Ndonëse një kohë më të gjatë, brenda kampit politik të BDI-së jemi dëshmitar të pakënaqësive të shumta, të cilat individ dhe grupe kohë pas kohe i shprehin në forma të ndryshme, së fundi gjithnjë e më të shprehura janë lëvizjet dhe mesazhet që transmetohen nga Kuvendi republikan. Siç ka paralajmëruar edhe më herët, nënkryetari i partisë së Ahmetit, Izet Mexhiti, nuk mbështeti shtyerjen e regjistrimit, duke votuar kundër në seancën e të premtes. Ky votim ndryshe nga partia rallë ka ndodhur në historinë 30 vjeçare të pavarësisë së Maqedonisë së Veriut. Andaj, kjo lëvizje hap shumë dilema në mesin e…
Author: Emad
Pritet që Qeveria e Maqedonisë së Veriut të sjell masa të reja për të përballur me përhapjen e koronavirusit. Kjo ka dalë pas takimit të Shtabit Kryesor Kordinativ, shkruan “360 shkallë”. Sipas tyre, prej nesër në 14 ditët e ardhshme do të mbyllen objektet hotilerike. Po ashtu edhe ora policore do të fillojë dy orë më herët, kështu që në vend prej orës 22:00 ajo do të fillojë në orën 20:00 dhe do të zgjas deri në orën 05:00 të mëngjesit. Gjatë ditës pritet që Qeveria të mbajt seancë për t’i formalizuar vendimet.
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ka uruar Vjosa Osmanin për zgjedhjen e saj si presidente e Kosovës. Urimi i plotë i Ahmetit: Gëzohem që sot deputetët e Kosovës arritën të rrumbullakësojnë konsolidimin e institucioneve të vendit si rezultat i vullnetit të qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 14 shkurtit. Zgjedhja e Presidentes së Republikës së Kosovës është një lajm i mirë për të gjithë dhe unë i uroj zonjës Osmani shumë shëndet, durim e guxim në punën e saj të cilën shpresoj që do ta realizon vetëm me suksese. Tek ne do të gjeni dorë të shtruar vëllazërore për bashkëpunim…
Vjosa Osmani sonte u votua nga Kuvendi i Kosovës për presidente të vendit. Ajo për 5 vjetet e ardhshme do të jetë në krye të shtetit të Kosovës. Po kush është në fakt Vjosa Osmani? Kjo është një biografi e shkurtër e saj: Dr. Vjosa Osmani Sadriu u lind më 17 maj 1982 në Mitrovicë, në Kosovë. Shkollimin fillor dhe të mesëm e ka mbaruar në Mitrovicë, ndërkaq Fakultetin e Drejtësisë e ka mbaruar në Universitetin e Prishtinës. Studimet Master dhe studimet e Doktoraturës i ka të mbaruara në Universitetin e Pittsburghut në Pensilvani, ShBA. Ajo është zgjedhur deputete në…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela ka uruar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. ” Kuvendi i Kosovës sapo zgjodhi Presidenten e Republikës së Kosovës Zonjën Vjosa Osmani duke kurrorizuar me sukses konsolidimin dhe ndërtimin e instititucioneve më të rëndësishme të Kosovës Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani edhe në të kaluarën ka dëshmuar kapacitete te larta politike, intelektuale dhe shtetndërtuese, dhe si rrjedhojë e kontributit politik qytetarët e Kosovës e përkrahën masovikisht atë dhe listën e saj që përfaqësonte. Urojmë që Vjosa Osmani, si Presidente e Kosovës ta ushtrojë këtë pozitë në mënyrën më të mirë të mundshme në shërbim të…
Kreu i Alternativës Afrim Gashi ka uruar zonjën Vjosa Osmani për emërimin e saj si presidente e Kosovës. Ja urimi i plotë i Gashit: Zgjedhja e znj. Vjosa Osmani Sadriut në postin e Presidentit të Republikës së Kosovës është lajm i mirë jo vetëm për ndërtimin e institucioneve shtetërore, por edhe mirënjohje e përkthyer në post për personalitetin më të votuar në Kosovë në zgjedhjet e 14 shkurtit të këtij viti. Përveç kësaj, Vjosa Osmani është edhe dëshmi e avancimit të pozitës së gruas shqiptare dhe gatishmërisë së saj për t’u prirë institucioneve më të larta shtetërore. Në emrin tim…
NATO shënon 72 vjet sot. Fotografitë tregojnë Traktatin e Veriatlantikut, i cili u nënshkrua nga 12 anëtarë më 4 prill 1949 në Uashington, deklaroi Zoran Zaev. “Krenaria dhe suksesi kombëtar është se Maqedonia e Veriut është një nga 30 anëtarët e familjes së NATO-s. Sot, anëtarësimi në aleancën më të fuqishme në botë – NATO është një shprehje e vendimit tonë mbipartiak, të gjerë, shumicë, kombëtar, multietnik dhe shtetëror që rruga përpara është rruga e demokracisë, sigurisë dhe sigurisë, rruga drejt zhvillim dhe prosperitet për të gjithë qytetarët tanë”, shkruan Zaev.
