Author: Emad

THIRRJE PËR NDIHMË: Te dielën (21.03.2021) në ora 10 është parë për herë të fundit shoku jonë Islam Lumani, ai kishte veshur pantallona blu, xhaketë dhe këpucë të zeza. Dihet se ai është nisur drejt plazhit në Kranjë, por mund të ketë ecur në drejtim ende të panjohur. Sot është dita e katërt pa të. Vëllezër dhe motra, na ndihmoni të gjejmë vëllaun tonë shëndoshë dhe mirë. Ç’do informacion nga ana juaj mund të qetësojë zemrat tona. Numra per kontakt: +389 70743937 +389 71841758 +389 75848084

Lexo më Shumë

Amir Bilalli Pas fitores se Kurtit në Kosovë, teoritë konspirative për ndryshim të kufijve në Ballkan sikur morrën hov. Sipas tyre, viktimë e parë do të jetë Maqedonia e Veriut, kurse e dyta si “domino-efekt” – BeH. Ata nisen nga realiteti se pas rënies së komunizmit, pothuajse të gjitha vendet e Evropës Lindore iu bashkuan UE-së, kurse Ballkani Perëndimor mbeti në ” listën e pritjes së gjatë”, me pa ide se si mëtej, që mund të shkaktojë paraqitjen e opcioneve të reja me kufij të ri. Madje mendohet se zhagitja bëheka qëllimisht që të krijohet një hartë e re ballkanike!…

Lexo më Shumë

Komunistët jugosllavë nga nëntori i vitit 1944 deri në maj të vitit 1945 në territoret shqiptare të atëhershme të Maqedonisë, Kosovës dhe Malit të Zi, pa gjyq, kanë vrarë rreth 50 mijë shqiptarë, zbulon në një intervistë për emisionin “Target” në Almakos, historiani nga Shkupi, Qerim Lita. Pas ASNOM deri në përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Lita thekson se komunistët maqedonas kanë kryer disa masakra ndaj popullatës civile shqiptare, siç janë masakrat në fshatrat Runica, Bllacë, Sopot dhe Zajas, dhe një masakër e ngjashme u krye në qytetet e Gostivarit dhe Tetovës. Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë…

Lexo më Shumë

Të nderuar pjesëtarë të diasporës sonë nga Maqedonia e Veriut, ne si Këshill Koordinues i Diasporës (KKD), Ju bëjmë thirrje të gjithë Juve në çdo vend të botës, kudo që ndodheni, – Bëhuni pjesë e regjistrimit të popullatës në Maqedoninë e Veriut. Regjistrimi i popullatës në këtë vend tashmë ka hyrë në fazën thelbësore kur pa përjashtim të gjithë Ju duhet të bëheni pjesë e këtij procesi që përfundon më 21 prill. Me aktin tuaj të regjistrimit, përmes një angazhimi fare të vogël, Ju ia bëni shërbimin më të madh vendit tuaj. Rezultatet e regjistrimit, pra dalja në shesh e…

Lexo më Shumë

Të revoltuar nga shpallja e rezultateve të Ministrisë së Kulturës për përzgjedhjen e projekteve shqiptare, 17 shoqata për kulturë, art dhe letërsi të Tetovës, kanë akuzuar ministren e kulturës Irena Stefoska se po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-90-ta në kulturë. Përfaqësuesja e këtyre shoqatave Zinepe Rexhepi, tha se projektet shqiptare nuk janë marrë aspak në shqyrtim, ndërsa i quajti trillime arsyetimet e Ministrisë së Kulturës se këto projekte nuk kanë plotësuar dokumentacionin. Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut urgjentisht ta ftojë në përgjegjësi Ministren aktuale të Kulturës, Irena Stefoska, dhe ta shkarkojë nga kjo detyrë! Urgjentisht të…

Lexo më Shumë

Zëdhënësi i Qeverisë, Dushko Arsovski në konferencën e sotme për shtyp tha se procesi i regjistrimi “po zhvillohet dhe do të zhvillohet plotësisht nën masa të sigurta”. Arsovski pohoi se janë përpiluar protokolle për mbrojtje nga Covid-19 dhe se nuk ka nevojë për shtyrje të këtij procesi. “Pjesëmarrja në regjistrim është e detyrueshme. Ka përgjegjësi penale vetëm për nxitje të bojkotit të operacionit statistikor. Kundër atyre që që do të refuzojnë regjistrimin do të inicohet procedurë kundërvajtjeje. Dënimet shkojnë deri në 300 euro”, tha mes tjerash Arsovski.

