Pronari i kompanisë “Besa trans”, Bekim Haxhiu, ishte në njërin nga autobusët që po ktheheshin nga Stambolli, si vozitës i dytë, por të gjithë katër autobusët nuk kanë lëvizur në konvoj, por të ndarë, kështu që nuk e kanë parë fatkeqësinë. Këtë e deklaroi shefja e sektorit për krim të organizuar dhe korrupsion, Vilma Ruskovska e cila i ka dëgjuar të gjithë vozitësit e autobusëve. Ruskovska, në intervistë për televizionin “Tellma” theksoi se të gjitha deklaratat dhe dokumentet ua ka parashtruar kolegëve bullgarë të cilët po e zhvillojnë hetimin për fatkeqësinë. Me pronarin Haxhiu, Ruskovska tha se ka biseduar në…
Author: IM
Një kamion me platformë për transportin e mjeteve të tjera është përmbysur në kilometrin e 130-të në anën jugore të autostradës A3 Bregana-Zagreb-Lipovac, njoftojnë mediat në rajon. mediat në rajon. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 17:00, kur vetura me targa të Maqedonisë së Veriut është përmbysur, ku si pasojë kanë rënë vetura që ka qenë duke i transportuar. Komunikacioni në autostradë është i mbyllur në drejtimin lindor dhe është devijuar përmes nyjës Novska deri te nyja Okuçani. Drejtuesi i kamionit ka mbetur i lënduar dhe po hetohet nga policia, raportojnë mediat. Ndërkaq, sipas dëshmitarëve okularë, shoferi ishte në vetëdije.
Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video nga faqja “Lele“, ku shihet një person duke folur me gjuhë të urrejtes ndaj shqiptarëve, gjegjësisht ndaj rastit tragjik në Bullgari, ku vdiqën 45 njerëz. Përndryshe, folësi është i njohur, është pjesëtar i nje grupi “Lele” që me vite përhapë urrejtje në baza fetare, etnike dhe politike, shkruan Nistori. “Dëgjoj se diçka paska ndodhur atje në Bullgari, një autobus qenka përmbysur dhe kanë vdekur një grumbull njerëz. Dhe tani parashtrohet pyetja, i shoh flamujt anembanë Shkupit janë në gjysmështizë, ditë zie. Por përse të mbajmë zi kur ata nuk janë të tonit.…
Alternativa ka arritur marrëveshje në parim me kryeministrin Zaev për bashkëqeverisje. Kështu njoftoi zyra e kryeministrit Zaev pas takimit të sotëm rreth 4 orësh të kryeministrit Zaev me kreun e Alternativës Afrim Gashi. Parimisht, sipas zyrës së kryeministrit, është përmbyllur pjesa e programit qeverisës. ZAEV – GASHI “Në takim është arritur marrëveshje në parim për pjesën programore të bashkëpunimit të mundshëm në të ardhmen i shprehur përmes pjesëmarrjes politike dhe ekzekutive të Alternativës në Qeveri. Bashkëbiseduesit u pajtuan se kursi evropian dhe reformues për të cilin janë përcaktuar qytetarët dhe shteti duhet të vazhdojë dhe se në këto momente më…
Zaev planifikon të qëndrojë kryeministër derisa të përfundojë negociatat me Alternativën dhe të shohë se çfarë do të ndodhë me Bullgarinë. Siç ka deklaruar sonte për Telma kryeministri i dorëhequr Zoran Zaev, do ta aktivizojë dorëheqjen pas zgjidhjes së këtyre dy kushteve. ” Së pari duhet të përfundojnë negociatat për mazhorancën parlamentare me Alternativën. Nëse plotësohet dhe shpallet publikisht, do të bëhet vlerësimi me një shumicë të qëndrueshme dhe të shtuar parlamentare për të hyrë në Kuvend me procedurë për zgjedhjen e qeverisë me Alternativën, në varësi të negociatave me Bullgarinë. Një nga arsyet më të rëndësishme pse Alternativa do…
Ndërtesa më e lartë në botë, Burj Khalifa, që ndodhet në Dubai, është ndriçuar me ngjyrat e flamurit shqiptar, në nderim të 28 dhe 29 nëntorit. Foto është publikuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli. “Një pamje e bukur nga Dubai. Jemi një”, ka shkruar shkurt deputeti. Shteti i Katarit ka respektuar edhe viteve të kaluara shqiptarët duke ndriçuar me çdo 28 nëntor ndërtesën më të lartë në botë më flamurin kombëtar shqiptar.
