Author: IM

Avokati Naser Raufi, akoma nuk e ka pranuar vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me ankesat për “Rastin e Kumanovës”. Në një prononcim për Gazetën Lajm, Raufi tha se nuk ka asnjë pengesë ligjore për transferimin e pjesëtarëve të “Grupit të Kumanovës” në burgjet e Kosovës, megjithatë, ai sqaron se pala mbrojtëse është e interesuar që rasti të kthehet nga fillimi, për tu zbardhur, siç thotë, e vërteta e këtij rasti. Prononcimin e plotë të Raufit mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Lexo më Shumë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në paraqitjen e përbashkët para mediave me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski është pyetur për rastin gjyqësor “Lagjja e trimave” apo Rasti i Kumanovës. E pyetur se a e njeh si presidente aktakuzën në këtë rast, Osmani tha se duhet të pritet që rasti të përfundojë në Gjykatën Supreme në Shkup, kjo me qëllim që më pas të dihet se çfarë hapash të ndërmerren. Ka kujtuar premtimin e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev që të ketë hetim ndërkombëtar për këtë rast dhe ka shprehur gatishmëri që edhe Kosova të ndihmojë në…

Lexo më Shumë

Deputeti Kastriot Rexhepi në deklaratë për “Fokus” thotë se sipas mesazhit të Këshillit për Evropë, afrohet dita kur vendi do të merr datë për nisjen e bisedimeve për anëtarësi, “Këmbëngul ende për një Maqedoni të Veriut evropiane, ndërsa vendimi i kontribuoi që të kemi shumicë stabile në Kuvend pa kriza politike. Kjo do të thotë se ne jemi të qëndrueshëm dhe të gatshëm për një zgjidhje me Bullgarinë. Duke marrë parasysh se Këshilli i Evropës dërgoi mesazh të qartë se me padyrim pret mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare mes RMV-së dhe Bullgarisë duke shtuar edhe deklaratën e kryeministrit Petkov…

Lexo më Shumë

Për momentin në hyrje të Shkupit nga ana e Tetovës po zhvillohet një aksion i madh policor, mësohet nga burimet në hetim. Sipas këtyre burimeve janë sekuestruar mbi 100 kilogramë marijuanë dhe ka një të arrestuar. Ministria e Brendshme vetëm konfirmon se një aksion është duke u zhvilluar, ndërsa detajet bëhen të ditura pas përfundimit të tij, gjatë ditës së nesërme. Ky është sekuestrimi i dytë i madh në një hark kohor prej dy ditësh, pasi Ministria e Brendshme sekuestroi dje rreth 100 kilogramë marijuanë.

Lexo më Shumë

IuteKredit ka procedurën më transparente për aplikimin për kredi, pa kosto të fshehura dhe me interesin më të ulët. Këtë e ka konfirmuar investigimi i revistës “Faktor” në të cilin është bërë një “analizë në terren” se sa kushton dhe si duket procedura për marrjen e një kredie të shpejtë nga kompanitë financiare në Maqedoni. Duke u paraqitur si përdorues real, “Faktor” ka marrë hua 10.000 denarë nga 8 kompani financiare, duke u zotuar që shumën ta kthejë për 30 ditë (me një ose dy ditë për tolerancë) dhe ka kuptuar se kostoja në IuteKredit është vetëm 360 denarë, ndërsa…

Lexo më Shumë

Reagim në emër të pjestarëve,të grupit të Kumanovës! Shkruan: Sami Ukshini Lidhur me deklaratën e Vehbi Kajtazit,të dhënë në emisionin DEBAT PLUS me datë 13.12.2021, të udhëhequr nga moderatori Ermal Panduri,në fund të këtij emisioni duke filluar nga 1h.16m.30s, hapët tema për përplasjet në parlamentin e Kosovës, lidhur me rastin tonë, i njohur në opinionin si RASTI I KUMANOVËS.! Vehbi Kajtazi si gjithmonë, edhe kësaj radhe e nxjerrë kokën e një asketi të së keqës, që me dashje dhe jo rastësisht, është në sherbim të krimit politik, dhe interesave rusosllave që ka dalur në mbrojtje të tradhtive që ju kanë…

Lexo më Shumë

Pjesëtarët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme të Tetovës. dje (13 dhjetor), rreth orës 12 e 15 minuta kanë ndaluar 25-vjeçaren nga Tetova me inicialet A.M., e cila në rrugën rajonale Kodra e Diellit-Tetovë, nën efektin e  a l k o o l i t  ka drejtuar veturën e tipit „Volkswagen Polo“ me targa të Tetovës dhe ka refuzuar t`i bindet urdhërit policor, njofton SPB-Tetovë, transmeton Tetova News.

Lexo më Shumë

Tradita e zëvendësuar nga teknologjia botërore për prodhimin e vajit ushqimor të lulediellit të cilësisë së lartë “Kristal” Industria ushqimore KRISTAL 1923 SHA (deri në vitin 2020 Blagoj Gjorev) nga Velesi është fabrika e parë në R. e Maqedonisë për prodhimin e vajit ushqimor të lulediellit Kristal. Reparti i parë i prodhimit është ndërtuar në vitin 1923 në një sallë të vogël, prodhimi është bërë me dorë dhe sot është zëvendësuar nga teknologjia më moderne për prodhimin e vajit të lulediellit. Vaji i gatimit Kristal është i njohur për cilësinë e tij të vazhdueshme dhe sa vjen e më…

Lexo më Shumë

Burhan Al Din Sejdi Fili rivjen te lexuesit, nëpërmjet botimeve të Fondacionit ALSAR, me dy përmbledhje poetike. “Kërkim në botën e imanit” dhe “Shtegtim me vargje” sapo kanë dalë nga shtypi, si një tjetër sintetizim i botës së pasur shpirtërore të autorit. Nëpërmjet titujve të dy botimeve të reja mund ta kuptojmë fare lehtë brendinë e tyre, ku besimi zë në mënyrë të natyrshme vend kryesor. Tematika të tjera shoqëruese u japin larmi poezive të shkruara me ndjenjë, gjithnjë duke qenë tërheqëse. Veprimtaria e pasur vetjake dhe përvojat e shumta jetësore e kanë ndihmuar autorin të shprehet mirë në vargje…

Lexo më Shumë

Pas 37 ditë të kaluara në Klinikën Universitare për gjinekologji dhe akusheri – Shkup, foshnja bebe largohet në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore dhe me funksione vitale të mira. Fëmija ka lindur më 8 tetor, para kohe në javën e 29, me peshë ekstremisht të vogël prej 664 gram, me gjatësi prej 30 centimetra, kurse sot ekipi profesionist i Klinikën e lëshoi me peshë prej 2.190 gram, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Lexo më Shumë

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, në seancën e sotme Qeveria ka sjellur vendim për zgjerimin e listës së produkteve për të cilat do të vlejnë çmimet që janë aplikuar me 1 dhjetor 2021 në tregtinë me pakicë dhe shumicë. Lista është zgjeruar me tre produkte të reja ushqimore bazë, oriz, vezë dhe pasta dhe synon të parandalojë rritjet e mundshme të çmimeve të këtyre produkteve bazë, të cilat, si produktet e tjera ushqimore bazë, përdoren gjerësisht në ushqyerjen e popullatës. Në këtë vendim përjashtohen çmimet e zbritjes së përkohshme që ishin të vlefshme më 1 dhjetor 2021. ky vendim…

Lexo më Shumë