Pas dy javësh, parkingu me pagesë është rikthyer në Tetovë. Prej nesër qytetarët duhet të paguajnë parkingun si më herët, nëpërmjet mesazheve të telefonit dhe kartelave. Edhe pse kryetari i komunës së Tetovës Bilall Kasami, gjatë prezantimit të programit dhe vendimet që do t’i merr në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, ai tha se qytetarët nuk kanë nevojë të paguajnë për këtë shërbim deri në analizën e plotë të funksionimit të deritanishëm të ndërmarrjes së parkingut. Rikthimin e parkingut zonal, ndërmarrja e arsyeton me faktin se nga të hyrat e arkës do të bëhet pagesa e punonjësve…
Author: IM
Shkruan: Fejzi Aziri, i dënuar për rastin ’’Monstra’’ (Lëtër e hapur deri te deputeti i zgjedhur nga populli z. Kastriot Rexhepi) Urime për bindjet Euro – Atlantike!!! Së pari, dua të përuroj qe ishe kujdes shumë për fëmijët tuaj, shëndetin dhe interesin tënd e cila në fakt është e drejtë elementare, por ju, kur jeni kandiduar si deputet, si përfaqësues i popullit, jeni betuar se: “Unë do të jem mbrojtës i popullit tim, interesat dhe shëndetin tim do ta lë anash dhe do të jem gardian i popullit tim, pasi që ju ma keni dhënë besimin! Sigurisht, këtë deklaratë e…
Emad Mehmeti Edhe pse jam i ri në moshë, këtë vit i bëj 13 vite që jam pjesë e gazetarisë. Këtë fakt nuk e tregoj për ndonjë arsye konkrete, sepse fundja mund të mos thotë asgjë për askënd (edhe pse për mua shumëçka), por dua të them që kam fituar përvojën e nevojshme për t’i diktuar hajdutët e gazetarisë dhe punëtorët e vërtetë. Pra, këtë gjë që ndodh në çdo zanat, e kemi pjesë përbërëse edhe në zanatin e gazetarisë. Hyrjen e këtij komenti që shkrova më lartë e bëra për një arsye të vetme: ngase jemi të një zanati,…
“Dialogu në nivel të lartë është kyç për ndërtimin e besimit dhe tejkalimin e çështjeve kontestuese në marrëdhëniet Bullgari dhe Maqedoni e Veriut”. Ky është qëndrimi i përbashkët i presidentit të Bullgarisë, Rumen Radev dhe kryeministrit Zoran Zaev, të cilët sot përmes telefonit kishin bisedë. Siç njoftojnë nga kabineti i presidentit bullgar, Radev dhe Zaev kanë biseduar edhe për aspektet e marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve, për respektim të të drejtave të njeriut të cilët shprehen si bullgarë në Maqedoninë e Veriut si dhe për perspektivën evropiane.
Faton Fazliu nga Alternativa është përgjigjur ndaj kritikave që i adresohen partisë së tij. Në Facebook ka shkruar se “kur t’i bëjnë 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës për pesë minuta do të jenë” në Kuvend. Shton se nuk do të kërkonin as ministri, pasi siç thotë, qëllimi është të formohet qeveri pa Bashkimin Demokratik për Integrim. “Kur t’i bëni 57 nënshkrime, katër deputetët e Alternativës i keni aty për pesë minuta. Nuk kërkojmë as poste as ministri, veç me formu qeveri pa BDI. Deri atëherë pranojmë kritika vetëm nga shokët tanë të sinqertë të ASH-së, të cilët po tregohen…
Të gjitha hyrjet në Teatrin Kombëtar të Maqedonisë janë bllokuar pasi është denoncuar për prani të bombës. Polici ka pasur edhe te Radio Televizioni i Maqedonisë. Kanë kontrolluar të punësuarit gjatë hyrjes dhe daljes.
