Pas vendimit skandaloz të ministreshës së Kulturës Irena Stefoska në ndarjen e buxhetit me vetëm 16.5% të mjeteve buxhetore për kulturën shqiptare, ka reaguar Valmir Aziri, Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Kulturës, kuadër i BDI-së, përcjell INA. Postimi i plotë në Facebook: “16.5 % është numri i cili karakterizon diskriminimin, mos përfilljen dhe qasjen krejt jo serioze të Ministres së Kulturës ndaj projekteve shqiptare dhe kulturës shqiptare në përgjithësi. Ligji për kulturë ja njeh të drejtën ministreshës për t’i caktuar komisionet dhe për të sjell program për kulturë, por ministresha e kulturës, në vend që të krijojë një proces gjithëpërshirës…
Author: Emad
Fejzi HAJDARI Edhe pse nuk është në nivel që e meriton, dënimi prej 12 viteve për Sasho Mijallkovin është lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Mirë që po dënohen Mijallkovi e Jankullovska, por keq që nuk po dënohen për zullumet ndaj shqiptarëve, që ndodhën në kohën e tyre. Shumë mirë që Sasho Mijallkovi mori 12 vite burg, Jankullovska edhe 4 vite shtesë, kurse u dënuan edhe bashkëpunëtorët e tyre. Por, keq që asnjëri prej tyre nuk u gjykua, e as dënua, për involvim të mundshëm në rastin e Harun Aliut me shokë, për rastin “Gjorçe Petrovin”, për “Monstrën”, “Lagjen…
Këshilli i gjykatës ka sjellë vendim, që i dënuari në rastin “Target-Fortesa”, Sasho Mijallkov të shkojë në paraburgim. Kësisoj, Mijallkovit i shfuqizohet masa e arrestit shtëpiak dhe vuajtjen e dënimit do ta presë në paraburgim në burgun e Shutkës, transmeton TV21.
Visa Gold është karta e fundit e kreditit nga portofoli i Halkbank AD Skopje e cila siguron një fuqi më të madhe blerëse për klientin sepse ka një kufi maksimal kredie deri në 600.000 denarë, në varësi të aftësisë kreditore të aplikantit, dhe e njëjta për klientin përfshin një policë sigurimi aksidentesh nga Halk Osiguruvanje. Produkti i ri është dedikuar për personat fizikë që janë pranues të pagës ose pensionit përmes Halkbank ose për klientët që do të sigurojnë kartën me një depozitë. Visa Gold ofron një kufi krediti revolving, i cili nuk është i lidhur me numrin e pagave…
Festivali për femijë “Festivali Bletëzat” është festivali i vetëm në Tetovë qe u jep mundësi fëmijëve të shprehim talentin në këndim. Festivali finansohej nga ministria e Kulturës ose nga ndonjë biznes privat, por këtë vit nuk ndodhi e njejta. Ministria e Kulturës ka anashkaluar finansimin për “Festivalin Bletëzat”, ku për këtë ka reaguar edhe drejtori i TV Kohës, Mevaip Abdiu. Abdiu ka shprehur revolten e tij përmes një postimi në facebook, ku thotë se edhe pa ndihmën e ministrisë se Kulturës festivali do të realizohet, bile edhe më mirë. “Turp! Ministira e Kulturës anashkalon festivalin më të vjetër për fëmijë…
Shoqata për Kulturë dhe Shkencë “Ars Albanica” – Tetovë, reagon ndaj vendimit të Ministrisë së Kulturës në RMV, pas shpalljes së rezultateve për projektet kulturore 2021, si tërërisht diskriminuese për Shoqatën “Ars Albanica”, dhe mbarë kulturën shqiptare në vend. Të gjitha projektet e Shoqatës “Ars Albanica” janë refuzuar, edhe pse janë projekte të rëndësishme, manifestime kulturore – letrare dhe botime, deri tani të realizuara me përkushtim, gjithmonë me idenë e prezantimit dhe afirmimit të vlerave kombëtare shqiptare. Festivali Poetik Mbarëkombëtar “Flakadani i Kujtesës”, tani më është shndërruar në një flakadan dijesh, ndërkaq “Ars Albanica” një vatër poetësh shqiptarë me vlera…
