Në mbledhjen e fundit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, u vendos që personat që do të vijnë nga Maqedonia e Veriut dhe Greqia, do të vendosen në karantinë dy javore. Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, sqaroi se kjo masë do të jetë në fuqi deri më 3 maj. Duke qenë se situata e COVID-19 në vend, është më e stabilizuar, Komiteti Teknik vendosi që nxënësit në gjimnaze, të cilët deri më tani e kanë zhvilluar mësimin në mënyrë të alternuar, mund të rikthehen ta zhvillojnë mësimin në godinat e shkollave. “Padyshim që ka filluar të ndihet edhe efekti i…
Author: Emad
Një ushtarë është plagosur me armë zjarri në thembër në qendrën stërvitore Krivollak, njofton MPB. Rasti ka ndodhur të shtunen rreth orës 13, kurse në stacionin policor në Negotinë është denoncuar 45 minuta më vonë. Ushtari është plagosur me revole, kurse është dërguar në Spitalin e përgjithshëm në Kavadar. Në vendin e ngjarjes hetime ka kryer ekip i policisë së Kavadarit, por nuk jepen detaje më të hollësishme se si ka ndodhur rasti.
Lideri VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka shpërndarë fotografinë e deputetes së infektuar me Kovid-19 duke hyrë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. “Kur ligjet dhe rregullat nuk vlejnë për pushtetin. Mediat shkruajnë se një njeri ka humbur jetën për shkak se nuk ka pasur ndihmë të shpejtë, ndërsa sot për pushtetin dhe deputeten ka. Fundi shumë shpejtë do të ju ndodhë, ndërsa do të ketë kallëzime penale dhe përgjegjësi për shkelje të protokolleve, ligjit dhe Kushtetutës”, ka shkruar Mickoski.
Këngëtari nga Tetova e paraqet në policia gruan nga Struga, sepse i hodhi narkotik në pije. Nuk është skenë nga serialet turke ose spanjolle, por rast i vërtetë që ka ndodhur në Strugë. Këngëtari maqedonas Daniel Kajmakovski r ka denoncuar në polici ish bashkëshorten e tij nga Tetova, se dhe i ka hedhur drogë në kafe, deri sa kanë qenë bashkë në park në Tetovë. Edhe nga Qendra Klinike “Nënë Tereza” në Shkup kanë konfirmuar se dje kanë pranuar një strugan 38 vjeçar, i cili ka thënë se pasi kanë pirë kafe me ish gruan 25 vjeçare i është perkeqëduar…
OKH Merhamet filloi me aksionet humanitare të muajit të bekuar të Ramazanit. Sot, u realizu shpërndarja e pakove ushqimore dhe teshave për fëmijë në Kumanovë, Likovë dhe Tetovë. Merhamet synon që gjatë muajit të Ramazanit të shpërndajë mbi 5000 pako ushqimore në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Dhënia e ndihmave ushqimore janë shprehje e solidaritetit njerëzorë në këto ditë Ramazani.
Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike janë bashkuar sot në brigjet e lumit Osum për të protestuar në lidhje me premtimet e pambajtura të Edi Ramës në 8-vite pushtet. Në formë demostrative ata i janë drejtuar brigjeve të Osumit, për të pushuar në “ishullin imagjinar” të Ramës. Pasi kanë vendosur shezlongët në brigjet e lumit, ata janë shtrirë për të pushuar nē ishullin e Ramës.
