“Lutemi me zemër dhe shpirt që kjo tragjedi e rëndë në Tetovë, të kalojë pa asnjë viktimë. Zot ndihmoju!” ka shkruar kreu i Alternativa, Afrim Gashi, pas rastit tragjik të ndodhur në Tetovë çaste më parë.
Author: Emad
Informacionet e fundit flasin se për zgjedhjet lokale është arritur marrëveshje që në 5 komuna AAA të ketë kandidat për kryetar, në 8 komuna do të garojë ASH-ja dhe në 3 komuna do të ketë kandidat jopartiak të përbashkët. Në aspekt të bartësve, AAA do të ketë bartës në 9 lista të kandidatëve për këshilltarë komunal, ndërsa ASH-ja në 11 komuna. AAA e ka Çairin me kandidat Bekim Sali, Likovën me kandidat Arsim Idrizi, Studeniçanin me kandidatin Fatmir Ejupi, Kërçovën me kandidatin Mazllam Osmani dhe Dollnenin me kandidat Samedin Imeri. ASH-ja do ta ketë Gostivarin, Dibrën, Bogovinën, Vrapçishtin, Sarajin, Haraçinën,…
Propozohet të hiqet ora policore, lehtësira për të vaksinuarit e zgjatje e orarit të gastronomisë Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, sot tha se nuk do të ketë lehtësim të masave anti-COVID që janë në fuqi. Përkundër kësaj, të dëmtuarit nga këto masa, do t’i kërkojnë Vitisë t’i lehtësojë ato. Lehtësim të shërbimeve për qytetarët e vaksinuar, qasje në hapësirat brenda lokaleve dhe restoranteve dhe lejim të qarkullimit në kohën kur kufizohet liria e lëvizjes, do t’i kërkojë sot Arben Vitisë Asociacioni i Komunave të Kosovës. Këtë për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi. Ibrahimi deklaroi…
Ditëve të fundit në disa furrat private të bukës është vërejtur rritje e çmimit të bukës për 5 denarë. Ky shtrenjtim për qytetarët është i papranueshëm dhe rëndon edhe më shumë buxhetin e tyre familjar. Ata shprehen se nuk janë të befasuar nga rritja e çmimeve sepse veçmë janë mësuar me këtë dukuri pasi siç shprehen çdo ditë po përballen me to, por kjo e bukës thonë se është kulmi. “Kjo nuk është normale, çdo dit po përballemi me çmime të reja, dje u shtrenjtuan vaji, sheqeri dhe shumë artikuj tjerë, të nevojshëm për jetën e përditshme, dhe ja tani…
Ministria e Shëndetësisë informon se procesi i vaksinimit po zhvillohet pandërprerë në të gjitha pikat në vend, ndërsa në vijim është edhe vaksinimi në teren. Nga MSH informojnë se janë aplikuar gjithsej 1.326.584 doza të vaksinës, ndërsa 589.573 qytetarë janë rivaksinuar. “Dje janë vaksinuar gjithsej 13.232 qytetarë. Dozën e parë të vaksinës dje e kanë marrë 3.214 qytetarë. Sipas të dhënave të fundit, 54% e popullatës mbi 40 vjet ka pranuar të paktën një dozë të vaksinës, ndërsa 29% e popullsisë mbi moshën 18-39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës”, njoftojnë nga MSH.