Lexo më Shumë

Të rreshurat e pandërprera të borës sot kanë vështirësuar lëvizjen e banorëve të fshatrave të Tetovës në dy anët e lumit. Si shpeshherë rrugët e këtyre fshatrave nuk pastrohen nga Komuna e Tetovës dhe ndërmarrja e cila e ka fituar tenderin për pastrimin e rrugëve. Për të qenë tragjedia me madhe disa banorë të këtyre fshatrave kanë denoncuar se nuk as rrymë elektrike gjatë këtyre ditëve. Apelojmë tek Komuna e Tetovës që urgjentisht të dërgojë makineritë për pastrimin e rrugëve edhe atë në rrugën Sellcë -Vicë, rruga për në fshatin Gjermë , si dhe rrugën Shipkovicë-Brodec-Veshallë -Bozofcë. Është e pa…

Lexo më Shumë

Komisioni Zgjedhor në kuadër të LSDM-së në deklaratën e sotme kanë thënë se zgjedhjet brendapartiake kanë shkuar në mënyrën më të duhur në të gjitha 237 vendvotimet. Nga rezultatet e deritanishme që kanë arritur, mund të konkludohet se Zoran Zaev është zgjedhur kryetar i LSDM-së, raporton SHENJA. Kujtojmë se Zaev ishte kandidati i vetëm për kryetar të LSDM-së.

Lexo më Shumë

Pandemija me virusin Covid-19 ka goditur të gjithë bizneset në Shkup. Së fundmi janë ankuar edhe punonjëset seksuale të cilat aktivitetin e tyre e kryejnë në mënyrë jolegale në hapësirat rreth ndërtesës së Radio Televizionit të Maqedonisë. Në një storje të “Sloboden peçat” ata janë ankuar se para pandemisë kanë punuar vetëm natën, ndersa tash veprimtarinë e tyre e ushtrojnë edhe ditën, për shkak se puna dukshëm ju ka rënë. Dhjetëra punonjës se*ksi të cilët mbajnë të ashtuquajturin “tezgë” të tyre në zonën përreth ndërtesës së Radios dhe Televizionit Maqedonas, ura e punës së natës, kështu që tani ata punojnë…

Lexo më Shumë

Në tre javët e fundit është rritur ndjeshëm numri i të infektuarve me Covid-19. Kjo ka bërë që të rritet edhe numri i pacientëve në trajtim spitalor. Siç bëjnë të ditur autoritetet shëndetësore, aktualisht numri i rasteve aktive arrin në rreth 13 mijë persona, ndërsa në trajtim spitalor ndodhen 1193 pacientë. Zëvendësministri i shëndetësisë, Ilir Hasani, thotë se ende nuk dihet se cila do të jetë pika më e lartë e valës së tretë. “Mendoj që janë shumë relevante, përqindja e pacientëve nga të gjithë tamponat e marra rezulton pozitiv. 30% prej tyre rezultojnë pozitiv nga 4 mijë tampona të…

Lexo më Shumë

Në qytetin e Shkupit është numri më i madh i rasteve aktive, për momentin janë 6943 raste aktive. Sipas të dhënave të Instituti për Shëndet Publik, raporton SHENJA, në Shkup, më tepër të infektuar ka në Aerodrom-1261 në Qendër dhe Karposh ka nga 1.071, në Gazi Babë 924, Kisella Vodë 880, Gjorçe Petrov-591. Në komunën e Butelit janë 312 raste aktive, ndërsa në komunën e Çairit-291. Në komunën e Sarajit janë aktive 54 raste më KOVID-19, ndërsa në komunën e Shutkë-67. Në Haraçinë janë 11 raste aktive.

Lexo më Shumë