Në afërsi të klinikës së Bit Pazarit, kandidatit të opozitës shqiptare, Bekim Sali ia kanë shqyer bilbordet. Edhe pse Visar Ganiu në rrethinë e parë kishte epërsi ndaj Bekim Salit, megjithatë këto veprime tregojnë se BDI është duke u frikësuar se mund të humb Çairin, vlerësojnë analistët. Kjo madje ka të bëjë me lëvizjet e fundit që kanë ndodhur në skenën politike, mbi gjitha për shkak epërsisë së madhe që ka kandidatja e pavarur për Qytetin e Shkupit , Danella Arsovska, karshi Petre Shilegovit. Siç dihet, në rast fitore të Danellës, disa prej drejtorive kyçe në qytetin e Shkupit, do…
Author: IM
Producenti i kampanjës së kryetarit aktual të qytetit të Shkupit Petre Shilegov, i cili vjen nga radhët e LSDM-së, Mirko Popov në rrjetin social ‘Twitter’ i ka ofenduar shqiptarët në një diskutim publik duke i quajtur personat e tjerë më të këqij se sa populli shqiptar. Në një diskutim publik në rrjetet sociale Popov shihet duke shënuar fjalët ofenduese ‘të isha afër teje do të ikje si lepur, sepse ti je më i keq se sa shqiptar (siptar në term ofendues). Ndërsa në vazhdimësi të diskutimit vazhdon duke i quajtur popujt e tjerë, përfshirë edhe shqiptarët dhe personat që punojnë…
Në prag të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, TV Klan Macedonia mëson se Bashkimi Demokratik për Integrim dhe Partia Demokratike Shqiptare ia kanë dalur të merren vesh për mbështetje të ndërsjellë. Në fakt, integristët e Ali Ahmetit presin përkrahjen e votuesve të PDSH-së së Menduh Thaçit në komunat ku kandidatët e BDI-së shkojnë në balotazh, si në Tearcë, Tetovë, Bogovinë, Vrapçisht, Gostivar, Strugë, Çashkë, apo edhe në Çair, ndërkohë që është për t’u prituir që Studeniçani edhe gjatë katër viteve të ardhshme të drejtohet nga Azem Sadiku. TV Klan M mëson se marrëveshjen për këtë e kanë arritur këtë…
Ndryshimi pritet të vijë me Ridvan Ibraimin në Haraçinë. Ridvan Ibraimi ka lindur në vitin 1984 në Haraçinë. Arsimin fillor e kreu në f.Haraçinë, atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në vitin 2016 fitoi titullin Magjistër i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Revizionit. Shumë banorë të Haraçinës vlerësojnë se Ridvani është njeriu i duhur, i cili duhet të marrë detyrën e kreut të komunës, pasi ka dëshmuar se di të menaxhoj si duhet.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sonte ka qëndruar në Ohër. Ka ftuar qytetarët të mobilizohen, duke shtuar se vetëm “krah për krahu do të arrijnë të krijojnë ardhmëri të re, të përbashkët, ardhmëri më të mirë, ose do të qëndrojmë në apati dhe pashpresë”. “Të gjithë votuesit që duan diçka të ndryshojnë, dhe na mbështesin, si dhe të gjithë ata të cilët janë të parapërcaktuar fillimisht për ne dhe për ata që janë të zhgënjyer për politikë, ejani të bashkohemi. Ju me siguri keni shkak të arsyeshëm që të dyshoni dhe ne asnjëherë nuk kemi thënë se jemi të pagabueshëm,…
Kryetari Zaev: Qytetarët përparimtarë votojnë për përparim, bashkohen dhe nuk lejojnë kthimin e regjimit “ Unë e di se ne nuk duhet t’ju bindim se ne i investojmë paratë tek qytetarët, në krahasim me strukturën e regjimit të Nikolla Gruevskit, dora e së cilës është edhe kjo udhëheqje e VMRO-DPMNE-së e udhëhequr nga Hristijan Mickoski, të cilën, të themi se e kanë vjedhur shtetin – është pak. Grabitën, vodhën, pushkatuan, shkelën dinjitetin njerëzor. E di që ju e dini dallimin mes një regjimi 11-vjeçar dhe kësaj qeverie demokratike 4-vjeçare. Ju e dini që ne nuk e tërheqim askënd për vesh,…