Kuvendi Popullor I Bullgarisë me 146 vota “për” ka ratifikuar marrëveshjen për donacionin e 51.480 doza të vaksinave “Pfizer” për RMV-në. Dozat e vaksinave që do të dhurohen janë me numra serik FA7083, FC8736 dhe FA4632 dhe me afat përdorimi deri më 30 Shtator 2021. Donacioni ka vlerën e 1.560.635 levave bullgare. Ministri bullgar I Shëndetësisë, Stojço Kacarov, u ka sqaruar gazetarëve se kjo është donacioni I parë I vaksinave për RMV-në. Sipas tij, donacioni duhej të bëhej në Qershor, por për shkak të procedurave që janë jashtë kontrollit të tyre, kjo nuk u realizua. Ai sqaroi se Kompania “Pfizer”…
Opozita shqiptare në Studeniçan do të kandidojë me profesorin Fatmir Ejupin. Ky vendim u mor në Kuvendin e koalicionit ASH-AAA sonte në Studeniçan.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden ka uruar presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski për 30 vjetorin e pavarësisë së vendit. Nga kabineti i Pendarovski kanë bërë të ditur përmbajtjet e letrës së presidentit Biden: “I nderuari president, Në emër të popullit amerikan, ua uroj ditën e pavarësisë. Duke shfrytëzuar këtë mundësi, ne gjithashtu shënuam edhe 25 vjetorin e marrëdhënieve tona diplomatike dhe miqësinë e fuqishme mes dy kombeve. Vendet tona i bashkojnë lidhjet familjare dhe historike si dhe vlerat tona demokratike dhe përkushtimin ndaj të drejtave të njeriut. Partneriteti ynë do të vazhdoj që t’u…
acebook së fundmi kas prezantuar aplikacionin pa pagesë Horizon Workrooms, i dizajnuar enkas për përdoruesit e syzeve Oculus Quest 2 VR.Aplikacioni që aktualisht është në fazën beta, është projekti më ambicioz që deri më sot ka mundësuar takime grupore përmes realitetit virtual, transmeton Telegrafi.Aplikacioni ofron takimet prej 16 pjesëmarrësve duke përdorur syzet me realitet virtual gjatë konferencave, e çdo përdorues prezantohet me avatar që ka një ekran që prezanton nga beli e lartë trupin e pjesëmarrësit. Megjithatë raportohet se ky aplikacion përkrah deri në 50 pjesëmarrës në një takim, ku të tjerët mund t’ju bashkohen përmes video-thirrjeve.Pjesëmarrësit e takimeve me…
Tashmë pesë ditë nxënësit e fshatit Bërnjarcë dhe Idrizovë të komunës së Gazi Babës po bojkotojnë procesin edukativo arsimor. Nga këshilli i prindërve të fshatit Bërnjarcë thanë se nuk do të heqin dorë nga vendimi për bojkot deri në zgjidhjen e problemit. Gjithashtu, nga këshilli i prindërve thanë se nuk përjashtohet edhe mundësia e organizimit të protestave dhe bllokimit të rrugëve. “Fëmijët shkojnë te njëri tjetri dhe sikur i bëjnë detyrat, ashtu siç munden edhe nëpërmjet internetit shikojnë në telefon. Derisa të gjendet një zgjidhje për këta fëmijë në jemi në bojkot edhe nëse është nevoja gjithë vitin nuk do…
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhanë dritën jeshile për ndarjen e 14.2 miliardë eurove si ndihmë financiare për shtetet që janë në proces të zgjerimit. Mjetet do të vlejnë për periudhën 2021-2027. Shtetet që do të përfitojnë janë: Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Islanda, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Turqia. Në një deklaratë të BE-së thuhet se këto mjete do t’u ndihmojnë atyre të zbatojnë reforma, me synim anëtarësimin e ardhshëm në BE. Megjithatë, ndihma financiare nuk do të jetë pa kushte. Sipas deklaratës, ndihma do të ndryshojë në sasi dhe intensitet, varësisht performancës së përfituesve. “Vëmendje…
Gjiganti gjerman, BMW sërish është duke shtyrë kufijtë e dizajnit me konceptin e tij që po cilësohet si mjet transporti urban dhe që deri më 2040 do të mund të kenë të tillë pothuajse çdo qytetar. I quajtur iVision Circular, ky EV me katër ulëse është produkt i BMW. Është ideuar të akomodojë katër pasagjerë sikurse edhe është filozofia ekologjike e BMW-së: RE: THINK, RE: DUCE, RE: USE dhe RE: CICLE, ku e tërë vetura është bërë nga materialet që mund të riciklohen, dhe në fund të “jetës” së saj mundet plotësisht të riciklohet – përfshirë këtu edhe baterinë. Në…