LSDM duhet të zbatojë intensivisht agjendën evropiane, por nuk mund të presim që BE-ja apo dikush tjetër t’i zgjidhë problemet tona. Prioritet duhet të jetë politika e brendshme, rritja e standardit të jetesës së qytetarëve, forcimi i ekonomisë. Kështu në një intervistë për MIA-n, Dimitar Kovaçevski, zëvendësministër aktual i Financave dhe anëtar i Bordit Ekzekutiv të LSDM-së, tha dje se do të kandidojë për kryetar partie, pasi socialdemokratët të premten konfirmuan dorëheqjen e kryetarit të partisë Zoran Zaev. dhe shpalli zgjedhjet brendapartiake me votim të drejtpërdrejtë që do të mbahen më 12 dhjetor. Për akuzat e opozitës se është “darë”…
VMRO-DPMNE gjatë ditës së sotme nëpërmjet një komunikate pyes se kë Qeveria e LSDM-së po e mbron në aksidentin tragjik. “A është biznesi me heroin të cilën e mbron qeveria është arsyeja e aksidentit në të cilën humbën jetën 45 udhëtarë në Bullgari? Askush në shtet nuk përgjigjet në dyshimet se në autobusin i cili është djegur në Bullgari e kanë humbur jetën 45 bashkëqytetarë tanë ka transportuar lëngje shumë të ndezshme – acide, të cilat shfrytëzohen për prodhimin e heroinës. A janë këto acide arsyeja,sipas dëshmitarëve të ngjarjes fuqishëm është djegur autobusi por edhe mburojat në rrugë. Pse autobusi…
Në një mesazh në Facebook, shefi i Besa Transit, Bekim Haxhiu, i ka dhënë lamtumirën e fundit të vdekurve dhe i ka shprehur ngushëllimet e tij familjarëve. Në aksidentin tragjik në autostradën “Struma” në Bullgari, ku janë djegur të gjallë 45 shtetas që po udhëtonin nga Stambolli për në Maqedoni. “Allahu i dhëntë xhenet të vdekurve dhe shërim sa më shpejt të lënduarve. Këto fjalë i them me keqardhje dhe me zemër të thyer. Ata ishin edhe familja jonë, sepse sa herë udhëtonim i konsideronim pasagjerët si familje. Ne ishim së bashku në Stamboll për katër ditë dhe vura re…
Parakalimi i Albin Kurtit përkrah Edi Ramës dhe biznesmenit Gjergj Luca duket se ka krijuar përçarje në radhët e Vetëvendosjes. Sot pas takimit mes dy qeverive dy kryeministrat kanë shtëtitur në sarajet e Lucës duke parë investimet e tij në periferi të Elbasanit. Këtë video (shiko poshtë) e shpërndau vetë Edi Rama në Facebook. Ajo fillon me thirrjen e Ramës: “O Albin hajde se po të pret Gjergji”. Dhe Kurti i bashkohet shefit të qeverisë dhe biznesmenit i cili i flet Ramës me një gjuhë shumë jo formale: “me le o vlla me fol tani”. Parada e dy kryeministrave me…
Bullgari do të duhet të paguajë një dëmshpërblim për të afërmit e 45 viktimave të aksidentit tragjik që ka ndodhur në autostradën e Strumës. Mediat e huaja shkruajnë se Bullgaria do të paguajë 13 milionë euro për familjarët e viktimave të aksidentit. Nëse në fund të hetimeve rezulton se kushtet e rrugës janë shkaku i vdekjes së 45 personave, shumica shqiptarë të Maqedonisë së Veriut, Bullgaria do të duhet të paguajë nga 100.000 deri në 125.000 euro për secilin prej prindërve të të aksidentuarve. Fëmijët e rritur pa prindër mund të marrin deri në 100.000 euro për një prind të…
Në Kuvendin e degës të mbajtur me datë 27.11.2021, prej shumicës së kuvendarëve, Bashkim Murtezi u zgjodh kryetar i Alternativës në Kumanovë deri në kongresin e partisë. Përndryshe, Bashkim Murtezi ka qenë kryetar i nëndegës së Alternativës në Lagjen e trimave si dhe shef shtabi në zgjedhjet parlamentare të mbajtura në vitin 2020. Bashkim Murtezi është njohës i mirë i rrethanave ekonomike-politike.