Nëpërmjet një njoftimi të LSDM-së thuhet se “dora e djathtë e Mickoskit dhe burim i dëshmuar i lajmeve të rreme, Antonio Milloshoski, ka shkuar në Uashingon të lobojë që të mos nisen bisedimet për anëtarësim në BE”. Ata shtojnë se deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sot në Uashington, në margjinat e konferencës për siguri transatlantike tha se bisedat me njerëz del konkludimi se edhe këtë dhjetor, Maqedonia nuk do të merr datë për nisje të bisedimeve. “Milloshoski në vend që të kërkojë nga BE të merr vendim që sa më shpejt shteti ynë të fillojë procesin e bisedimeve me BE-në,…
Ejup Berisha Politika është Art i të së mundshmes ka thënë një njeri shumë kohë më parë. Nuk do ta përmend emrin e atij njeriu sepse nuk dua ti bëj reklamë gratis të njëjtit a e dini pse, sepse jetojmë në kohë të ekonomisë së tregut dhe sot çdo gjë, çdo aktivitet dhe secila punë e kanë qmimin e vet apo të njëjtat paguhen. Prandaj duke e ditur mirë faktin që njeriu të cilit do të duhej tia përmend emrin nuk mund të më paguaj edhe unë pra me këtë rast emrin e tij nuk do ta përmend në këtë…
Vonesa në vendosjen e sinjalizimit, rritja e paqartë e shpejtësisë së lejuar në 120km/h por edhe mangësi të tjera. Këtë e tregoi ekspertiza e kryer në autostradën Struma – Bullgari pas aksidentit fatal të autobusit që ndodhi para në jave, ku jetën humbën 45 persona. Ministrja për zhvillim rajonal dhe çështje publike, Violeta Komitova, publikoi rezultatet e analizës së aksit rrugor. Në fillim në atë pjesë të rrugës është dhënë AKT15 ku parashihet që shpejtësia maksimale të jetë 90 kilometra në orë, tha ajo. “Deri në datën e katastrofës, në fakt, për fat të keq, është përfunduar vetëm linja qendrore…
Shumica aktuale e zgjeruar është pothuajse gati për të formuar Qeverinë e re. Pas takimit të djeshëm mes liderit të Alternativës, Afrim Gashi me kryeministrin Zoran Zaev, deri të premten priten edhe takime të tjera për të konkretizuar çështjet kadrovike. Ndërsa në fundjavë, pritet të finalizohet gjithçka. Siç merr vesh Tv Shenja, Alternativës do t’i takojnë 2 ministri dhe 3 poste të zëvendës ministrave. Njëra prej ministrive që do të ketë në krye kuadër të kësaj partie, sipas burimeve brenda Alternativës, do të jetë ajo e Shëndetësisë. Po ashtu, Alternativës i janë premtuar edhe mbi 25 drejtori. Megjithatë, këto poste…
Vendi nuk do të marrë datë për negociata me BE-në në dhjetor, as në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, pretendon deputeti i OBRM-PDUKM-së, Antonio Milloshoski pas bisedës me delegatët evropianë në margjinat e konferencës transatlantike të sigurisë në Uashington, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Nga biseda me bashkëbiseduesit del konkluzioni se këtë dhjetor Maqedonia nuk do të marrë datë për fillimin e negociatave me BE-në. I njëjti rezultat i pafavorshëm pritet në periudhën janar-korrik 2022. Ndërkohë, Shqipëria po bën përpjekje diplomatike për t’u shkëputur nga paketa me Maqedoninë për të rritur mundësitë e saj për të marrë një datë negocimi…
Aleanca për Shqiptarët nuk ndryshon qëndrim karshi kësaj Qeverie, pavarësisht nëse partneri i deri tanishëm Alternativa vendos t’i bashkangjitet kësaj shumice parlamenteare. Deputeti Halil Snopçe, në një deklaratë për Alsat, tha nëse Alternativa i bashkohet Qeverisë kjo do të nënkuptonte edhe prishjen e marrveshjes së koalicionit. “Normalisht vektori i veprimit tonë është kundër kësaj qeverie, kundër këtij regjimi, kundër pushtetit të korruptuar, kundër të gjithë fenomeneve devijonte që janë pasojë e qeverisjes aktuale. Pra shumë thjesht, ne jemi të vetëdijshëm pse e kemi marrë përkrahjen e votuesve tonë dhe në mënyrë parimore do të vazhdojmë të veprojmë konformë asaj përkrahje.…

