Author: IM

Çerdhja “Filiz” në Saraj duket se nuk është e hapur për të gjithë prindërit të cilët kanë nevojë t’i çojnë fëmijet e tyre për edukim, edhe pse është institucion publik nuk e luan këtë rol, thonë për Almakos prindërit e revoltuar, të cilëve nuk u pranohen fëmijët me arsyetime banale nga kjo çerdhe. “Në çerdhen ‘Filiz’ i pranojnë vetëm fëmijët që janë të lidhur me BDI-në. Fëmijët e neve njerëzve tjerë të thjeshtë, as që na marrin në konsideratë. Për disa fëmijë e thejnë ligjin duke ju ruajtur vendin për më shumë se 3 muaj pa shkuar fare. Ndërsa, neve…

Lexo më Shumë

Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët i ka reaguar Drejtorit të Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Ejup Rustemi, i cili ka deklaruar se për shkak disa punëve të paparashikuara po vonohen punimet në autostradën Shkup-Bllacë. Ajdini shkruan se Rustemi ka dështuar edhe si Drejtor i Postës duke i shkaktuar humbje të mëdha. “Nëse nuk e keni ditur, ky zotriu (Ejup Rustemi) ishte Drejtor Gjeneral i Postave të Maqedonisë në mandatin e kaluar. Ai u bë Drejtor Gjeneral pa asnjë ditë eksperiencë profesionale menaxheriale as në Postë dhe as në sektorin privat, dhe si pasojë edhe pse Posta kishte diku 18 milion…

Lexo më Shumë

Mbi 10 mjekë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut që punojnë në ordinanca private nuk mund të punësohen në spitalet publike përmes transferit, për shkak se ministri i Financave, Fatmir Besimi nuk i nënshkruan dokumentet për transfer, ankohen mjekët në fjalë që duan të mbeten anonimë. Sipas tyre, Këto dokumente i ka përgaditur, Ministria e Shëndëtësisë e drejtuar nga Venko Filipce ndërsa kërkues janë drejtorët e spitaleve. “Mbi 10 mjekët shqiptar, përmes ligjit për transferim nga punësimi në ordinancat private dëshirojnë që të punësohen në spitalet shtetërore të Maqedonisë së Veriut, mirëpo kjo pamundësohet vetëm për shkak se ministri Besimi nuk…

Lexo më Shumë

Ajo që është shumë me rëndësi dhe që duhet të gjithë së bashku ta bëjmë, çdo ditë, gjatë gjithë jetës së punës është që ta mbajmë politikën sa më larg që mundet nga armata. Ju duhet t’i shërbeni shtetit, pavarësisht garniturës politike në pushtet dhe pavarësisht bindjeve tuaja personale dhe politike. Për shkak se ky është fundamenti i çdo armate profesionale, politika duhet të jetë jashtë ushtrisë, porositi komandanti suprem dhe presidenti Stevo Pendarovski në ceremoninë solemne për promovimin e oficerëve të rinj – nëntogerë nga klasa e 21-të dhe betimi i klasës së 25-të të kadetëve të Akademisë ushtarake…

Lexo më Shumë

Xhevdet Hajredini tha se është e drejt e partive politike të marrin vendime se me kë do të bëjnë koalicion apo duan të rinë në pushtet. “Jemi në një situatë shumë të paqartë. Në vepër i kemi përpjekjet e Zaevit për ta manipuluar publikun, qytetarët e Maqedonisë. LSDM dhe Zaev katër vite po thotë se kam shumicë stabile. Ai përnjëherë del dhe flet për të zgjeruar shumicën”, tha Hajredini. Ai tha se Kuvendi është shndërruar në shoping qendër ku bëhet shitë blerja e deputetëve. “Nëse ke shumicë stabile përse je i detyruar të futesh në këto lojëra. Qytetarët tonë kanë…

Lexo më Shumë

Gazetari Naser Pajaziti në emisionin debativ në TV SHENJA, tha se Alternativa është një subjekt i pavarur i cili vet i merr vendimet e saj, por tha se me bisedimet për të hyrë në Qeveri ajo ka bërë një ndryshim të qëndrimeve për 360 shkallë. “Është një vendim shumë paradoksal. Ne e shohim se opinioni publik vështirë po e aksepton këtë qasje të Alternativës për të hyrë në Qeveri. Por në pikëpamjen e lojërave politike, më fituese në të gjitha këto lojëra na del BDI-ja, sepse aty, Alternativa po e luan rolin e një faktori preventiv, për të mbajtur status…