Politologu, diplomati dhe veprimtari i njohur i kauzës shqiptare, Fatlum Rushiti, i cili lobon në qendrat botërore për bashkimin e trojeve ilirike, ka deklaruar për Dallas Morning News që shqiptarët në FYROM duhet të shpallin referendum demokratik për bashkim me Shqipërinë. ‘Sllavët karpatian nuk duan bashkëjetesë me shqiptarët autokton. Janë racist dhe shpellar me mentalitet agresiv që as bota demokratike nuk mund t’i nxjerr nga lloçi i humnerës që kanë ngelur. Nuk kuptojnë kooperim, të drejta bazike, racionalitet & progres. Nuk duan as regjistrim të popullsisë meqë shqiptarët janë popull shumicë në vatrat e tyre. Shqiptarët duhet të shpallin referendum…
Lidhur me skandalin me librin e sociologjisë për shkollat e mesme ka reaguar dhe kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi. Ai thotë se në Maqedoninë e Veriut ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve. “Libri i Sociologjisë për shkollat e mesme në vendin tonë, duke shprehur fashizëm ndaj shqiptarëve dhe bashkësive të tjera më të vogla, vetëm e përdëfton konstatimin tonë të kahershëm se në RMV ushqehet urrejtje sistematike ndaj shqiptarëve, mes tjerash edhe në sistemin arsimor. Dhe, pastaj kur këta njerëz bëhen politikanë, detyrimisht që do t’u pengojë numri i shqiptarëve në këtë shtet dhe do të duhet ta anulojnë edhe…
“Të gjithë duam të kemi vaksina në shtëpi, mirëpo këto janë rrethanat. Unë kam patur një ndjenjë të pakëndshme kur qytetarët tanë udhëtuan në Serbi për tu vaksinuar, mirëpo nuk duhet të themi se shteti nuk bëri asgjë, përkundrazi, shteti bëri gjithçka dhe ne jemi të sigurtë për këtë. Kemi nëpër dhjetëra kompani, përmes shërbimet të sigurisë me të cilat kemi bashkëpunim real, të gjithë të bëjnë gjithçka që munden. Nuk dua të na akuzojnë se nuk kemi bërë asgjë.Vaksina është një përgjegjësi individuale, secili mban përgjegjësi për vete dhe mund të vendosë se ku do të vaksinohet”, deklaroi kryeministri…
Me gjithsej 95 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e përgjithshëm dhe me 25 vota PËR dhe 12 KUNDËR në votimin e bashkësive etnike joshumicë, Parlamenti miratoi Ligjin për shtyrje të procesit të regjistrimit, deputetët e LSDM-së, VMRO-së, Levicës dhe BDI-së kanë miratuar vendimin për anulimin e regjistrimit për më 5 shtator, ndërsa vetëm deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa votuan kundër, përcjell SHENJA. Votimit i parapriu një diskutim maratonik ku deputetët e opozitës shqiptare gjatë katër orëve i ftuan kolegët e tyre nga BDI që të ndërrojnë mendje dhe të mos mbështesin ndërprerjen e regjistrimit. Sipas…
Shkruan: Meriton Civuli #Kontrabandimi i propozim ligjeve nga shumica parlamentare në koordinim me opozitën maqedonase nuk kalon. Një është e qartë, se kapja e subjektit shqiptar i pamundëson ata për përfaqësim të denjë të interesave tona. Establishmenti që në fakt është dorë e zgjatur e Beogradit tash e tre dekada, edhe njëherë shpërfaqi fytyrën e saj të gërditshme të mbushur me urrejtje ndaj shqiptarëve dhe politika ksenofobe. Bashkëkombas të dashur, për fatin tonë e tuaj të keq, BDI është bë marionetë në ekzekutimin e interesave antishqiptare me porosi të Beogradit. Koha për tu dhënë lamtumirën e fundit servilëve që me…