Afrim Gashi nga Kuvendi tha se sot ka pasur iniciativë për krijimin e një shumice e cila do të kërkojë interpelancë, për rrëzimin e qeverisë. “Ne si koalicion opozitar kemi dhënën nënshkrimet e tona që kjo qeveri të bie. Për gjithçka tjetër do të varet se si do të rrjedhin proceset. Natyrisht këmbëngulim si parti dhe si koalicion që nuk do të jemi pjesë e një qeverie e cila e ndryshon kursin euroatlantik, por jemi bindur se brenda këtyre ditëve përveç këtyre 61 do të jenë edhe disa deputetët tjerë dhe do të ketë shumicë të re”, tha Gashi, raporton…
Author: IM
Duket se lëvizjet politike për formimin e shumicës së re parlamentare tashmë janë zyrtare. Lajmi është konfirmuar edhe nga Arben Taravari. Për mediat Taravari ka thënë se mazhoranca e re ka tashmë 61 deputetë.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski në rrjetin social facebok ka publikuar fotografi duke thënë se ata kanë shumicë të re parlamentare. “E ardhja e re po vjen, koha e re dhe shpresa e re. Na presin sfida të fuqishme, jemi të vetëdijshëm dhe falënderues për përkrahjen dhe së bashku do të kemi sukses. Maqedonia do të ketë sukses. Kemi shumicë të re parlamentare”, ka shkruar Micksoki
Mashtruesit përdorën një lloj të ri fushate të “peshkimit”, e cila nuk përdor e-mail, për të vjedhur kriptovaluta me vlerë rreth 500 mijë dollarë. Sipas firmës kërkimore Check Point Research, mashtruesit blenë Google Ads për të tregtuar faqet e tyre, të cilat imitonin kuletat e njohura të kriptomonedhave si Phantom App dhe MetaMask. Faqet me qëllim të keq kishin URL të ngjashme me kuletat e përmendura (si p.sh. “phantonn.app” në vend të “phantom.app”), ndërsa dizajnet kopjuan gjithashtu modelin origjinal të kuletave dixhitale të përmendura. Pas tërheqjes së përdoruesve, mashtruesit vodhën fjalëkalimet e viktimave të tyre, të cilat ata do…
Kryeministri Zoran Zaev sot në partinë LSDM ka dorëzuar dorëheqjen nga funksioni i kryetarit të partisë, njofton SDK.mk Sipas statutit të partisë, me dorëheqjen e liderit Zaev në dorëheqje është tërë kryesia e LSDM-së. Zaev më parë theksoi se mbetet në qëndrimin se nuk duhet të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare, ngase siç ka theksuar, kanë mbetur edhe dy vite e gjysmë për të punuar ndërsa benefit do të ketë i tërë shteti. “Do të mbetem në periudhën përderisa do të ketë nevojë të ndihmojë, të riorganizohet qeveria e re me shumicën progresive e cila është dhe ekziston, ndërsa mund…
Grupit parlamentar i VMRO-DPMNE-së është duke mbledhur nënshkrime për mocion votëbesimi ndaj Qeverisë. Për momentin kanë nënshkruar deputetët e VMRO-së dhe 12 deputetët e koalicionit Alternativë –Aleancë. Ndërkaq pritet që të nënshkruajnë edhe PLD dhe deputetët e Partisë E majta. Ndërkohë pritet edhe vendimi i Lëvizjes BESA, nga ku thanë se sot dhe nesër do të zhvillojnë bisedime brenda partiake, për të parë nëse do të qëndrojnë ose do të dalin nga Qeveria. Sekretari gjeneral i Partisë Arjanit Hoxha tha se shumë shpejt do ta marrin vendimin për të dalë nga qeveria, ndërsa ai që tani nuk do të jetë…
Kandidati nga radhët e BDI-së, Fatmir Izairi në një intervistë për Nistori ka folur në lidhje me rivotimin në një vendvotim në fshatin Zhelinë, pasi KSHZ pranoi ankesën e BDI-së në Zhelinë, me çrast në këtë komunë fituesi do të merret vesht pas dy javësh. Do të kemi edhe një rreth të tretë në vendvotimin 2107, si e vlerësoni ju këtë? Izairi: Seanca e KSHZ ishte live dhe besoj se të gjithë e keni parë dhe ne votim ishin të gjithë anëtarët prezent, votuan pro rivotimit. Kjo të jep më shumë se të nënkuptosh se aty ka pasur parregullsi dhe…
Komisioni Zgjedhor i Qytetit të Shkupit sot ja dorëzoi certifikatën për zgjedhjen e kryetares së Qytetit të Shkupit të Danella Arsovska. Të hënën, më 8 nëntor, Arsovska zyrtarisht do ta marrë mandatin e kryetarit të Shkupit, kur në mënyrë solemne do të jetë pranim dorëzimi i detyrës.
Ziadin Sela tha se ai nuk ka vendosur vet për kandidaturat. Ai tha se janë mbajtur mbledhje të strukturave, por shtoi se nuk i ik përgjegjësisë. “Në statusin e ASH-psë nuk është kryetari që vendos, kjo është zgjedhja që kemi bërë për të pasur më tepër të drejtë degët në parti”, tha Sela. Sela tha se opozita e ka të vështirë dhe nuk e di se sa ka arritur ta transmetojë vështirësinë. “Nëse i shini shifrat e shpërnguljes janë alarmante dhe nëse i shihni ato që ikin janë opozitarët dhe ata të pakënaqurit që ky sistem i detyron ata të…
Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve me 6 vota PËR vendosi që në vendvotimin 2107 në Zhelinë do të ketë rivotim. Nga kontrolli në materialin zgjedhor u konstatua se ka mospërputhje të të dhënave në procesverbal, ndërsa gjithashtu u konstatua se një person ka votuar me letërnjoftim të pavlefshëm Rezultati i të dielës në këtë vendvotim ishte 227 me 117 në favor të kandidatit të B.DI-së, Fatmir Izairi. https://youtu.be/GisPK5mBTG0
Sot ish-kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi pas pranim-dorëzimit të mandatit të kryetarit të ri të komunës, Bilall Kasami, në fjalimin e saj përshëndetës i ka uruar suksese dhe punë të mbarë kryetarit të ri. Ajo ka falenderuar ekipin dhe të gjitë punonjësit dhe administratorët. Ajo u përgjigj para medias në qoftë se ende qëndron pas deklaratës së saj se Tetova ka qenë përpjekeje dhe cak i ndonjë pazari politik. E pyetur nga Nistori nëse rezulton e verërtetë që gara në Tetovë ishte cak i ndonjë pazari politik ndërmjet BDI-së dhe Lëvizjes Besa dhe nëse kryetari i ri komunës së Tetovës…
Të premten do të bëhet certifikimi i mandatit të deputetëve të rinj. Nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve thonë se Kuvendi do të njoftohet për deputetët që janë në listën zgjedhore pasi krerët e komunave të marrin detyrën zyrtarisht. “Pas shpalljes së rezultateve përfundimtare për kryetar të komunave dhe Qytetin e Shkupit, pason faza e certifikimit të kandidatëve të cilët kanë fituar në raundin e parë dhe të dytë zgjedhor (të mbajtur më 17 dhe 31 tetor). Më pas kandidatët që janë në listën zgjedhore për t’u bërë deputet njoftohen për certifikimin e mandatit”, njoftojnë nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Për…

