Ka reaguar Mesut Bajrami bartësi i pavarur i Listës Për Shqiptarët e Kumanovës: A i kanë lënë Shqiptarët e Kumanovës “jetimë”? A ka kush që merret me hallet tona, apo na keni harruar krejt? Mos mendoni se heshtja jonë është dobësi! Zgjedhjet po afrohen dhe ndëshkimi do të vijë nga vetë populli. Shqiptarët e Kumanovës do t’ju dërgojnë përfundimisht në plehun e historisë, aty ku e keni vendin. Për këtë jam mëse i bindur! P.S. Kjo ngjarje sapo më ndodhi personalisht, duke ardhur nga fshati Llopat.
Author: IM
Në hapjen solemne të shtabit rinor të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) në qytetin e Gostivarit, një nga liderët e këtij koalicioni dhe njëherazi kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka reaguar ndaj spekulimeve për qëndrueshmërinë e AKI-së, duke theksuar se ky bashkim politik është një domosdoshmëri e kohës dhe do të vazhdojë të ekzistojë deri në integrimin e plotë të Maqedonisë në Bashkimin Evropian. > “Aleanca Kombëtare për Integrim nuk është një parti, sikur ata që thonë se ne jemi VLEN dhe një parti, por assesi të bëhen bashkë. Vazhdimisht VLEN coptohet dhe ndahet edhe më shumë.…
Më poshtë e gjeni rragimin e plotë të kandidatit të pavarur të Gostivarit, Visar Ademi: Gostivari – komuna me borxh më të madh në vend: qytetarët pyesin, ku shkuan paratë tona? Sipas të dhënave të publikuara nga Deutsche Welle (DW), Komuna e Gostivarit po hyn në zgjedhjet e ardhshme me borxhin më të madh në Maqedoninë e Veriut – 693 milionë denarë (rreth 11.3 milionë euro). Kur i shtojmë borxhet e Ndërmarrjeve Publike Komunale, detyrimet totale të Gostivarit arrijnë në shifrën marramendëse prej 25 milionë eurosh. Dhe megjithatë – pavarësisht këtij mali borxhi – nuk ka investime kapitale, as shkolla…
Naser Selmani Gjatë dy javëve të fundit, partitë shqiptare kanë akuzuar njëra-tjetrën për lejimin e ndikimit serb në Maqedoninë e Veriut. Nga reagimet e të dy palëve është krijuar përshtypja se, në fakt, asnjëra nuk mohon se ka toleruar ndikimin serb gjatë kohës kur ka qenë në pushtet. Por thelbi i debatit ka qenë: kush ka promovuar më shumë botën serbe? Opozita shqiptare me të drejtë e ka fajësuar VLEN-in, se me heshtjen e saj po e miraton politikën pro-serbe të qeverisë së Mickoskit, për shkak të mungesës së fuqisë për ta kundërshtuar. Nën këtë qeveri, ndikimi i botës serbe…
Sot është ndarë nga jeta, ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e PD, Abdi Baleta. Lajmi për ndarjen nga kjo botë, e ka pikëlluar edhe mikun e tij turk, nënkryetarin e TIKA-s, Dr. Mahmut Çevik, i cili shkroi mesazh ngushëllimi për ndarjen nga kjo botë të profesor Baletës. “Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të mikut të Turqisë, ish-ambasadorit të Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, me të cilin kemi bashkëpunuar ngushtë. Ai gjithmonë theksonte se asnjë problem nuk mund të zgjidhej pa Turqinë dhe punonte për forcimin e marrëdhënieve turko-shqiptare. Allahu e mëshiroftë”, kështu ka…
Ka dështuar “kandidati” i VLEN-it për kryetar Komune në Butel, i cili me urdhër të VMRO-së për të përçarë votën shqiptare, u paraqit në momentin e fundit me kandidaturën e tij në KSHZ. Kështu ka informuar BDI-Dega e Butelit, ndërkohë që akuzojnë se për tre-katër ditë, VLEN-i tentoi të falsifikojë zgjedhjet në Butel me nominimin e një kandidati që nuk e plotësonte kushtin kryesor – adresën e vendbanimit të Butelit. Bëhet fjalë për kandidatin e promovuar nga VLEN-i, Behar Emini, drejtor aktual i Fondit për Sigurimin e Depozitave, kuadër i Alternativës. Emini vjen nga Lubeteni, ndërkohë që prej kohësh ai…