Deputetja e LSDM-së, Daniela Markoska ka reaguar në rrjetin social Facebook, pasi gjatë ditës në sallën ku mbahej seanca e Kuvendi, janë shtyrë për mikrofonin me koordinatorin e VMRO – DPMNE-së, Nikolla Micevski. Ajo pretendon se gjatë seancës së sotme parlamentare ka qenë e sulmuar fizikisht, transmeton Portalb.mk. “Jo, deputetët nuk janë shtyrë për mikrofonin. Jo! Unë kam qenë e sulmuar fizikisht dhe verbalisht me qëllim që të më merret e drejta e fjalës dhe me qëllim VMRO – DPMNE të pengojë që qytetarët të marrin ndihmë ekonomike nga shteti! Koordinatori i grupit parlamentar të VMRO – DPMNE-së, Micevski ka…
Shkruan: Arben Taravari Sonte ranë maskat në Kuvend. Talat Xhaferi në kordinim me shumicën parlamentare, shkaktojnë dramë dhe nuk lejojnë votimin e pakos së pestë ekonomike. E gjithë opozita ishte në Kuvend dhe kërkuam që të vendosen në rend dite ligjet për të cilat na akuzuan neve edhe pse ne i tërhoqëm amendamentet dhe votuam në komision. Derisa deputetja Ilire Dauti propozoi vendosjen në votim të masave ekonomike, deputetët e BDI-së i mshonin tavolinës kundër qytetarëve. Pas zhurmës dhe kaosit që e shkaktuan vetë, spikeri i Parlamentit bëri disa drama tragji-komike dhe ndërpreu seancën. Talat Xhaferi paralajmëroi edhe karantinë të…
“Sonte kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi ka ftuar seancë për masën e pestë ekonomike, pikërisht në kohën e iftarit, pra në orën 19.20. Pa dashur të ndërhyj në bindjet e tij për religjionin dhe mungesën e respektit që shpreh kundrejt atyre deputetëve që agjërojnë, nuk mund të mos them se kështu ai dëshiron që kjo masë të kalojë pa praninë e opozitës shqiptare. Sidoqoftë, pavarësisht se fryma jugosllave e përbuzjes së lirisë religjioze vazhdon të jetë e pranishme fuqishëm te partia shqiptare në pushtet, dua të njoftoj opinionin se vota ime ka qenë PËR këtë masë ekonomike. Le t’i mbetet…
Në ditën e dytë të Ramazanit, koha e Iftarit është në 19:20 dhe çuditërisht Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e ka caktuar seancën e Kuvendit pikërisht në momentin e Iftarit. Burimet brenda Kuvendit, thonë se Talat Xhaferi duke e ditur se deputetët shqiptarë të konfesionit Islam në ato momente janë në shtëpi me familjet e tyre në sofrën e Iftarit, ai pikërisht në momentin kur thirret ezani për të kumtuar kohën e Iftarit e ka konvokuar seancën e 36 për pakon ekonomike. Sipas analistëve kjo flet shumë për tendencën e shumicës parlamentare për të mos e sjellë pakon e pestë…
Është gjetur trupi i pajetë i Stojadin Martinovskit (67), i denoncuar si i zhdukur. Trupin e tij e ka gjetur D.S. deri sa ka kryer punë bujqësore në arën e tij në lagjen Karposh. Ai e ka njoftuar menjëherë policinë, e cila ka konstatuar se bëhet fjalë për 67 vjeçarin Martinovski, i paraqitur si i zhdukur para dy muajve, më datë 15.02.2021. Mjeku kujdestar ka konstatuar se në trupin e të ndjerit nuk ka shenja të dhunës. Hetime në vendin e ngjarjes ka zhvilluar ekip i policisë.
Meqë presioni ndaj spitaleve dhe nga ana tjetër, numri i rasteve të reja të të infektuarve me Covid-19 po bie, a pritet që të kemi lehtësim të masave anti-Covid gjatë festave që vijnë, pashkët dhe Ramazan Bajramit? Në këtë pyetje, është përgjigjur ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. Thotë se nuk ka kriter tjetër gjatë vendosjes së masave anti-Covid, pos mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, ndërkaq njoftoi, se analiza epidemiologjike për masat e reja do të bëhet gjatë fundjavës dhe fillimit të javës së ardhshme. “Nuk do të ketë parametër tjetër apo kriter, përveç mbrotjes së shëndetit. Në këtë kuptim, do…