Këshilltari Osama Muadini reagon për parkun e qytetit në Kumanovë, ai mes tjerash shkruan: “Përderisa parqet në pjesë të ndryshme të qytetetit të Kumanovës lulëzojnë nga investime të ndryshme nga ana e organeve kompetente komunale dhe kryetarit të deritanishëm, e njejta nuk ndodhi edhe me Parkun e vjetër të qytetit të Kumanovës. Me një numër simbolik të karrigeve sa per sy e faqe, me asfalt të ndërtuar që nga fundi i viteve të 90-ta, pa pemë e fidane të mbjellura, por të kalbura e të prera, pa kënde lojrash për fëmijë, pëveç këndit që u ndërtua me vetëiniciativë të qytetarëve…
Ridvan Ibraimi ka lindur në vitin 1984 në Haraçinë. Arsimin fillor e kreu në f.Haraçinë, atë të mesëm në Shkup, ndërsa studimet universitare dhe pasuniversitare në Universitetin Shtetëror të Tetovës, dhe në vitin 2016 fitoi titullin Magjistër i Ekonomisë në Departamentin e Kontabilitetit dhe Revizionit. Posedon aftësi menaxheriale, është fleksibël për punën në grup, ka aftësi për ti përfunduar të gjitha detyrat e filluara në kohë. Që nga janari i vitit 2010 ka ushtruar poste drejtuese në institucionet shëndetësore, edhe atë: në Entin për Rehabilitim e të dëgjuarit, të folurit dhe zërit në Shkup; më pas që nga viti 2012…
Kandidatja e LSDM-së dhe kryetarja aktuale e Haraçinës, Milikije Halimi ka humbur në rrethin e parë të zgjedhjeve ndaj kandidatit të BDI-së Ridvan Ibraimi. Të dy kandidatët do të përballen në balotazh më 31 tetor, njofton Portalb.mk. Ridvani është djal fisnik e bujar, duhet cdo shqiptarë duhet ta voton. Shumë banorë të Haraçinës vlerësojnë se Ridvani është njeriu i duhur, i cili duhet të marrë detyrën e kreut të komunës, pasi ka dëshmuar se di të menaxhoj si duhet.
Nga dita e sotme, adhuruesit e çiklizmit mund të shijojnë korsinë e dytë të biçikletave që u lëshua në përdorim në Vodno. Korsia e re malore e biçikletave është me gjatësi 3.64 km dhe gjerësi 3 metra me kthesa dhe rampa të sigurta të bëra posaçërisht. Nuk ka ndërprerje dhe përzierje me korsitë e këmbësorëve gjë që e bën atë shumë të sigurt. Korsia i përket së ashtuquajturës “kategori familjare”. Është në të njëjtën kohë e sigurt për përdorim nga të gjitha gjeneratat, por ne apelojmë që të përdoret vetëm me pajisje mbrojtëse të përshtatshme. Korsia e re e biçikletave…
Botimi i radhës i Fondacionit ALSAR i përket fushës së gjuhësisë. “Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe” botohet me autorësinë e tre emrave, Ali Jashari, Bahtijar Kryeziu dhe Olger Brame. Fjalori pason një varg botimesh të Fondacionit ALSAR përgjatë këtij viti, dalluar mes tyre për specifikën e tij. Ai përbën një material mjaft të dobishëm në punën krijuese të njerëzve të penës, ndihmues për shkollarët, përkthyesit, etj. Nën titullin “Fjalor i homonimeve leksikore në gjuhën shqipe” pasqyrohet një shtresë e veçantë e leksikut të shqipes, pra, fjalë që janë të njëjta nga forma (përbërja tingullore), por të ndryshme nga…
Botimeve anastatike të ALSAR-it sapo u është shtuar një titull i ri. “Jeta muslimane shqiptare” vjen si një tjetër fryt i përpjekjeve të pareshtura të fondacionit për të risjellë botime të mbuluara nga pluhuri i kohës dhe harresës. Revista në fjalë gjallëroi jetën fetare dhe kulturore të shqiptarëve të Amerikës në mesin e shekullit të kaluar. Ajo u botua në Detroit nën prijësinë e Imam Vehbi Ismailit, autoritetit fetar me kontribut të paçmueshëm. Konceptuar dhe botuar në shqip dhe anglisht, revista ishte botim i Shoqërisë Muslimane Shqiptare. E nxjerrë katër herë në vit, duke nisur nga 1949-ta e për gati…

