Author: Emad

Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Shqipëri, ka paralajmëruar për të enjten një konferencë për media, ku ka thënë se do të prezantojë dy kandidatët e parë nga dy zona zgjedhore për zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, që do të mbahen më 25 prill. Kjo është hera e parë që VV-ja do të marrë pjesë në zgjedhjet e Shqipërisë. “Ditën e enjte më 21 janar 2021, në ora 13:00, Lëvizja VETËVENDOSJE! Qendra në Shqipëri do të mbajë konferencë për media ku do të prezantohen dy kandidatët e parë nga zgjedhësit në dy zona zgjedhore të vendit për zgjedhjet e 25 prillit. Kjo…

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni urimin e plotë të Ali Ahmetit për Joe Biden: Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden me rastin e inaugurimit të sotëm në Uashington. Presidentit Biden fillimisht i uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrë. Jam besimplotë se SHBA-të nën udhëheqjen e z. Biden do të mbeten partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi gjatë procesit tonë tashmë të pakthyeshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe në thellimin e miqësisë tradicionale me…

Lexo më Shumë

Sonte në emisinion “Target” nga Emad Mehmeti që transmetohet në Almakos, e ftuar është deputetja e “Alternativa”, Safije Shahini Sadiki, njëherit pjesë e koalicionit AAA-ASH në Parlament. Me atë kryesisht kemi biseduar për ligjin për shtetësi, por edhe çështje të tjera politike në vend. – Çfarë përmban propozim ligji për shtetësi i koalicionit Alternativa – ASH? – A mendoni se ky propozim ligj për shtetësi do të ketë mbështetje edhe nga partitë tjera në kuvend? – Çfarë mendoni për qeverinë aktuale të Zaevit? – Cili është qëndrimi i partisë Alternativa në lidhje me kontestin e ri me Bullgarinë? Për të…

Lexo më Shumë

Nga Xhevdet Pozhari Mediat u morrën veç me fyerjen që Don Fatmir Koliqi i bëri figurës së Anton Çetës. Por, në thelb ai duke e përmendur sakramentin, ia ka dhënë këtë atribut figurës tjetër – Ibrahim Rugovës. “Për të respektuar mospëlqimin e vajzave të prof. Anton Çettës dhe pasi kemi hasur në padenjësinë sakramentale të tij, atëherë kemi sjellë vendim që të mos vendoset shtatorja e Anton Çettës”, ka deklaruar sekretari i Ipeshkvisë së Kosovës, Don Fatmir Koliqi. Definicioni i sakramentit që Ipeshkvia e ka konsiduar si të denjë për Ibrahim Rugovën dhe të padenjë për Anton Çetën: Riti i…

Lexo më Shumë

Nga Xhevdet Pozhari Kur po thonë se “LDK i ka dhënë shumë Vjosës”, përveç Ibrahim Rugovës s’po më kujtohet figurë tjetër që i ka dhënë diçka kësaj partie, pos që i ka marrë! Që nga vdekja e Rugovës, LDK kurrë nuk ka dalë parti e parë. Me Vjosën kandidate, ajo ishte më afër fitores sesa asnjëherë më parë. Ata që thonë se emri i përveçëm nuk ka rëndësi në LDK, duhet pyetur – çfarë ishte Rugova?! Pse në atë kohë fitoheshin zgjedhjet, ndërsa me Isa Mustafën në krye u shënuan humbje më cikle të njëpasnjëshme zgjedhore… deri në bastionin e…

Lexo më Shumë

Pasditen e sotme ka pasur përleshje me armë zjarri në fshatin Batincë të Shkupit, ku sipas informacioneve të para ka dy të plagosur rëndë. Dy të plagosurit janë transferuar në spitalin e qytetit “Shën Naumi i Ohrit”. Nga fotografitë e siguruara nga televizioni Alsat, shihet se të plagosurit janë sulmuar brenda makinës së tipit Golf. Ende nuk ka informacione për motivet e sulmit.

