Për nesër, në ora 11:00 është njoftuar se ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe do t’i drejtohet publikut, Kjo paraqitje e tij vjen një ditë pasi opozita në Kuvend paralajmëroi interpelancë ndaj tij. Gjatë ditë, Filipçe njoftoi se nesër Komisioni për sëmundje ngjitëse do të vendos se a do të kërkojë orë policore gjatë tërë fundjavës.
Author: Emad
Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, e ka parë vendosjen e ambasadës së Kosovës në Jerusalem të Izraelit si marrëveshje verbale ndërmjet kryeministrit në detyrë, Avdullah Hoti dhe kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu. Konjufca, i ftuar në ‘Rubikon’, ka thënë se meqë nuk është pjesë e dokumentit zyrtar të marrëveshjes së arritur në Uashington më 4 shtator të vitit të kaluar, Qeveria Kurti do ta ri-shqyrtojë atë. “E para, duhet të mendoj që të shikohen të gjitha dokumnentet origjinale, se si ka ardhë deri tek ky premtim. Unë e di që Jerusalemi si koncept edhe si lokacion nuk…
Përplasje si në skena filmi kanë ndodhur dje mes policisë dhe dy vjedhësve të makinave në Shkup. Sipas policisë, fillimisht një 51 vjecar, me adresë banimi në rrugën “Sreqko Puzhallka” ka njoftuar në MPB se është vjedhur makina e tij “Ford Fiesta. Më vonë, patrulla policore e ka vërjtur makinën në lagjen “Maxhari” dhe ka filluar ta ndjekë. Kur e kanë vërejtur policinë, dy vjedhësit kanë zbritur nga makina dhe kanë filluar të ikin, transmeton gazeta Lajm. Njëri prej tyre ka gjuajtur me armë drejt policisë, por nuk e ka qëlluar. Edhe njëri prej policëve ia ka kthyer, duke gjuajtur…
Ish-gjenerali policor, Stojançe Angellov ka komentuar veprimin e djeshëm të zëvendëskryeministrit, Artanb Grubi i cili mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 40-vjetorit të formimit të njësitit “Tigrat”. Angellov në një deklaratë për Kanal5 e ka quajtur këtë veprim të Grubit si një “akt i bukur”. “Dje zv/kryeministri Artan Grubi ka bërë një akt të bukur- qëndroi para monumentit të ‘Tigrëve’ të ndjerë, mes të cilëve ka edhe pjesëtarë të vrarë në luftën e 2001-it. Por sot, disa pjesëtar të UÇK-së dolën me komunikatë me të cilën e dënuan këtë, gjest të tij human, duke i kujtuar atij se ‘Tigrat’…
“Artan Grubi është një fanatik, fashist, dogmatik, servil tipik nga dukja e natyra, i cili erdhi nga rruga dhe na e solli lirinë. E sot përfundimisht e mbylli kapitullin e tij me një dekoratë nga njësitet famëkeqe Tigrat. Këtë dekoratë a thua si e ka përjetu Ali Ahmeti pasi në 1981 ky formacion ka qenë aktiv në demostratat e pranverës studentore të Kosovës. Të gjitha dyshimet se pse u dekorua na çojnë kah Lagja e trimave dhe beteja e Kumanovës, ku Grubi ishte mjaft aktiv me shokun e tij Mijallkovin. Maskat rranë tash e dijmë kush na përfaqëson dhe me…
Për 99,1% ka rënë numri i rasteve të prekura nga gripi sezonal. Të dhënat javore të Institutit të Shëndetit Publik flasin për rënie drastike, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ku gjendja me gripin ishte alarmante. Javën e fundit të muajit shkurt janë regjistruar 50 raste me grip, ndërsa periudhën e njëjtë të vitit të shkuar numri i të prekurve nga gripi ka qenë 5,654. Mjekët epidemiolog thonë se kjo rënie është si pasojë e mbajtjes së maskave. “ Maskat dhe masat e tjera preventive e kanë bërë të veten për shkak se njerëzit nuk grumbullohen në…
Valon Salihu Ndërtojmë Shkupin si qytet të të gjithë shkupjanëve Shpesh kur lëviz nëpër mëhallën time të vjetër në Çair, më kthehen kujtimet e fëmijërisë. Kujtimet kur në parkun e Çairit, në vend të ndërtesës së tanishme te markata „Vero“, luanim tërë ditën futboll me porta të improvizuara me gurë. Kujtimet kur në oborrin e kishës pas shtëpisë sime luanim bashkë shqiptarë, boshnjakë, turq, maqedonas etj. Më kujtohet edhe kur në rrugicën në të cilën u rrita („Cvetan Dimov“) kishte vetëm një furrë të vjetër (te gjyshja). Atëherë “solenkat” të cilat i hanim nuk mbanin erën e benzinës së automobilit…
Me rastin e 40 vjetorit të formimit të njësisë speciale “Tigrat”, zevendes kryeministri Artan Grubi ka bë homazhe te përmendorja e “branitellave” maqedonas që kanë rene edhe në luftën e vitit 2001 kundër UÇK-së. Grubi ka qenë pjesë e delegacionit qeveritar të udhehequr nga kryeministri Zaev, ministrja e mbrojtjes, Shekerinska dhe ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Shkruan: Agim Baçi Do të jetojmë si fëmija e përrallës së Andersenit “Rrobat e mbretit”, që i thotë mbretit se është lakuriq, apo do të duartrokasim si shumica pa guxuar të themi se çfarë shohim realisht? Kjo dilemë nuk ka të bëjë thjesht me një guxim për të pohuar vetëm realitetin, por ka të bëjë me kurajën për të patur disa përgjigje të rëndësishme në jetë, që i japin kuptim asaj që duam apo asaj që i ikim. Por, a komunikojmë ne sot si shoqëri me të vërtetat? A po rritet një brez me të cilin mund të bashkëndajmë kurajën…
Një tërmet me magintudë 5 ballë sipas shkallës Rihter u regjistrua në Maqedoninë e Veriut në ora 22:17, me një thellësi prej 10 kilometra. Epiqendra e tërmetit në afërsi të Liqenit të Mavrovës.
“BDI më shumë është në Serbin – ndaj dhe hapin konsullata nëpër fshatrat e Serbisë. Ata janë më afër dhe miq me shokët e vjetër të Millosheviqit”, ka thënë kryetari i AlternAtivA-s, Afrim Gashi për Alfa TV. Sipas Gashit, në politikë duhet të jesh për kauzë dhe qëllim, ndërsa nëse je në rrugë të gabuar, çdo hap që bën është dëm dhe gabim në politikë.
Të ardhurat buxhetore nga komuna për shkollën “Ibe Palikuqa” në fshatin Bojanë të komunës së Sariajit janë 28.564.883 denarë, njofton portali pa cenzurë. Por jo gjithmonë i gjithë buxheti shfrytëzohet për nevojat e shkollës. Nga një dokument që është firmosur edhe nga drejtori i shkollës, Bari Mamuti vetëm për mbeturinat shpenzohen rreth 236,184 denarë, ku sipas banorëve aty asnjëherë nuk kanë shkuar për t’i larguar mbeturinat. Gjithashtu, shërbimet për kompjim kanë kushtuar 73, 807 denarë. Por në raportin që janë shënuar të gjitha shpenzimet, kjo shifër është shënuar dy herë. Nga kjo, le të kuptohet se shifra është shënuar vetëm…