Skandali pas publikimit të rezultateve nga konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes nacional në kulturë për vitin 2021 sipas veprimtarisë dhe sferave nga ana e Ministrisë së Kulturës sa vjen e zgjerohet ndërsa kjo ka shkaktuar reagime të shumta tek pala shqiptare tepër e pakënaqur me refuzimin e shumë projekteve në ndërkohë që kjo ndarje e buxhetit është vetëm 16.8 për qind që është shumë larg asaj që duhej në fakt të ishte. Sipas një Kumtese nga Ministria e Kulturës në vitin 2021 thuhet se ata mbështetën projekte të cilat janë në funkcion të zhvillimit, afirmimit dhe promovimit…
Drejtuar: Irena Stefoskës, ministre e Ministrisë sëKulturës dhe Kryeministrit dhe zv.Kryeministrit tëparë KËRKESË PUBLIKE Për përkrahjen e 8 projekteve botuese dhe 4 panaireve ndërkombëtare, të refuzuara nga Ministria e Kulturës Të nderuar përfaqësues të medias, Shfrytëzoj rastin që publikisht të ftoj Ministreshën e Kulturës, që në përputhje me programin tonë aplikues botues LETËRSI E SHPËRBLYER BOTËRORE 2021, që ka 10 libra të përkthyer nga gjuhë të huaja në shqip dhe Aplikimin për 4 panaire ndërkombëtare tëlibrave (Frankfurt, Stamboll, Sofje dhe Tiranë), 8 projektet tona të refuzuara botuese dhe 4 pjesëmarrje tonën në 4 panaire tëlibrave, të pranohen tërësisht. Me këtë…
Në takimin joformal që ka pasur me gazetarë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi ka njoftuar se deputeti, Pavle Trajanov, nga radhët e Lidhjes Demoraktike, do të shkëputet nga grupi parlamentar i LSDM-së dhe do të veprojë i pavarur. Ky vendim i Trajanovit vjen vetëm dy ditë pasi dy deputetët të Partisë Liberale vendosën që në Kuvend të veprojnë vetë dhe të largohen nga grupi parlamentar i LSDM-së.
“Blerim Bexheti i ndikuar nga mishi në zgarë dhe kokteli i organizuar në fshatin Bojanë, pat premtuar dhe madje pat prezentuar projektin për urbanizimin e vendit të quajtur Xhibre. Por si shumë projekte tjera edhe ky projekt u mbyll në sirtaret e komunës dhe u la në harresë. A thua në zgjedhjet e ardhshme lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti me çfarë gënjeshtre do ti mashtroj banorët e fshatit Bojanë, Blerim Bexheti dhe BDI-ja të cilët janë “ekspert” të mirë për premtime dhe mosrealizime!” shkruan Adis Ibishi nga Ash- Bojanê.
“Një dialog i pambaruar” quhet libri me autore Alda Bardhyli, i cili ka dalë në librari nga botimet Logos-a. Në fokus të këtij dialogu është shkrimtari Kim Mehmeti, i cili shpalos një vështrim të rrugëtimit historik të shqiptarëve në Ballkan, duke nisur nga gjuha e kultura, personazhe që kanë bërë historinë tonë letrare, por dhe politika. Shkrimtari dhe vepra e tij, shkrimtari dhe vetja tjetër e tij, Çfarë e shqetëson? Si përplotet? Marrëdhënia me letërsinë e shumëçka tjetër në një rrëfim të sinqertë reflektues të Kim Mehmetit. Libri shoqërohet me një parathënie nga Grida Duma. Si ndjeheni ndaj kulturës europiane.…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka reaguar pas paraqitjes së Sasho Mijallkovit në Prokurori. Mickovski, akuzoi se Zaev dhe Mijallkov janë marë vesh për ikjen e tij, por pasi është vërejtur reagimi i opinionit, me marrëveshje Mijallkov është kthyer. Mickovski akuzoi u shpreh i bindur se kjo qeveri së shpejti do të bie dhe se Zaev dhe Mijallkov do të përfundojnë në burg. Madje Mickovski ka vlerësuar se edhe ikja e Gruevskit nga Maqedonia ka qenë me marrëveshje.