Lexo më Shumë

BDI po të mos jetë në pushtet nuk mund të jetë një ditë në skenën politike. Kështu ka thënë Xhevdet Hajredini në emisionin debativ në TV SHENJA. Ai tha se në Maqedoninë e Veriut problemi më real është moszbardhja deri në fund e rasteve që dalin nga përgjimet. Xhevdet Hajredini tha se Ali Ahmeti në një intervistë në Shqipëri ka thënë se për të ka 100 mijë biseda të përgjuara, ndërsa 17 mijë prej tyre janë të përpunuar. “Në të gjitha ato që ai i ka pa, ai askund nuk i ofendon bashkëqytetarët ashtu sic bën Zaevi për bashkëqytetarët”, tha…

Lexo më Shumë

Pas një rritje më 1 mars 2021 dhe një tjetër më 1 shtator 2021, veturat e pasagjerëve VW do të rrisin çmimet për veturat e tyre të reja më 10 janar 2022. Volkswagen ua dërgoi këtë informacion tregtarëve të tyre, po ashtu edhe në Audi do të rritet në çmim. Për momentin nuk dihet se sa do të jetë rritja e çmimit. Arsyeja e rritjes së çmimit të veturave është rritja e çmimeve të lëndëve të para dhe energjisë. Çmimet e pothuajse të gjitha lëndëve të para janë rritur, nga alumini te materialet e përdorura për prodhimin e baterive në…

Lexo më Shumë

Më poshtë e gjeni komunikatën e Alternativës: Pas situatës së krijuar në opinion për pozicionin e Alternativës në skenën politike në vend, dëshirojmë të shpjegojmë se Alternativa vazhdon të jetë aktor në skenën politike të shtetit. Pasi që tashmë i kemi kaluar dy cikle zgjedhore në koalicion me Aleancën për Shqiptarët, faktikisht është konsumuar marrëveshja jonë për bashkëpunim. Megjithatë, mbetet e hapur mundësia që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në zgjedhjet e ardhshme kurdo që të mbahen ato. Duke mos e perceptuar Aleancën për Shqiptarët si parti kundërshtare, po themi vetëm se për neve nuk janë mënyrë e mirë e…

Lexo më Shumë

Pas takimit mes kryeministrit Zoran Zaev dhe liderit të Alternativës, Afrim Gashi ka reaguar Aleanca për Shqiptarët. Reagimi i plotë: Autonomia politike e çdo subjekti është fakt i pranuar për Aleancën për Shqiptarët, ashtu siç marrëveshjet e nënshkruara ndërmjet subjekteve qofshin këto edhe politike, nënkuptojnë heqje dorë nga një pjesë e autonomisë së saj. Marrëveshja e nënshkruar për koalicionim ndërmjet Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës, në mënyrë të qartë definon kriteret dhe afatet kohore të këtij koalicionimi, respektivisht në nenin 6 të kësaj marrëveshje thuhet që: “Palët ranë dakord që ky bashkëpunim të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare”.…

Lexo më Shumë

Numri i lindjeve të foshnjeve të gjalla në tremujorin e tretë të vitit 2021, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur me 3.8 për qind dhe është 5 065 lindje të gjalla, përderisa numri i vdekjeve në tremujorin e tretë të vitit 2021 shënon rritje prej 30.7 për qind në krahasim me të njëjtin tremujor të vitit 2020 dhe arrin në 7 209 persona, prej tyre 14 foshnje, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës, për lëvizjen natyrore të popullatës në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Me këtë shtimi natyror është -2 144, që…

Lexo më Shumë

Sot kryetarja e qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ka vazhduar takimet e saja me ambasadorë të huaj në vend. Në kabinetin e saj sot e pranishme për vizitë zyrtare ishte edhe ambasadorja e SHBA-ve Kate Burns. Në takimin e sotëm, ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kate Burns, e uroi kryetaren e Qytetit të Shkupit Danela Arsovska për zgjedhjen e saj në krye të komunës, i uroi punë të suksesshme dhe shprehu shpresën se me bashkëpunim dhe mbështetje aktive do të adresohen problemet e shumta sociale me të cilat përballen qytetarët çdo ditë. . Në takim u bisedua për…

Lexo më Shumë