Lexo më Shumë

Nga 21 janari kafiteritë dhe restorantet përsëri do të punojnë deri në orën 21:00. Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se gjendja epidemiologjike në vend është stabile, po ulet numri i të hostpializuarve në spitale, ka shtretër të lira, ndërsa kjo mundëson kthimin e orarit të punës për objektet hotilerike. “Nga 21 janari është e sigurt se objektet hotilerike do të punojnë deri në orën 21:00. Do të shqyrtohet kërkesa e tyre dhe mundësia që të punojnë deri në orën 23:00. Masat të cilat u sollën para Vitit të Ri dhanë rezultat dhe tani kemi situatë stabile, nuk do të…

Lexo më Shumë

Fadil Rama, një qytetar nga Kamenica sot u përball me një befasi jo fort të këndshme. Atij i ra mbi kokë një sasi e madhe e borës nga një kulm në rrugën që po përshkonte krah një shoku, njofton Klan Kosova. Këtë ndodhi ai e ka quajtur “pak fat në fatkeqësi” meqë nuk i ka lënë ndonjë lëndim. Fadil Rama ishte personi që mori vëmendje edhe nga mediat ndërkombëtare me bujarinë e tij ndaj një të moshuare serbe të vetmuar, së cilës i doli në ndihmë në fshatin e saj, Vaganesh. Por, rrëfimin interesant të kësaj lidhjeje mes një shqiptari…

Lexo më Shumë

BAMIRËSIA NË STINËN E DIMRIT Në këto ditë të ftohta të stinës së dimrit, OKH Merhamet realizoi projektin e dimrit, nëpërmjet të cilit u mundësua dhurimi i një kontingjenti ndihmash në lëndë drusore për ngrohje për 30 familje në një sasi prej 3 m³, shporeta për ngrohje dhe batanije, për të kontribuar sadopak në lehtësimin e vështirësive të tyre ekonomike. Projekt i mundësuar falë mbështetjes së ofruar nga Organizata Ndërkombëtare e Ndihmave “WEFA”me qendër në Gjermani.

Lexo më Shumë

Anton Pashku, një nga figurat e rëndësishme të letërsisë shqipe në Kosovë, zë një vend të veçantë në librin i cili sapo ka dalë në librari nga botimet “Logos-A”, “Një dialog i pambaruar”, me autore Alda Bardhylin. Në fokus të këtij dialogu është shkrimtari Kim Mehmeti, i cili shpalos një vështrim të rrugëtimit historik të shqiptarëve në Ballkan, duke nisur nga gjuha e kultura, personazhe që kanë bërë historinë tonë letrare. Një prej tyre është dhe Anton Pashku. Më poshtë po botojmë një pjesë të kësaj bisede. – Le të flasim pak për miqësinë tuaj me Anton Pashkun; më keni…

Lexo më Shumë

“Pothuajse të gjitha shtetet e Ballkanit kanë filluar me vaksinimin. Ndërsa prej dje edhe në Shqipëri ka filluar vaksinimi i popullsisë kundër virusit Covid-19. Në Maqedoninë e Veriut ky proces pritet të fillojë në mars. Deri atëherë, për fat të keq, do të vazhdojmë vetëm t’i numërojmë të vdekurit dhe të infektuarit. Nëse edhe ky nuk është dështim i kësaj qeverie, nuk di çfarë mund të quhet dështim. Asgjë nuk është më e rëndësishme se jeta e njerëzve. Aq më pak legalizimi i narkotikëve”, ka shkruar deputeti Hysni Ismaili nga Alternativa.

Lexo më Shumë

Koalicioni ASH&AAA më i besueshëm te shqiptarët me 8,3%, kundrejt BDI me 6,1%! Dështimet e kësaj Qeverie, sidomos pas 100 ditëshit të parë, më së miri i tregojnë edhe sondazhet e fundit në vend. Kështu thotë edhe sondazhi i zhvilluar nga Instituti për strategji, hulumtime dhe analiza SIA VISTA, të realizuara nga 21.12.2020 – 25.12.2020 në të gjitha Njësitë Zgjedhore, ku janë përfshirë të gjitha etnitetet në vend, ku reazultatet e kësaj ankete tregojnë rënien e besueshmërisë te partitë qeverisëse LSDM-BDI. Sipas këtij sondazhi, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet, të anketuarit shqiptarët janë përgjigjur se 6,1% janë për BDI,…

Lexo më Shumë