Për herë të parë, një grua me mbulesë është pjesë e listës për këshilltarë të Komunës së Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit. Bëhet fjalë për Adela Liçina, boshnjake nga fshati Ljubin, Saraj, e cila vjen si një risi në skenën politike lokale dhe përfaqëson një hap drejt përfshirjes më të gjerë të grave dhe komuniteteve të ndryshme në jetën politike të vendit, raporton Almakos. Në një deklaratë drejtuar qytetarëve Licina shprehet: “Me nder dhe përgjegjësi e kam pranuar kandidaturën për këshilltare në Komunën e Sarajit nga radhët e VMRO-DPMNE dhe Koalicionit. Kjo kandidaturë për mua nuk është vetëm…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim të frytshëm me Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Shkup, z. Denion Meidani. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh dhe forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve. Gashi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar si një element kyç në rritjen e mirëkuptimit dhe afrimin e institucioneve mes Shkupit dhe Tiranës. “🇲🇰🇦🇱Kisha kënaqësinë të zhvilloja një takim të frytshëm me Ambasadorin e Shqipërisë, z.Denion Meidani, ku diskutuam mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve tona. Gjatë…
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Në thelbin e filozofisë politike që nga Hobbesi ederi te Rousseu, qëndron kontrata sociale dhe lufta për realizimin e sovranitetit. Sipas këtyre parimeve, çdo popull ka të drejtën e padiskutueshme për të përcaktuar fatin e vet dhe për të krijuar institucionet që do ta qeverisin. Ky parim universal është ai që e ka shpjeguar dhe e ka justifikuar ekzistencën e Ushtrise Çlirimtare të Kosovës (UÇK) si një manifestim i vullnetit të popullit shqiptar për tu çliruar nga një zgjedhe koloniale dhe për të krijuar shtetin e vet sovran. Në kontekstin e dhunshëm të shpërthimit të…
Kreu i ASH-së, Arben Taravari, e ka quajtur zhgënjim të madh Qeverinë VMRO-VLEN. Si arsyje kryesore të largimit nga kjo Qeveri ai përmendi degradimin dhe margjinalizimin e shqiptarëve, mungesën e investimeve në zonat shqiptare, heqjen e balancuesit, ligjin me mangësi të shumta, si dhe mosrealizimin e ndryshimeve kushtetuese. Në një intervistë për Telegrafi Maqedoni, Taravari theksoi se mbi një vit e gjysmë nuk është hapur fare çështja e ndryshimeve kushtetuese dhe negociatave me Bashkimin Evropian. “Premtohej luftë kundër krimit, fatkeqësisht shohim vetëm diçka sa për të thënë se bëhet. Zhvillim ekonomik ka diçka, por asgjë në Maqedoninë Perëndimore”, u shpreh…
Ramadan Ramadani Në të njëjtët ditë kur erdhi lajmi se administrata e SHBA-ve ka suspenduar Marrëveshjen Strategjike me Kosovën në Shkup Maqedoni u mbajt një cerenomi e shënimit të tridhjet vjetorit të marrëdhënieve diplomatike të SHBA-ve me Maqedoninë e Veriut dhe në fotot e shpërndara nga ai event nuk kishte në rradhë të parë asnjë funksionar shqiptar. Tani mund të polemizohet që kanë dalë foto pa shqiptarë në ballë pasi shqiptarët kanë lënë bosh vende kyqe në Ministri të Mbrojtjes dhe Ministri të Jashtme dhe ajo ashtu pak bosh, po aty në dy ministritë nuk kanë asnjë funksionar shqiptarë, pro…
Mesut Bajrami, bartësi i listës së pavarur në Kumanovë, prezanton programin politik të listës së pavarur “PËR SHQIPTARËT E KUMANOVËS” për zgjedhjet komunale: 1. Zëri i qytetarëve në Këshill Do të jemi zëri i qytetarëve, përfaqësues të interesave të tyre dhe jo të partive politike. Do të organizojmë takime të rregullta me banorët e të gjitha lagjeve, për të dëgjuar shqetësimet dhe propozimet e tyre, të cilat më pas do t’i paraqesim në seancat e Këshillit Komunal. 2. Beteja politike për një nga pozitat kryesore në Komunën e Kumanovës (Kryesuesin e Këshillit ose Sekretarin). 3. Transparencë dhe llogaridhënie Do ta…

