuar, ndërsa më pas është vërtetuar se brenda lokalit ka pasur mysafir, në mesin e të cilëve ka qenë edhe një kryetar i një partie politike, e që dyshohet të jetë kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristjan Mickoski. Këtë e bëri të ditur para mediave Udhëheqësja e Sektorit të Inspektorati mbikëqyrës të sektorit të Shkupit, Meri Proja Prodanovska.
Dy piroteknikë në Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Shpëtimit u plagosën pasi shpërtheu një granatë kundër rrufeve. Informacioni për Sitelin u konfirmua nga drejtori Adnan Xhaferovski, i cili thotë se njëri prej punonjësve kaloi me lëndime të lehta, ndërsa tjetri vetëm me gërvishtje dhe është jashtë rrezikut. Rasti ka ndodhur në Sveti Nikollë. Sipas burimeve nga policia e Kumanoves, njëri prej të lënduarit është personi me inicialet G.I, babai i Boban Iliçit nga Kumanova, vrasësit të vogelushit Almir Aliu. Raketat u zhvendosën në një vend të sigurt pas incidentit. Incidenti u konfirmua nga Ministria e Brendshme, por deri më tani nuk…
Ministri i Punëve të Brendshme Naqe Çulev ka thënë se një prej shkaqeve që solli deri tek vala e re të infektuarve me koronavirus është edhe lirimi i menjëhershëm i masave nga Komisioni për Sëmundje Ngjitëse, njofton Shenja. “Njerëzit u liruan kur filluan debatet , kur u bë politizimi me temën e zgjedhjeve. Kur filluan takimet e liderëve. Them se atëherë edhe Komisioni filloi menjëherë me lirimet e masave në masë të madhe. Edhe unë isha për lirim të masave, mirëpo hap pas hapi. Megjithatë Komisioni vendosi që menjëherë të lirohen masat. Kjo u pranua në Qeveria dhe në njëfarë…
“ Kuloaret: BDI (përkohësisht) shpëtoi edhe nga “bombat” e LSDM-së edhe nga “bombat” e VMRO-së BDI shpëtoi nga “bombat” me të cilat e kërcënonte LSDM-ja, duke pranuar 5 korrikun si datë zgjedhore, datë që i konvenon Zaevit. Por BDI shpëtoi edhe nga “bombat” e VMRO-së, duke e bë vendin Banglladesh (me ndihmën e Mulla Sulës) dhe duke pamundësuar de facto mbajtjen e zgjedhjeve para 15 korrikut, gjë që i konvenon Mickovskit. “Mençuria” e BDI-së për të shpëtuar edhe nga LSDM-ja edhe nga VMRO-DPMNE-ja edhe njëherë erdhi në shprehje në kurriz të shëndetit (dhe fatkeqësisht jetërave) të shqiptarëve“- shkruan botuesi i…
Gazeta konservatore gjermane shkruan në numrin e së enjtes se sipas një ankete qeveria Kurti në qeverisjen e saj të shkurtër kishte përkrahje rekorde nga qytetarët. Në rast të zgjedhjeve Vetëvendosje do të ishte dukshëm më e fuqishme në parlament se deri më tani. Qeveria e re me kryeministrin Avdullah Hoti pritet t’u shërbejë planeve të Grenellit, i cili dëshiron t’ia prezantojë sa më shpejt një marrëveshje “zotërisë në Washington”. Marrëveshjet e deritanishme që ka arritur Grenell për fluturimet dhe vijën hekurudhore mes Beogradit dhe Prishtinës kanë mbetur vetëm pikëpyetje. Gazeta gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung“ (FAZ) ka botuar një shkrim…
Derisa po mbante konferencë Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi një qytetar dëgjohej jashtë rrethojave të objektit të Kuvendit të Kosovës duke thirrur “O hajn, o hajn” në drejtim të presidentit. Menjëherë pas këtyre thirrjeve truprojat e presidentit i janë vënë në ndjekje qytetarit. Në një video të siguruar nga indeksonline shihen truprojat e presidentit Thaçi duke e arrestuar qytetarin. Gjatë arrestimit, reaguan edhe kalimtarë të shumtë të rastit të cilët ishin në këtë vendngjarje. Truprojat e presidentit shihen duke e grushtuar qytetarin në fjalë, ku më pas edhe e arrestuan. Fitim Pacolli, vëllai i deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli,…
Katica Janeva, ish-prokurorja speciale dhe e akuzuar në rastin Reket ka shkaktuar incident në Entin shtetëror për revizion kur ka filluar të zhveshët në të brendshme, përderisa revizorët kanë prezantuar raportet nga revizioni për punën financiare të PPS-së. Është përgatitur edhe shkresë për prishjen e rendit dhe qetësisë publike, por Janeva ka refuzuar të nënshkruajë. Nga Enti për Revizion për TV21 pohojnë se Janeva është thirrur që të i prezantohet raporti revizor për PPS. Atje ka qenë i pranishëm edhe prokuror nga Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Për shkak të incidentit, është ndaluar prezantimi. Nga MPB e konfirmuan…
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Kovid-19 në Maqedoninë e Veriut që nga fillimi i epidemisë është 2.492, numri i pacientëve të shëruar është 1.605, numri i vdekjeve është 145, ndërsa aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 742, përcjell in7. Shpërndarja e fundit sipas qyteteve: • Shkup – 987, aktivë 396 • Kumanovë – 481, aktivë 66 • Dibër – 51, • Shtip -111, aktivë 76 • Prilep –213, aktivë 30 • Tetovë – 236, aktivë 82 • Strugë – 90, aktivë 18 • Veles – 133, aktivë 28 • Manastir –28, aktivë 3 • Оhër…
Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë bërë të ditur se edhe 19 raste të reja janë diagnostikuar pozitive me koronavirusin e ri (COVID-19), duke e çuar në 1.142 numrin e përgjithshëm të të infektuarve, transmeton Anadolu Agency (AA). Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), nuk është regjistruar ndonjë rast i ri që ka përfunduar me vdekje nga ky virus, por 24 pacientë të rinj kanë rezultuar të shëruar, ndërsa numri i të shëruarve deri më tani ka shkuar në 871. Të mërkurën në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 253 mostra…
” Virusit Covid19 do i shpëtojnë vetëm të fshehurit në birë të miut?! Zyrtarët e Shkupit na lodhën me kanosjet se do na izolojnë në karantinë, se do e kthejnë orën policore, se nuk do i hapin kufijtë e Maqedonisë…! E në ndërkohë shihet qartë: jemi vend ku dominojnë individët që nuk e kanë kuptuar se liria është më e shtrenjtë se vetë jeta, se s’të vlen gjë jetëgjatësia e kaluar në vrimë të miut, se sëmundjes nuk i iket duke u mbyllur në shpellë, por duke i besuar jetës! Dhe e dini pse virusi Covid19 është aq ‘agresivë’ në…